Kapitulli i tridhjetë e gjashtë

534 33 5
                                    

Kishin mjekuar plagën dhe ndodheshin në një park të ulur. Të dy të heshtur, asnjëri nuk fliste asnjë fjalë. Ndoshta nga frika

-Azrael, do të flasësh apo jo?-e pyeti Alamea e tensionuar.

-Ti e pe videon-tha Azraeli-Biondia ishte mamaja ime dhe burri babai. Brunia, motra ime binjake, Azalea.

-Motra jote binjake? A është gjallë ajo? Në video nuk e vrasin-i tha me gjysmë zëri dhe ai ktheu shikimin nga ajo por nuk foli.

-Azrael, nuk dua më sekrete midis nesh. Të lutem?-i tha dhe kaloi duke u ulur përballë tij. Ia kapi duart midis të vetas dhe e vëzhgoi në sy.

-Jo-tha. E hodhi shikimin tutje. Alamea vuri re se si mjekra iu drodh pak por ia arriti ta fshihte shpejt atë dobësi-Vrau veten, një muaj më vonë.

Alamea i puthi duart dhe u ul në prehrin e tij. Ai buzëqeshi trishtueshëm dhe i fshiu një lot që ra në faqen e Alameas.

-Laurenti gjithmonë i thërriste "princeshë"

-Princeshë? Prandaj më thërret dhe mua në të njëjtën mënyrë?

-Po. Ai thotë se ti i dukesh si Azalea dhe të thërret në atë mënyrë

Azraeli futi kokën në qafën e Alameas e thithi aromën e saj. E vetmja gjë që mund ta qetësonte. Ndërsa Alamea i ledhatoi flokët e i dha një të puthur.

-Më vjen keq. Me të vërtetë më vjen keq shumë-i tha midis flokëve ajo me zë të ngjirur

-E di-pëshpëriti mbi qafë-Dhe mua më vjen keq

-Kush e bëri atë gjë? E di që emri tij ishte Valentino...

Dëgjoi se si trupi i tij u ngurtësua dhe fryma iu shpejtua më shumë mbi qafën e saj. Dora që mbante në kofshën e saj, u shtrëngua më shumë dhe Alamea shtrëngoi nofullat për të mos rënkuar nga dhimbja që ndjeu.

-Qetësohu-i pëshpëriti qetë Alamea.

-Do e djegi për së gjalli atë të mallkuar-toni zërit të tij ishte i frikshëm dhe tërë vrer e urrejtje

-E ke gjetur?

-Akoma jo, por jam afër-i tha ai dhe i dha një puthje në qafë. Kur Alamea donte të ngrihej ai e shtrëngoi më shumë

-Dhe pak. Kam nevojë të qetësohem.

Nuk lëvizi, u struk më shumë pranë tij dhe qëndruan ashtu për disa minuta të tjera në heshtje.

-Po Killiani? Kush është ? -e theu heshtjen ajo

-Ai ishte personi vetëm që na qëndroi pranë qysh kur ndodhi ajo ngjarje. Ishte një mik tepër i ngushtë i babait. Pavarsisht çfarë ke dëgjuar, është kujdesur për ne dhe ka të njëjtën qëllim

-Çfarë qëllimi?

-Të vrasë Valterion. Ai i vrau djalin e vetëm që kishte.

Alamea rënkoi nga dhimbja që po ndjente në kraharor. Azraeli e shtrëngoi më fort pas vetes.

-Kam dëshirë...-vazhdoi të fliste Alamea por u pendua. Ndoshta nuk ishte momenti i duhur. Azraeli ngriti kokën dhe e shikoi në sy.

-Mbaroje atë që nise, cherie

Alamea u mbush thellë me frymë. Më pas uli kokën e luajti me varësen që kishte Azraeli në qafë.

-Kam dëshirë të di se kush....-përsëri e la fjalinë përgjysmë.

-Shpirt, do e thuash apo jo?-e nxiti Azraeli duke i ngitur pak mjekrën

-Kam dëshirë të di se kush janë prindërit e mi biologjik-tha shpejt. Më pas tundi kokën-E di që nuk është momenti i duhur.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now