Kapitulli i dytë

554 35 8
                                    

-Mamaaa-bërtiti ajo duke i shkuar pranë. Kishte mbaruar punën dhe e kishte gjetur të ëmën shtrirë në dysheme pa ndjenja. Paniku i kishte pushtuar gjithë trupin dhe kishte filluar të dridhej. Nxitoi të merrte pak ujë, dy herë u pengua dhe u rrëzua nga shikimi i turbull. Mori një leckë, e lagu dhe shkoi ia vendosi në qafë, ballë e në fytyrë. Lotët kishin vazhduar të rridhnin nëpër faqe si një ujvarë.-Mama, të lutem duro dhe pak.

Mezi mundi të gjente çantën dhe telefonin.

-Çfarë do ?-u dëgjua vëllai në telefon

-Davian, mamasë i ka rënë të fikët-i tha midis ngashërimeve të shumta

-Mbylle, erdha-i tha ftohtë dhe mbylli telefonin. Më pas mori ambulancën në telefon. Priti aty e ulur pranë të ëmës, deri kur Daviani u fut brenda furishëm dhe mori të ëmën në krah.

Sapo zbritën poshtë ambulanca u duk para këmbëve të tyre. Sa e dhimbshme ishte kur shikoje prindin e dytë në atë gjendje!? Sa të dhimbte zemra kur e ëma ishte në atë gjendje dhe ti nuk ke asgjë në dorë për ta ndihmuar. E vetmja gjë ishte të lutej që të bëhej më mirë.

-Duhet operuar-tha doktori

-Atëherë operojeni-ia ktheu Daviani, me seriozitet dhe ftohtësi maksimale.

-Kushton pesëmbëdhjetë mijë euro-tha dhe Alamea ngriti kokën. Shikoi njëherë nga Daviani që po mendohej dhe më pas nga doktori. Kishte disa kursime por nuk mjaftonin. Atëherë shpresa iu shua. Nëse deri tani kishte sado pak, tani nuk kishte më. Vendosi kokën midis duarve dhe vazhdoi të qante përsëri.

-Do ti sjell tani.-dëgjoi që i tha. Fshiu lotët me mëngë dhe vrapoi pas Davianit

-Ku do ti gjesh gjithë ato para?

Daviani ndaloi dhe u kthye nga ajo. Kishte një shprehje mërzie dhe lëndimi në fytyrë.

-Punë për mua. Kthehem për një orë

Më pas u largua pa asnjë fjalë më tepër. Alamea, u ul në stolin e spitalit dhe qëndroi aty me sytë e ngulur në derën ku kishin futur të ëmën. Si do ja bënte nëse do të mbetej e vetme në këtë botë? Në një botë vetëm me Davianin. Ndonjëherë mendonte se ishte e birësuar, me sjelljen armiqësore që bënte i vëllai me të. Më shumë shqetësohej Adonisi dhe tregohej më i dashur me të, se vetë Daviani. Kishte hasur shoqe të sajat, që kishin një vëlla. Kur i shikonte se si ato e puthnin e kujdeseshin për motrat e tyre, ndërsa Daviani, thjesht i kishte qëndruar ftohtë gjatë gjithë jetës së saj, ndjente një dhimbje që nuk kishte fjalë të përshkruhej. Po tani? Po nëse e ëma vdiste dhe ajo mbetej e vetme? Çfarë duhet të bënte? Si do e përballonte gjithë atë situatë, gjithë atë dhimbje në kraharor?

-Alamea, dritëz?

Anoi kokën nga zëri që erdhi nga fundi koridorit, me sytë e kuqur nga të qarat dhe rrathët e zinj posht syve nga pagjumësia. Ishte Adonisi që po afrohej drejt saj. U ul pranë saj dhe e afroi në gjoksin e tij duke e shtrënguar pas vetes.

-Më vjen vërtet keq.

-Adonis, po sikur ajo të vdesë? Të më lërë vetëm ? -e shtrëngoi dha ajo në përqafim

-Ajo nuk do të vdesë-i dha kurajo ai- Do të bëhet mirë.

-Nuk dua që të më lërë vetëm. Nuk dua që të jem vetëm me Davianin, nuk dua që të torturohem-tha midis të qarave të saj dhe Adonisi e puthi në kokë

-Ajo do të bëhet mirë. Vetëm ki besim dhe lutu për të.

-Nuk kam më shpresë. Duhen 15 mijë euro që ajo të operohet. Ku mund ti gjejmë aq para tani?

Një heshtje e frikshme i pushtoi të dy. Adonisi hapi gojën të fliste por e mbylli sakaq. Nuk kishte se çfarë ti thoshte. Para nuk kishte që ta ndihmonte, të paktën jo aq sa kërkonte operimi i saj. Kështu ndjejti me të aty. Të përqafuar dhe të ulur në stol.

-Ku është doktorri?-pyeti Daviani pas një ore. Adonisi i hedhi një shikim plot përçmim e neveri dhe nuk ktheu përgjigje-Alamea?

-N..nuk e d.di-tha dhe Daviani u zhduk në kërkim të tij.

-Mos ndoshta i gjeti paratë?-pyeti me shpresë nga Adonisi.

-Cilën bankë grabiti këtë herë?-tha ai me nerva dhe mori përsëri në përqafim-Mamaja jote do të bëhet mirë. Mos u shqetëso dritëz

-Për një orë më duhet të shkoj në punë. Nuk e di si do e rregulloj

-Shko. Do qëndroj unë-tha Daviani. Doktori bashkë me disa infermjere u futën në sallën ku e ëma ishte shtruar

-Ku i gjete paratë Davian?-pyeti ajo.

-Nuk ka çfarë të duhet-ia ktheu dhe Alamea nuk foli.

-Më duhet të bëj një telefonatë-tha dhe u ngrit nga aty duke i lënë të dy djemt vetëm.

-Nuk e marr vesht se si mund të sillesh në këtë mënyrë me motrën tënde-i tha Adonisi me neveri-Nuk e di se çfarë njeriu je!?

-Mos u përzij aty ku nuk të takon-i tha egër Daviani-Mbaj vendin që të takon

-Nuk e sheh sa është lodhur ? Nuk të vjen aspak keq se po bën dy punë në të njëjtën kohë?

-Të thashë, nuk të hyn në xhep.

Adonisi nuk foli më, thjesht u mbështet në karrige dhe hodhi shikimin njëherë nga Alamea që po fliste në telefon. Ajo kaloi njëherë dorën në qafë e nervozuar dhe më pas në fytyrë. Pastaj e mbylli dhe mori frymë thellë para se të kthehej në vendin e saj.

-Ka ndonjë problem?-e pyeti Adonisi

-Më kërkojnë në punë sepse në fundjavë ka më tepër njerëz-tha e mërzitur ajo.

-Mund të shkosh. Do qëndroj unë këtu dhe të të njoftoj për çdo gjë. Të premtoj-i tha Adonisi dhe ajo pohoi me kokë e hodhi njëherë shikimin nga Daviani që qëndronte në telefon i heshtur. Më pas mori xhupin e u largua. Ndoshta jeta kishte rezervuar ndonjë gjë të mirë këtë herë për të. Ose ashtu shpresonte ajo të paktën.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now