Kapitulli i trembëdhjetë

972 48 10
                                    

"Çfarë ishte ajo dhomë?"pyeti veten duke shikuar disa foto në murë. Në një foto ishte një grua bionde me një foshnje në krah që po buzëqeshte drejt kameres. Nga tiparet i dukej si Azraeli. Në një fotografi tjetër, ishte e njëjta grua me një burrë të gjatë e të pashëm që po buzëqeshnin drejt njëri tjetrit. Dukeshin kaq të lumtur dhe të dashuruar.

Kaloi me kujdes tek një foto tjetër.  Gruaja bionde, përsëri me një foshnje në krah, dhe një djalë rrethe moshës 5 vjeçare e burri gjatosh që me njërën dorë kishte përqafuar gruan dhe tjetrën e kishte vendosur në supin e djalit të vogël që po buzëqeshte drejt.

Më pas shikoi foton tjetër. Dy djem, njëri ndoshta rreth moshës 10 vjeçare, tjetri në moshën 15, dhe një vajzë me flokët e zeza, ndoshta rreth moshës 6 vjeçe, po buzëqeshnin drejt kameres.

U kthye drejt çarçafit të bardhë që kishte mbuluar diçka. Kishte frikë që ta hapte. Me duart që i dridheshin hapi çarçafin me ngadalë. Kur çarçafi ra në tokë, Alamea vendosi duart në gojë e tmerruar. Në një foto, djali ndoshta në moshën 3 vjeçare, dergjej i vdekur. E mori foton në dorë dhe sytë po i mbusheshin me lot. 

Në një foto tjetër ishte gruaja me flokët biond, në po të njëjtën gjendje si djali vogël, vetëm se ndodhej lakuriq. Në fytyrë dalloj qartë disa mavijosje dhe një pikë loti që i kishte rënë.

Mendoi se çfarë torturash kishte hequr ajo. Duke kaluar tek fotoja tjetër gjeti po të njëjtën gjendje, burrin, që fytyra i ishte mbuluar me gjak. Ishte një lloj makabre e pashpirt që u ishte bërë kësaj familje. Por diçka që vuri re, ishte se vajza brune, flokëzezë, nuk ndodhej në ato foto torture.

"I vranë familjen para syve të tij" iu kujtuan fjalët e Orianës papritur. Kishte vazhduar të qante, duart i dridheshin, kur mendoi atë që kishte kaluar ai. Duke ecur mbrapsht u përplas me diçka të fortë dhe u hodh përpjerë mga frika. Nuk u kthye, ishte e tmerruar. Dy duar i mbështollën krahun, dhe ajo lëvizi që të shkëputej.

-Jo...mos më prek-tha ajo midis të qarash duke lëvizur për tu shkëputur nga ato duar

-Alamea, qetësohu. Jam unë-i tha zëri që e njohu në moment-Jam Azraeli.

Ajo u kthye me vrull drejt tij dhe iu hodh në qafë. Ndjeu se si ai e mbështolli me krah.

-M..më vjen keq-foli mbi qafën e tij ndërkohë që ai i fërkonte kurrizin-Më vjen me të vërtetë keq për atë që ti ke përjetuar.

-Alamea, qetësohu. Çdo gjë ka kaluar tashmë.-kush kishte nevojë për ngushëllim dhe kush po ngushëllohej.

Zëri iu thye. I mbajti sytë mbyllur që të mos shikonte brenda në dhomë. Kishte vite që nuk futej aty. E tërhoqi për në pjesën e jashtme dhe me të ndër krah mbylli derën pasi fiku dritën.

-Më vjen keq-përsëriti ajo-Asnjë nuk e meriton diçka të tillë

-E di-i tha mbi flokë-E di që të vjen keq. Eja shkojmë dhe shtrihemi.

Ajo bëri të futej në dhomën e saj por ai e ndaloi.
-Eja në dhomën time ma cherie-i pëshpëriti dhe ajo pohoi me kokë, e lodhur për të kundërshtuar tashmë. U futën në dhomën e Azraelit të dy në heshtje.

-Dua të të bëj kaq shumë pyetje-i tha Alamea duke qëndruar përballë Azraelit me duart që po i luante me njëra-tjetrën.

-Bëji. Por nuk të premtoj që do marrësh ndonjë
përgjigje nga unë-i tha dhe Alamea heshit për pak.

-Kush ishte ajo vajza brune në foto?- pse e dinte që nuk do merrte asnjë përgjigje nga ai, guxoi e bëri pyetjen. Por nuk e kuptoi pse bëri pikërisht atë pyetje. U mundua të dallonte ndonjë shprehje në fytyrën e tij por shprehja nuk i ndryshoi. Sytë i mbante ngulur tek sytë e saj.

-Pse pyete për brunen e nuk pyete për bionden?-e zvarriti muhabetiti dhe Alamea u detyrua të mos ulte sytë e i mbajti drejt tij në mënyrë sfiduese

-Sepse biondja ngjante shumë me ty. E kuptova se kush ishte-tha ajo dhe Azraeli nënqeshi. Hoqi xhaketën dhe e hodhi në kolktukun e zi shkujdesshëm, më pas vazhdoi të zbërthente këmishën.

-Brunia jo?-ngriti dy vetullat ai.

-Po, dhe brunia. Por thjesht dua ta di-tha por ai heshti me sytë e ngulur drejt saj. Nuk kishte ndërmend të fliste rreth kësaj dhe Alamea shfryu e mërzitur

-Darla ishte këtu-i tha duke ndryshuar bisedë kur kuptoi që ai nuk do i përgjigjej atyre pyetjeve. Azraeli miratoi me kokë.

-E di. E takova-tha ai me qetësi të frikshme. Alamea bëri duart grusht dhe shtrembëroi fytyrën e acaruar. Azraeli buzëqeshi dhe u afrua më afër saj.

-Dua të shkoj në dhomën time-tha Alamea.

-E prisja të bëheshe xheloze por jo kaq shume gruaja ime e dashur-e ngacmoi ai

-Që të bëhesh xheloze duhet që të dua si fillim,  psikopat-i tha me nerva ajo dhe i vendosi duart në gjoks që ta largonte.

-I ndava rrugët me Darlën-i tha dhe ajo vazhdoi të qeshte.

-E mua çfarë më hyn në xhep?-pyeti me po të njëjtën ton. Azraeli buzëqeshi si të ishte në një sallë argëtimi.

-Je gruaja ime apo e ke harruar ?

-Mjaft ma përsërite. E di që jam gruaja jote por vetëm me letra-tha duke mos ndryshuar tonalitetin e zërit të saj.

-Dhe ti mjaft ma përsëriti që je vetëm në letra-i tha duke i vendosur dorën në bel e duke e përplasur në trupin e tij.

-Çfarë ke ndërmend të bësh ?-pyeti e tmerruar nga ajo që mund ta priste kur shikoi se si shikimi i tij iu errësua në mënyrën më të frikshme

-Të të shijoj. Meqë s'ka kush mi plotëson nevojat, do e bësh ti-i tha me djallëzi dhe sytë i shkreptinin si flakët e ferrit-Apo jo e dashur grua?

A darker shade of love [Shqip]Donde viven las historias. Descúbrelo ahora