Kapitulli i dyzet e gjashtë

451 29 9
                                    

Në momemtin që arriti në shtëpi, u nis me nxitim drejt sallës së mjekësisë. Sapo hapi dyert, një infermjere si duket, po e priste.

-Doktori do të jetë këtu pas pak. Ju lutem mos u fusni brenda në dhomë-i tha dhe Azraeli vazhdoi të bënte ecjake lart e poshtë duke pritur doktorin. Infermjerja u largua dhe Azraelin e kapi një gjendje ankthi.

Kaloi duart nëpër flokë dhe në fytyrë që të hiqte imazhin e Azarës, siç tani ajo quhej, nga sytë. Ajo e frikësuar dhe dikë që i kishte vendosur armën kërcënueshëm në kokë. Sikur ti kishte kushtuar më shumë vëmendje dhe të tregohej më i saktë në veprimin që bëri, ajo nuk do ishte këtu tani por në krahët e tij. Dhe duhet të vinte re ndryshimin e humorit të saj para se të ndodhte e gjitha kjo.

Duhet ta kuptonte se ajo ishte e shqetësuar për atë që e priste dhe për mendimin që po e tradhtonte. Laurenti ia kishte mbushur mendjen top që të ndihmonte në këtë situatë dhe këtë nuk mund t'ia falte. Azara kishte menduar se po e ndihmonte për të kapur personin që i shkaktoi dhimbje atij dhe Laurentit sepse një pjesë e saj ndihej fajtore. Por ajo nuk kishte faj.

Pastaj kujtoi diçka. Një pazull që tashmë u bashkua në kokën e tij. Laurenti ia bëri të ditur se vajza e kujt ishte vetëm pasi ai ishte martuar me të. Dhe para kësaj ishte ai që ia mbushi mendjen që të martohej me të. Jo vetëm se ishte bija e tij, sepse kjo në fillim nuk ishte e ditur por Killiani bashkë me Laurentin mendonin se mafia do të duket më mirë me një grua përkrah tij. Më përpara i fusnin gra të ndryshme në shtrat por të gjitha përfundonin duke u vrarë. Diçka e tmerrshme!

Laurenti e quajti këtë martesë thjesht formalitet. Por diçka që Azraeli e mësoi ishte se Azara ishte vetëm një mision që në momentin që morën vesht që ajo ishte një Rossi. Një plan i tij për të vrarë Valentinon. Ndoshta në fillim, para se të kuptonte që e donte, dhe Azraeli e kishte menduar por jo deri në këtë pikë që të vinte në rrezik jetën e saj

Kur i kishte treguar Laurentit që ishte martuar, sytë e tij i ishin shndritur. Dhe kur Laurenti kishte marrë vesht se ishte një Rosi, sytë u ndezën si një llampë drite mbi kokë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai u mundua të manipulonte Azarën e tij të bukur, dhe ta përdorte. Ai ndoshta nuk kishte parashikuar që Azraeli ta donte atë dhe ta mbronte në atë pikë aq të fortë. Ai kishte supozuar që ajo ishte vetëm një Rossi e mallkuar.

Shkelmoi fort një karrige aty pranë për të zbutur zemërimin që nuk i kuptoi këto më parë. I mërzitur dhe njëkohësisht i tmerruar se mund të humbiste dashurinë e tij të vetme. E lëndoi thellë që ishte vetë vëllai i tij që i shkaktoi këtë.

Dera e sallës së mjekësisë u hap dhe Erisa e ndjekur nga Oriana e  nëna e saj, dhe Nerisa.  Të katërta ishin me lot në sy

-A keni marrë vesht për Alamean Don?-pyeti Erisa me sytë e ulur. Duke rrutulluar sytë doli nga dhoma e pritjes. Nuk mund të përballej me dobësinë e tyre. Asnjëra nuk bëzajti. Azraeli ngjiti shkallët dhe u fut në dhomë. Hoqi rrobat e u fut në dushin e nxehtë.

Në momentin që trupi preku ujin e nxehtë, Azraeli iu shterën fuqitë. Mbështeti ballin në pllakën e banjos , me duart pas koke. Imazhet e Azarës e dobët në krahët e tij, me gjak nëpër trup ishte para syve të tij. Kujtimi i fjalëve të fundit që ajo i kishte thënë i përsëritej vazhdimisht në mendje. Nuk ishte mirë, nuk dinte më nëse do ishte mirë duke ditur që kishte diçka që mund të kishte bërë për të ndaluar atë që ndodhi.

~~

Pasi bëri dush, u vesh u kthye në katin e poshtëm. Shikoi striptisten seksi të vëllait të tij, të shtrirë në divan që e kishte zënë gjumi. Shkoi drejt saj dhe ul aty pranë duke e vështruar me vëmendje. Ajo hapi sytë dhe u ngrit e tmerruar me sytë e ulur përdhe

Doktori doli nga salla e mjekësisë dhe bashkë me striptisten shkuan pranë tij.

-Azara, apo Alamea, ishte me fat. Plumbi ka goditur midis mëlçisë dhe zemrës duke i dëmtuar të dyja. Por ishte me fat sepse nëse do kishte rënë pak më sipër ajo do ishte e vdekur bashkë me foshnjen...

-Me foshnjen?-thanë të dy njëherësh Azraeli dhe Erisa

-Po. Ajo është shtatzënë. 3 muajshe-tha doktori dhe Azraeli nuk po dinte nëse të ishte i lumtur apo i trishtuar. Në një situatë tjetër, normalisht që do të hidhej nga gëzimi që priste një fëmijë të tijin nga Azara. Por tani që ajo ishte në atë gjëndje? Nuk dinte çfarë të ndiente. Donte që Azara të rikthehej pranë tij, aty ku e kishte vendin.

-Trupi i saj për momentin duhet të qëndrojë e lidhur përmes makinerive që të shohim se si do funksionojë trupi i saj.-Vetullat e Azraelit u ngrysën rrezikshëm duke u munduar të kuptonte fjalët e doktorit

-Foshnja është mirë?-pyeti Azraeli me gjysmë zëri.

-Trupi i saj është pjesërisht në gjendje të krijojë një fetus. Foshnja është gjallë falë ringjalljes kardio pulmonare që ti i dhe duke bërë që zemra e saj të pomponte për foshnjen. Dhe kjo është një mrekulli do thoja unë. Por duhet të them që ajo është në koma-tha doktori duke bërë që Erisa dëneste nga të qarat.

-Çfarë do të thuash? Cilat janë shanset që ajo të mos zgjohet kurrë? Si do bëhet me foshnjen që mban brenda saj?-vërshoi pyetjet Azraeli duke pasur frikë për përgjigjet që do të jepte doktori. Nuk do humbiste vetëm gruan e tij por njëkohësisht dhe fëmijën e tij. Doktori hodhi sytë trishtueshëm drejt Azraelit

-Do ta kontrollojmë herë pas here. Do bëjmë analiza, teste të zemrës se si ajo punon e sa e dobët apo e fortë mund të jetë. Nëse zemra e saj dobësohet atëherë..

-Jo mos e thuaj-hungëriu Azraeli duke bërë që doktori të bënte dy hapa pas për të shmangur ndonjë të papritur po vazhdoi të fliste me vendosmëri

-Atëherë do na duhet të heqim foshnjen dhe ti bëjmë transplant zemre. Ose të mbash foshnjen derisa të lindë...dhe..pas lindjes....Azara do të...

-Jo-bërtiti Azraeli duke shtyrë anash doktorin e të futej drejt e në dhomën e Azarës.

~~~~

Mos më akuzuat që nuk hedh pjesë!😂

A darker shade of love [Shqip]Onde as histórias ganham vida. Descobre agora