Kapitulli i njëzet e gjashtë

976 47 12
                                    

Nuk e dinte sa ishte ora kur u ngrit. Por e gjeti atë përsëri në gjumë. Ishte mësuar tashmë, të flinte vetëm 3-4 orë çdo natë. I përkëdheli flokët. Nuk mund ta hiqte mendjen nga ajo që kishte ndodhur para se të shkonte në atë qendër të mallkuar tregtare. Zërin e saj të ngjirur nga eksitimi, emrin e tij që dilte nga goja e saj e bukur në mënyrë kënaqësie. Një dëshirë e thellë brenda tij, dëshironte që ta gllabëronte atë gjithë ditën dhe çdo ditë. Por, e dinte se ajo do të ishte vdekja për të. Nuk mund ta linte të bëhej dobësia e tij. Ajo do të ishte në rrezik të madh nëse do ta mësonin që ai ishte i varur prej saj. Ajo duhet të ishte thjesht gruaja e tij ligjore pa asnjë ndjenjë lidhjeje.

Më pas kujtoi momentin kur Erisa i kishte thënë që ajo nuk gjendej asgjëkundi. Zemra i kishte rrahur fort, dhe frika kishte pushtuar gjithë trupin e tij gjigand. Këtu ai humbi shpresat. Kishte frikë se ajo ishte bërë tashmë dobësia e tij dhe ishte tepër vonë. Që ai ishte i varur prej saj. Por nuk e dinte se kur do ja pranonte vetes këtë plotësisht

Pastaj kur kishte parë ato shenjat në trupin e saj. Inati dhe një tërbim i errët ishte shfaqur përsëri tek ai.

Ajo lëvizi dhe hapi sytë me ngadalë. Azraeli mbajti dorën në faqen e saj dhe e shikoi me intensitet kur ajo e shikoi e hutuar pak. Qëndroi në heshtje, me siguri duke bluar kujtimet e ngjarjeve të fundit. Mori frymë thellë dhe u ngrit duke shkuar në tualet pa fjalë më shumë. Ndërsa Azraeli nuk e ngacmoi. Nuk donte ti bënte më shumë presion.

Kur u kthye në dhomë Azraeli qëndronte i shtrirë akoma në shtrat, me shikimin nga dritarja. Dukej sikur nuk kishte fjetur fare.

-A je mirë?-e pyeti ai kur vështroi nga Alamea.

-Duhet të flasim.-tha ajo duke anashkaluar pyetjen e tij dhe Azraeli e shikoi njëherë me sytë e zgurdulluar.

-Po. Flasim-tha ai duke u ngritur dhe ndjeti i ulur i mbështetur në mbajtësen e krevatit.

-Njëra nga rregullat e juaja, ishte që të mos të të gënjeja-tha Alamea. Azraeli miratoi me kokë e shikonte se si luante duart e saj me nervozizëm-Prandaj dhe unë po të kërkoj që të mos më gënjesh për pyetjet që do të të bëj. Tregohu i sinqertë me mua. Dhe ashtu do të të bëj dhe unë. Kam nevojë të di të vërtetën

-Ti po thua të luajmë me karta të hapura?-pyeti Azraeli

-Po. Ashtu dua-tha Alamea duke u mbushur thellë me frymë.

-Atëherë ashtu qoftë-pranoi Azraeli dhe priti që ajo të bënte pyetjen e parë.

-Pse u martove me mua?

Azraeli u ngrit nga shtrati dhe shkoi me ngadalë drejt saj. Ajo po ndihej nervoze ndoshta nga përgjigja që do të merrte.

-Daviani kishte marrë disa herë drogë tek unë për ta shitur, dhe gjithmonë më thoshte që do mi jepte paratë kur të kishte por kurrë nuk mi dha. Ishte përfshirë në një sërë punësh të pista. I dhashë një afat të caktuar,por as në atë kohë nuk më dha asnjë kacidhe apo të më gjendej kur e thirrja.Më pas, me anë të propozimit të tij, për tu martuar me ty, u mendova shumë. Të pashë në club. Në fillim u çudita, por mësova se sapo ishe punësuar. Ti nuk më njihje. Ditën kur të vdiq mamaja jote, ti humbe ndjenjat. Të mora në krah, dhe të dërgova në spital. Mësova çdo gjë për ty. Që ti ishe e birësuar prandaj dhe Daviani ishte i gatshëm të të dorzonte aq shpejt e lehtë tek unë. Mësova se si të trajtonte dhe çfarë kishte në mendje për ty. Më mirë ta kisha vrarë tani që e mendoj-tha dhe u mbush me frymë duke kaluar anash Alameas, hapi dritaren e mbështeti krahët në parfazin e saj.

-Ti u martove me mua sepse doje të hakmerreshe ndaj babait tim-e dëgjoi që tha dhe shtrëngoi fort parvazin. Zëri i saj ishte i lodhur dhe dridhej pas çdo fjale-Babait tim biologjik

-Për hir të Zotit-shpërtheu Azraeli akoma me sytë në dritare-Si mund të merrja hak ndërmjet teje, kur babait tënd nuk i intereson se kush je ti dhe që je bija e tij? Nuk kisha këtë qëllim

Qetësi. Një qetësi e frikshme ra në dhomë.

-Kështu më tha Daviani-tha me zë të ulët ajo pas disa çastesh dhe Azraeli u kthye nga ajo.

-Doja të martohesha me ty vetëm për atë dreq borxhi që kishte yt vëlla dhe se e pastrova nga ato punësh që ishte futur si fillim. Pastaj kur mora vesht mënyrën e sjelljes së Davianit dhe çfarë ishte i gatshëm të të bënte e porforcoi akoma më shumë arsyen e martesës me ty, ma cherie. Dhe vetëm djalli e di pse. Ai të urren, të urren me zemër. Dhe atë që bëri...-ndaloi për një çast kur shikoi sytë e saj me lot. Kjo vajzë do ja nxirrte shpirtin avash avash-Atë që bëri dje. E bëri vetëm për të të lënduar ty dhe pse harroi që më lëndoi edhe mua. Donin më të madh të Londrës. Dhe kush më lëndon nëpërmjet personave që kam për zemër, dhe prekin atë që është e imja, nuk mbeten të gjallë. Mesa duket Daviani, akoma nuk e kishte mësuar këtë por do e mësojë pas pak.

-Përse ? Përse e bëri?-pyeti me zërin që i dridhej.

-Është koha të të mësoj diçka-i tha duke iu afruar-Është koha që të të mësoj ligësinë, urrejtjen. Të jesh plotësisht një Lyon. A je gati? Je gati ta meritosh pjesërisht këtë mbiemër? Të bëhesh e frikshme, e ligë dhe me pushtet?

-Si? Çfarë?-pyeti shpejt duke fshirë lotët

-Vish diçka të rehatshme dhe Kiaro do të të sjelli në dhomën e nëndheshme-i tha duke u veshur. Pasi i dha një të puthur në buzë, u largua duke lënë Alamean të hutuar.

Kur lau fytyrën, Alamea u vesh me diçka sportive. U shikua në pasqyrë, kapi flokët dhe doli ku u përplas me Kiaron.

-Eja. Më ndiq-i tha tjetri. Zbritën disa shkallë dhe ajo u fut brenda në dhomën e errët ku ishte i ndriçuar dikush i lidhur në një hekur, nga duart e këmbët.

-Davian?

A darker shade of love [Shqip]Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin