Kapitulli i tridhjetë e një

554 31 6
                                    

Bëri një dush të qetë e të gjatë pasi ishte ngritur nga gjumi. Azraeli ishte zgjuar me kohë. U vesh dhe doli nga dhoma për të bërë ndonjë gjë që të kalonte ditën. Sapo po zbriste shkallët, shikoi derën e zyrës së Azraelit që ishte pak e hapur. Ndërroi drejtim, dhe shtyu derën e zyrës së tij me ngadalë.

-Çfarë dreqin?-nëpërdhëmbi e zemëruar kur u përball me pamjen më shqetësuese në jetën e saj. I ashtëquajturi burri saj, qëndronte i ulur me këmishën e hapur deri në gjoks e mëngët e përveshur deri tek byrrylat. Dhe dreqi ta hajë, dukej më i hijshëm e më seksi.

Një bionde i ishte ulur në prehër, me make up të rëndë, që ishte një kukull e rreme plastike. Ajo po e vështronte me dashuri e plot adhurimin burrin e saj të inatosur, pa i interesuar që një tip ishte i ulur në kolltuk e po vështronte skenën, plot argëtim.

Do të jesh gruaja e fundit që do të bëj dashuri, seks

Çfarë gënjeshtari i ndyrë.

Ashtu siç je e imja, do të jem i joti

E kishte bërë të besonte, dhe të shpresonte. Posi, do ishte vetem i saji. Frymëmarrja iu shpeshtua dhe ishte gati të vriste burrin e saj si fillim, më pas plastiken bionde që ishte akoma e ulur në prehrin e tij dhe dërgoi duart e saj tek flokët. Alamea shtrëngoi duart grusht fort dhe sytë i mbante me inat sa tek ai sa tek biondja.

-Kjo nuk është ashtu siç duket, Alamea, cherie. -tha Azraeli duke shikuar Alamean , e duke u munduar të largonte kuçkën prej plastike nga prehri i tij.

-Më jep një arsye të mirë përse nuk duhet të pres penisin tënd të mallkuar, që tani dhe të ta ngjis në ballë që kjo kuçka prej plastike ta ketë më të lehtë që të ta kapë-tha me një fytyrë të zbrazët duke e shikuar në sy. Personi i ulur aty, mbuloi gojën duke mbajtur një të qeshur.

Azraeli u gëlltit rënd dhe shikoi nga shoku me sytë që i flakërinin nga inati. Ku ky i fundit uli kokën me buzët e shtrënguara fort që mos ti dilte ndonje gaz si pa dashje. E çoi vajzën që kishte në prehër me nerva, ku kjo e fundit eci drejt Alameas.

-Pra, ti je gruaja e tij apo jo?- pyeti ajo duke i hedhur në vështrim plot përçmim

-Ndërsa ti je kurva plastike-i tha duke i buzëqeshur ëmbël.

-Uhhh, çfarë po ndodh?-pyeti Laurenti sapo u fut në zyrën e tij e qëndroi pranë Alameas. I hodhi një shikim biondes nga koka tek këmbët, më pas shtrembëroi buzët

Alamea bëri një hap drejt plastikes. Ndërsa ajo bëri hapa pas. Ishte qartë, që kjo kurvë e urrente jetën e saj.

-Nga se keni frikë e dashur?

-Unë nuk kam frikë. Nëse guxon e më prek, babai im do të marrë masa rreth kësaj-buzëqeshi ajo

Alamea vazhdoi duke qeshur dhe fshiu lotët që i dolën nga sytë.

-Ashtu?-ngriti të dyja vetullat Alamea duke kryqëzuar duart në gjoks

-Azraeli është i imi.

-Kur u bë i tillë?-pyeti rrezikshëm. Ajo heshti. Shyqyr Zotit. Ajo po e acaronte në maksimum.

-Gjithsesi-vazhdoi Alamea-Preferoni të qëndroni pranë burrit tim apo preferoni armën ose tehun e thikës? -pyeti duke kaluar anash saj e shkoi pranë Azraelit që qëndronte i ulur akoma aty. I hodhi një shikim tërë inatë atij dhe hapi syrtarët në tavolinën e zyrës së tij.

-Çfarë po bën shpirt?-e pyeti kurioz Azraeli por ajo nuk ktheu përgjigje. Gjeti një thikë në syrtarin e fundit, e kapi dhe buzëqeshi drejt biondes plastike.

-Të paralajmëroj, ajo është e çmendur-i dha një këshillë si dashamirës Laurenti duke bërë buzëqeshjen e tij karakteristike e duke i shkelur syrin

-Ti nuk do të guxoje. Azraeli nuk do të lejojë ta bësh këtë me të dashurën e tij- tha ajo që tashmë ishte mjaft e frikësuar.

Të dashurën e tij. Sigurisht....

E ktheu shikimin e saj vdekjeprurës drejt bashkëshortit të saj, me thikën e drejtuar tek ai. E ndjente se si zemërimi dhe tërbimi që digjej brenda saj.

-Alamea, të lutem zemër, ajo thjesht është vajza e një partnerit tim të biznesi. Nuk është e dashura ime, për atë Zot-tha ai duke fërkuar tëmthin e tij. Alamea eci drejt tij dhe maja e thikës i preku pak qafën.

-Mirë, mund të përdor psitoletën. Një plumb e largohem-i tha me shikimin e tërbuar drejt tij. E shikoi se si u gëlltit përsëri. Tehu i thikës, e pickonte në qafë. Jo aq sa për ta lënduar por aq sa për ta paralajmëruar se ishte një grua e çmendur sa ishte gati dhe ta vriste në ato momente.

-Alamea...

-Të besova ty. Pas gjithë gjërave që më ndodhën dhe më kanë ndodhur sot pas çdo mashkulli në jetën time, vendosa që të besoja ty. Isha e gatshme, të bëja gjithçka për ty. E çfarë mora në këmbim? Një mashtrues, një gënjeshtar, një idiot pa vlerë.

-Alamea, shpirt-foli ai me të butë. Në fytyrë iu duk sikur ai u lëndua por e fshehu shpejt. Alamea  e injoroi plotësisht dhe shkoi drejt plastikes, akoma më e tërbuar

-Lëre, nuk ja vlen. Ai nuk ia vlen-i pëshpëriti Laurenti e shikoi me inatë nga i vëllai.

-Mirë-hungëriu ajo. Laurenti e kapi nga krahu dhe e afroi pranë vetes

-Çfarë? Unë po bëja shaka. Kape e pritja bolet atij vëllait tim, tani. E meriton. Çfarë dreqin-i pëshpëriti në vesh.

-Nëse po planifikoni vrasjen e shokut tim kokëbosh, atëherë mua mos më llogarisni -foli personi i ulur. Ajo e kishte harrur plotësisht atë

-Qepe gojën, Zaiden-u tall Laurenti

-Po kthehem në shtëpi-e njoftoi ajo Azraelin. Si fillim ai u duk i hutuar më pas rrudhi vetullat në mënyrë të frikshme

-Dreqin që je-hungëriu Azraeli duke u ngritur

-Nuk mund të më ndalosh, nuk do ta bësh-i tha ajo me nerva. Gati ulëriu dhe gati sa nuk mbyllën veshët

-Kam gjithë të drejtat që ta bëj. Jam bashkëshorti yt

-I humbe këto të drejta kur zgjodhe atë mbi mua. Kur më premtove që do jem e vetmja femër në jetën tënde, gënjeshtar i ndyrë.

-Ajo nuk është as dashnore dreqi ta hajë. Kjo vajzë nuk është asgjë për mua. Nuk më pëlqen të jem pranë saj. Ishte thjesht një keqkuptim i shpifur. E ke gabim, nuk të kam gënjyer-tha me të njëjtën ton ai

-Pra më lejoni që t'i jap asaj një vdekje e torturë të ngadaltë.

Azraeli shfryu. Nëse kundërshtonte atëherë do e humbiste gruan e tij, përgjithmonë. Gjëja e fundit që dëshironte

-Mirë. Bëj çfarë të duash dreqin-rënkoi Azraeli duke kaluar dorën në flokë.

Alamea buzëqeshi e kënaqur.

-Babai im nuk do ta pëlqejë këtë Azraeli-foli ajo

-Sido që të jetë nuk më intereson më-tha Azraeli me nerva duke u kthyer përsëri në vendin e tij-Babai yt ka nevojë për mua, jo anasjelltas

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now