Kapitulli i dyzet e tre

673 32 22
                                    

Pasi disa minutash, ato të dy ndaluan para një rezidence të madhe. E njëjta rezidencë që kishte vështruar mbi planin që i kishte dhënë Laurenti. Nuk ishte aq e madhe sa ai i Azraelit por përsëri ishte gjigande. E gjithë pjesa e jashtme ishte e bardhë. U mbush thellë me frymë para se të dilte nga makina.

Andrea i vendosi dorën mbi shpinë ndërkohë që shtypi numrat mbi tastjerë që të hapej porta. Memorizoi mirë në mendje katër shifrat ndërkohë që dera u hap dhe u futën brenda.

Ashtu si jashtë dhe brenda gjithçka ishte e bardhë. Nga dyshemeja në tavan. Dukej absolutisht bukur teksa shikonte me vëmendje çdo detaj. Papritur, Andrea e uli në divan dhe i tha që të priste aty para se të zhdukej jashtë. Duart i lëvizte e nervozuar dhe nuk ishte e sigurtë se si do mund të mbyllte sistemin e sigurisë.

Nuk kaloi as një minutë më shumë para se të shfaqej një siluetë aty pranë. Ngriti kokën dhe i njëjti burrë që kishte parë në foto ndodhej përballë saj i veshur me një smoking të zi që i rrinte përfekte në trup. Ai buzëqeshi dhe i zgjati dorën.

Alamea i dha dorën dhe buzëqeshi.

-Përshëndetje!-tha ajo si me ndrojtje dhe uli kokën. Valentino, i kapi mjekrën e ia ngriti për të hasur shikimin e saj.

-Ke të njëjtat sy si të mijtë-tha ai me zërin e vrazhdë duke bërë që ajo të rrënqethej-Përveç saj ti i ngjan nënës tënde.

Ndoshta ajo u gabua por dalloj disa nocione trishtimi kur përmendi nënën e saj.

-Ti je Valentino-tha ajo. Valentino buzëqeshi.

-Po. Ndërsa ti duhet të jesh ime bijë, Alemea apo gabohem?

-Përse tani?-pyeti duke bërë që Valentino të rrudhte vetullat. -Përse më kërkove tani ? Dhe jo më parë?

Ai e shikoi në heshtje por e injoroi plotësisht pyetjet e saj

-Eja, do të darkojmë ndërkohë që dhe bisedojmë.

E shoqëroi deri tek një ambient privat. Ishte si një dhomë e vogël që përdorej vetëm nga disa mysafirë të veçantë. Me mobilie të bardha, një tavolinë dhe disa karrige. U ul në njërën nga ato, bashkë me Valentinon në krye. Një shërbëtore u fut brenda bashkë me një djalë duke shërbyer pjatat e para.

-Andrea më shpjegoi gjithçka çfarë ti i kishe thënë. Mos u shqetëso, tani do jem unë këtu për ty. Do jesh mirë dhe nuk do të lejoj që të të lëndojë më.

-Isha shumë e frikësuar. Isha vetëm. Nuk kisha asnjë-tha ajo duke fshirë lotët që i ranë. Me të vërtetë po mundej të qante kaq lirshëm?

-Tani ja tek e ke Alamea. Të presim rrëmujën e rradhës

Zemra e Alameas vazhdoi të rrihte më shumë sa në fillim por mbajti një shprehi të ftohët në fytyrë. Duhet ti luante letrat në anë të saj nëse dëshironte që të dilte e gjallë ngs aty.

-Për çfarë rrëmuje e ke fjalën? Çfarë do të ndodhë?-e pyeti duke futur një copë mishi në gojë. Nuk po ndihej mirë nga era e saj por gjithsesi e përtypi duke u munduar të përmbante veten nga mllefi që i ishte mbledhur në gjoks.

-Histori tepër e gjatë vogëlushe-tha ai duke pirë pak verë. Dëgjoi në kufje një hungërimë të njohur dhe kjo i dha një kurajo.

-Dua të më tregosh të vërtetën për ato francezët-vazhdoi ai bisedën dhe Alamea shtrëngoi gotën fort për të mos shfaqur ndonjë reagim-Kam dëgjuar që ke qenë martuar me Donin dhe ke pasur intimitet me të. Unë nuk jam budalla Alamea dhe i urrej gënjeshtarët.

Alamea dhe pse u trondit nga kjo nuk shfaqi asnjë grimcë nga ajo çfarë ndjente brenda. Absolutisht, qëndroi e qetë përballë tij dhe në një mënyrë të ftohtë. Kishin hedhur fjalë sikur ajo ishte e rrëmbyer por si duket Valentino i paska marrë disa informacione. Dhe pse frika iu krijua në kraharor vazhdoi të fliste me po të njëjtën vetbesim

A darker shade of love [Shqip]Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang