Kapitulli i njëzet e nëntë

566 32 14
                                    

Kur Alamea iku nga magazina, u ul në zyrë i menduar. Kjo grua ishte e fortë, e egër dhe e pamëshirshme sa vetë ai, dhe pse kishte shfaqur vetëm anën e saj ëngjëllore më parë. Në të vërtetë ishte një djall me fytyrë ëngjëlli. I duhej vetëm pak besim e kurajo. Ajo e dinte dhe guxoi të shtypte çdo buton që do të lulëzonte brenda tij. Ajo u kishte kërkuar njerëzve të tij, ta luftonin pa menduar se çfarë ishin të aftë dhe madje vrau një nga luftëtarët e tij më të mirë në vend. Për të mos përmendur torturën dhe se në çfarë mënyre makabre, vrau Davianin. Personin që ajo u rrit dhe e konsideronte vëlla.

Nuk mund ta hiqte nga mendja, ditën që e pa për herë të parë në club. E veshur me fundin e zi tepër të shkurtër e një triko që sa mezi mbulonte gjoksin. E vetmja gjë që i shkoi në mendje ishte ta shtrinte mbi tavolinë, dhe të shijonte çdo pjesë të trupit të saj. Veprimi budalla që kishte bërë ishte që mbajti Darlën një natë, duke menduar që çdo njeri tjetër i ndyrë do t'ia hiqte mendjen nga ajo. E dinte se po e shihte, kur po puthej me Darlën në dhomë dhe vazhdoi më tej. Vetëm se gjithçka pa, ishte fytyra e saj, dhe gjithçka që ndjeu ishin buzët e saj.

-Po mendon për gruan, kështu?-pyeti dikush duke nxjerrë nga mendimet e tij të thella.

-Mbylle atë dreq goje-rënkoi duke shikuar shokun e tij më të mirë që po buzëqeshte

-Kurrë s'do ta besoja se i madhi Azrael Lyon, do të mendojë për një vajzë sa të martohej me të

Zaiden Berger, ishte shoku i tij më i mirë. Bashkë me Laurentin, ishin rritur bashkë. Zotëronte shumë klube, dhe një kompani. Ishte njeriu më i besuar, pas Laurentit

-Dhe nuk më besohet, por gruaja juaj ishte e nxehtë si dreq-tha Zaiden duke mbajtur të njëjtën buzëqeshje në fytyrë.-Më duhet firma e saj, do ta bëj një tatuazh në kraharor. Nuk të duket e bukur kjo?

I erdhi të ngrihej e t'ja bënte atë fytyrë perverse, copë.

-Vajza paska marrë guximin e paska zbutur bishën. Uhh, tani po e adhuroj më shumë-tha akoma me atë tonin e tij të zërit-Mora vesht se si ajo torturoi Davianin dhe e vrau atë

-Po, ajo e bëri. Në një mënyrë më makabre se unë vetë-tha Azraeli duke pirë nga konjaku i tij

-Dhe si je me besnikërinë?-pyeti duke luajtur vetullat sepse e dinte që shoku i tij shkonte lule më lule-Apo i ke ndërruar gratë si mbreti?

-Vetëm njëherë. Pas saj, asnjë më-pranoi Azraeli duke u çuditur me veten. Që pas Darlës ai nuk kishte shkuar me njeri tjetër

-Ohh, dhe ke humbur gruan tuaj të nxehtë-ia priti tjetri duke ngritur vetullat

-Në ëndrrën tënde mik. Dhe mjaft e quajtët gruan time të nxehtë-hungëriu dhe Zaiden mbylli gojën duke mbajtur një të qeshur

-Qetësohu djalë.

Pas kësaj, të dy vazhduan duke diskutuar për biznes për pjesën tjetër të ditës. Gjërat po shkonin normalisht. Nuk kishte asnjë problem në shpërndarjen e armëve dhe drogës dhe policia që nuk ishte në anën e tyre, nuk ishte e zhurmshme në biznesin e tij së fundmi. Ata ishin të bindur se biznesmeni i famshëm drejtonte një botë të krimit, nuk e kishin gabim, por nuk kishte asnjë provë që ti çonte në krimin e tij.

-Eja largohemi-i tha Azraeli

-Dikë e ka marrë malli për gruan e tij-komentoi Zaiden

-Qepe dreqin e gojës dhe shkojmë. Kam një fjalë me të gjithë atje sipër-tha Azraeli duke hapur derën e zyrës.

Hynë në dhomën kryesore, ku të gjithë u ngritën në këmbë e ulën kokën me respekt.

-Pra ju e takuat gruan time. E dini se kush është zonja Lyon-kumboi zëri i fortë i tij dhe të gjithë tundën kokën në shenjë pohimi.

-Alamea Lyon tashmë është prioriteti juaj i parë. Të gjithë ju duhet ta vendosni atë mbi mua. Nëse ndodh ndonjë gjë dua që ta mbroni me jetët tuaja.

-Po Don-thanë të gjithë njëherësh

-Dhe, nëse do të mësoj që ndonjëri prej jush guxon të mos e respektojë gruan time, nuk do të përmbahesha t'ju fusja një plumb mes syve. A jam i qartë?-tha teksa të gjithë po e shikonin të tronditur por pohuan me kokë.

Me kaq doli nga aty dhe për herë të parë ishte i gëzuar që po shkonte në shtëpi. Pas kaq shumë kohësh, dikush e pret në atë dreq vile.

*****
Në dhomën e Erisës gjithçka ishte ngjyrë bojqiell. Ishte ulur në karrigen e butë, me një muzikë të lehtë në sfond.

-Dhoma jote më pëlqen shumë-tha Alamea

-Jam e vetmja nga vajzat që jetoj këtu-shpjegoi ajo-Të tjerar shkojnë në shtëpitë e tyre ose kanë dhomat e tyre në nëntokë.

-Pra, me të vërtetë qenke e preferuara-komentoi Alamea me ngacmim. Erisa buzëqeshi. Sytë e Alameas u ngulën në dollapin e saj, ku shfaqeshin një sërë të brendshme seksi. Erisa vuri re vështrimin e saj dhe u ngrit nga shtrati. Mori disa nga të brendshme seksi, ngjyrë të kuqe, e ja hodhi Alameas

-Provoj. Nuk i kam veshur kurrë-i tha Erisa

-Si është të bëhesh një striptiste?

-Ndihesh seksi. Pse nuk provon ti veshesh e më pas mund të kërcesh diçka?

Alamea shikoi veshjen për një çast e më pas vrapoi për në tualet. Pas disa minutash, doli nga tualeti dhe qëndroi përballë Erisës.

-Ti ke trup të mrekullueshëm-tha Erisa që e shikonte nga koka tek këmbët.-Vendosim një muzikë.

Të dyja vazhduan duke kërcyer e duke qeshur me të madhe. Iu duk si një lojë që po argëtohej. Nuk e shikuan derën që u hap.

-O Zot, ti je e paparë si striptiste-bërtiti Erisa

-Çfarë dreqin?-tha Azraeli që ja kishte ngulur sytë Amaleas. Menjëherë Erisa uli kokën dhe nuk foli.

-Çkemi?-tha Alamea duke marrë diçka që të mbulohej. Peshoi njëherë njërën këmbë dhe njëherë tjetrën nga nervozizmi që po ndjente.

-Me mua, tani-e urdhëroi duke tërhequr nga dora me forcë. As nuk e përshëndeti Erisën.

-Prit rrobat-bërtiti Alamea por ai as që kishte ndërmend të ndalonte.

-Pa shiko, pa shiko çfarë kemi këtu-tha Killiani duke ia ngulur sytë trupit të Alameas por jo për shumë gjatë, sepse Azraeli e futi pas vetes e shikoi me inatë nga Killiani.

-Çfarë dreqin kërkon në anën e Laurentit Killian?-e pyeti duke zënë me trup pamjen nga Alamea, që po zgjatej të shikonte

-Isha në zyrën e tij. Po ti çne që len gruan tënde në këtë mënyrë nëpër vilë?

-Shko në dhomën time, Alamea.-e urdhëroi Azraeli dhe ajo vrapoi për në dhomë.

A darker shade of love [Shqip]Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ