Kapitulli i pestë

566 35 20
                                    

Vila përballë saj ishte e bukur. E lyer me ngjyrë të zezë, qëndronte e rreptë, e zymtë, sikur ajo shtëpi vuloste fatin e saj të tmerrshëm përgjithmonë. Ajo ishte vetëm një shtëpi, asgjë më shumë se kaq.

Ngjyra e zezë e atyre mureve shkaktonte një ndjesi ndryshe. Një ndjesi misterioze, e ankthi në trup. U rrënqeth nga ato mendime që i erdhën, por tundi kokën që t'i largonte.

-Ke ndërmend të lëvizësh? Apo do të qëndrosh këtu si hu?

I hodhi një shikim të vëngër atij që qëndronte duke vështruar Alamean pa ndonjë emocion në sy. E vështroi gjatë, sa filloj që të ndihej në siklet derisa u detyrua të hapte derën e makinës e të dilte jashtë.

Dera e shtëpisë u hap nga një punonjëse e re dhe e veshur me uniformën e saj të punës. Nga pamja nuk ishte më shumë se njëzet vjeçe ndoshta. Me flokët e kapura ngjyrë të zezë, qëndronte aty duke buzëqeshur. Alamae hyri brenda bashkë me Azraelin që e ndiqte pas.

Përballë i doli në sallon tepër i madh, i zbukuruar me gjëra antike, me disa objekte interesante sa Alamea nuk mundi ti blente as në ëndërr. Mobiliet ishin të kombinuara me ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Një kombinim i bukur, klasik dhe tepër luksoz. Çdo gjë dukeshin tepër të shtrenjta. Por atmosfera ishte tepër e akullt dhe e ftohtë, pa jetë.

-Të të tregoj dhomën-i tha ai. Përsëri s'foli. Gjuha i ishte ngatërruar keqazi. Thjesht pohoi me kokë dhe e ndoqi drejt disa shkallëve që të dërgonin në katin e dytë.

-Dhoma me derë të kuqe është e ndaluar

-Përse?

Azraeli i hodhi një shikim serioz, të vëngër sikur ti thoshte që nuk ishte nevoja për shumë pyetje

-Mos kërko më shumë përgjigje se kaq-tha prerazi duke përfunduar aty bisedën. Dukej se nuk e kishte tip të fliste shumë dhe fliste prerë. Turfulloi nga inati  dhe përplasi këmbët, a thua se nervat i largoheshin në atë mënyrë

Ai hapi derën ngjyrë të zezë, e njërës dhomë dhe hyri pas tij. U ndesh me një dhomë të bukur, ku ngjyra e bardhë, e zezë dhe gri mbizotëronte. Në një cep kishte një karrige, lëkundëse me disa jastëk të butë, ngjyrë e bardhë. Ishte kaq e këndshme. I pëlqeu kaq shumë

-Ti do të flesh këtu.

Alamea shikoi drejt tij.

-Po ti?

-Në dhomën përballë tëndes.

I erdhi mirë që do flinte në dhomë e vetme dhe jo me të. Ishte një nga lajmet më të mira që kishte marrë deri tani. Qëndruan në heshtje dhe më pas ai u largua. Ndërsa Alamea mbylli derën dhe duke mos pasur diçka tjetër për të bërë, u mor me sistemimin e rrobave të veta në garderopën në dhomën e saj.

Orët kalonin ngadalë, dhe ajo nuk kishte çfarë bënte më, e vetme aty. Asgjë nuk po e tërhiqte. U kujtua se duhet të shkonte në punë. Në club. Po a do të munde vallë të shkonte tani?

U ngrit ngadalë nga shtrati. Hapi derën dhe shikoi derën e dhomës së Azraelit me dyshim. Të hynte apo jo? Mori frymë thellë dhe ngriti dorën për ti rënë derës ngjyrë të zezë katan, por ndaloi si të kishte frikë për ndonjë gjë. Po çfarë mund të ndodhte më shumë se kaq?

Pa e bërë të gjatë i ra derës dhe priti për ndonjë përgjigje nga ana tjetër por nuk erdhi. Hapi derën me ngadalë dhe u fut brenda. Dhoma ishte në errësirë. Dukej se nuk kishte njeri. Krevati ishte bosh, i rregulluar për merak. Kështu doli nga ajo dhomë dhe mori për poshtë. Hyri në disa dhoma deri ku gjeti kuzhinën. Në kuzhinë ndodhej e njëjta vajzë që i hapi derën dhe një grua rreth të 40-ve.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now