Kapitulli i nëntë

530 34 12
                                    

Ra në gjunj sapo kaloi pragun e dhomës së saj dhe qau më shumë. Azraeli vrapoi në katin e dytë sapo dëgjoi Alamean.

-Alamea, ma cherie-u ul pranë saj. Pse dukej kaq i qetë? Pse nuk po bërtiste drejt saj, se ndodhej në atë vend ? Qetësia tij e trembte më shumë.

-Pse nuk po bërtet-foli midis të qarash-Pse nuk më pyet se çfarë doja në atë vend të errët? Pse nuk më ulëret se nuk dëgjova urdhrat e tua?

Dëshironte se ai ti bërtiste, ti ulëriste, ta dënonte për veprimet e saj. Kështu ndoshta dhe shlyente atë veprim pamend. U ngrit në këmbë, bashkë me të dhe Azraeli, u kthye drejt tij

-Jepi, më godit. Më poshtëro. Ulërit drejt meje, më torturo në çdo mënyrë mizore. Hajde Azrael-bërtiti dhe Azraeli u afrua drejt saj më shumë

-Alamea, qetësohu-i tha duke e shkundur pak-Eja në vete.

Alamea e shikoi me sytë e skuqur nga të qarat.

-Më ndëshko për atë që bëra Azrael-i tha përsëri e lodhur.

-E meritonte-i tha Azraeli. Ajo mbante shikimin ulur, sikur të kishte frikë nga shikimi i tij. Sepse nuk dinte se çfarë gjente tek ato sy në ato momente. Ndoshta urrejtej? Inatë? Nënvlersim?. Më pas u shtrëngua në përqafim. Ndjente se si Azraelit iu shpeshtua frymëmarrja nga ngurrimi që po tregonte. Ai e shtrëngoi me krah me pak hezitim. E ndjente kraharorin e saj që ulej e ngrihej nga të qarat që po bënte. Nuk foli, nuk i tha që të ndalonte. Sepse ishte e kotë që të fliste. Vetëm duke e shtrënguar pas vetes, i bëri udhë drejt dhomës së tij. Gjë që kishte dyshuar se do e bënte ndonjëherë.

Ashtu të përqafuar u shtrinë në shtratin e tij. Kraharori i saj u qetësua ashtu si dhe frymëmarrja saj.

-Nuk doja-foli akoma e mbështetur mbi gjoksin e tij

-Shshsht, qetësohu. Nuk është nevoja të flasësh.

-Doja vetëm të ecja pak-tha pa ia vënë veshin fjalëve të tij-I thashë Kiaros se do vija vetë në shtëpi, në këmbë. Ndalova në disa dyqane, ndalova dhe tek një vitrinë ku kishte qenushë. Por, sapo bëra pak udhë ai më kapi më befasi dhe më tërhoqi....

Ndaloi për një çast, për tu mbushur me frymë.

-Më kërcënoi me thikë. Ose do i jepja atë që kërkonte ose do më vriste. Ju luta që të mos e bënte, por ishte i droguar dhe i alkoolizuar. Ia ndjeja në frymëmarrje. Kur se kishte mendjen, për një moment, i gjuajta në fytyrë me grusht dhe i rrëmbeva thikën me të shpejtë.

Azraeli buzëqeshi. Nuk e mohoi se nuk u ndje pak krenar nga ajo.

-Por të betohem, që e kërcënova vetëm që ai të sprapsej dhe të largohesha. Por ku ndjeva duart e tij mbi vete....

-Alamea, nuk është nevoja

-Nuk doja-u shtrëngua më shumë drejt tij-Nuk doja që kjo të më ndodhte dhe....

Ndaloi, nuk vazhdoi më tej. Azraelit i mbeti mendja tek ajo që donte të thoshte Alamea.

-Dhe ?-përsëriti Azraeli i etur tani për të ditur fundin. Por ajo nuk foli më, nuk mund të fliste më. E ndjeu se si trupi i saj filloi të dridhej, dhe fryma përsëri vazhdoi ti rëndohej.

-Qetësohu. Mundohu të flesh-i tha Azraeli kur ndjeu reagimin e trupit të saj. Nuk donte ta shihte në atë lloj gjendje. Nuk mund ta shihte kurrë ashtu. Ajo nuk foli më, thjesht mbylli sytë.

Ndërsa Azraelin nuk e zuri gjumi. E vendosi Alamean me kujdes në shtrat dhe e shikoi teksa flinte e qetë. Ashtu si ai , dhe ajo kishte fshehtat e saj nga e shkuara. Mos vallë me atë që ajo tha, e kishin përdhunuar dhe më parë? Vetëm nga ai mendim shtrëngoi nofullën e damari i dallohej në qafë. Pse duhet të ndihej në një mënyrë të tillë vallë? Pse i interesonte kaq shumë?

Kujtoi momentin kur shikoi emrin e saj në telefon. Ishte personi fundit që priste që ti telefononte. Kujtoi dhe ndjesinë që ndjeu kur dëgjoi zërin e saj të ngjiru dhe të frikësuar. Pavarsisht çdo gjëje, ajo i kishte telefonuar atij. Linde pyetja, pse nuk kishte telefonuar Adonisin? Sepse për të vëllanë e dinte arsyen dhe e dinte se nuk do e bënte kurrë.

I largoi me kujdes flokët nga fytyra dhe mimika e saj ndryshoi. Vetullat iu rrudhën disa pika djerse i mbuluan ballin. Po shihte një ëndërr të keqe. E fërkoi lehtë në qafë, më shumë si ledhatim që të qetësohej.

Pas disa minutash u qetësua dhe u afrua më shumë pranë Azraelit. Sikur të kishte frikë të qëndronte larg, sikur të kishte frikë të rrinte vetëm. Një urrejtje e thellë i buroi nga shpirti, kur mendoi duart e dikujt mbi trupin e saj. Në trupin që i përkiste atij, e vetëm atij. Në trupin që kishte vetëm ai të drejtën që ta bënte, i kishte vendosur duart dikush tjetër. Mbylli sytë i acaruar, e po mundohej të qetësohej.

E mbuloi Alamean me batanijen e trashë, e më pas u ngrit. U kthye në realitetin e tij të zymtë ku nuk mund të pranonte asnjë tjetër në atë jetë. As Alamean.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now