-Çfarë ke kështu?-pyeti Nolani kur po përgatiste pijet-Dukesh shumë e përhumbur dhe e hutuar
-Jam mirë-tha e lodhur-Nuk kam gjë
Mori pijet dhe i shpërndau në tavolinat përkatëse. Më pas shkoi në tavolinën ku ndodhej i njëjti burrë me sytë e zinj që kishte parë natën e kaluar.
-Porosia juaj?-pyeti. Fërkoi njëherë ballin sepse po ndjenjte sikur do i binte të fikët nga momenti në moment dhe shikoi nga djemt. Gjithsecili dha porosinë e tyre përveç burrit me sytë e zinj si nata.-Po ju?
-Një xhin tonik-tha dhe ajo u rrënqeth nga zëri i tij. U largua me të shpejtë nga ato. U ul në karrige dhe i zgjati letrën Nolanit. Ndërkohë që priste pijet shikoi një vajzë brune të futej në derë. Ndoshta po i bën sytë po a mos ishte Darla ajo? E veshur me një fustan të kuq të shkurtër, me rripa eci drejt burrit me sytë e zinj. Hapi sytë kur e shikoi se si iu ul në prehër dhe u puthën egër sikur të ishin vetëm. Nuk i vinte faj, Darla ishte aq e bukur dhe rrëzëllitëse sa mund të kishte çdo mashkull që donte të kishte.
-Alamea, pijet-i tha Nolani duke i rënë në krah.
-Uhmm, më fal. U hutova-tha dhe mori pijet. Sapo u afrua dhe vendosi pijet në tavolinë, Darla kërceu nga ai. Dukej se qartë se si po shtirej.
-Alamea, çfarë surprize-i tha me një entuziazëm fallco. Dhe pse vajzat kishin punuar bashkë, Darla nuk kishte ndonjë simpati për Alamean ose ajonpër Darlën
-Po, surpizë e këndshme-i tha me një buzëqeshje të shtirur-Më duhet të kthehem punës.
Kështu u largua dhe Darla u ul përsëri në prehrin e tij.
Gjatë gjithë natës kaloi duke shërbyer pijet që kërkonin dhe mundohej që të mos e hidhte shikimin nga Darla që qëndronte e ulur në prehrin e tij dhe dora e tij i shëtiste në kofshën e saj. Nga gjysma e natës ato të dy u drejtuan nga shkallët, tek dera e kuqe dhe nuk u duken për pjesën tjetër.
Kjo ishte një lehtësim për Alamean. Kur orari i saj i punës mbaroi, Alamea u zhvesh dhe doli që të largohej. Pak më tutje shikoi burrin syzi,por nuk e mbajti shikimin shumë aty.
-Alo, Adonis?-hapi telefonin ajo
-Alamea, dritëz-i tha. Alamea ndaloi së ecuri dhe priti që ai të fliste më tepër. Dukej sikur zëri nuk po i dilte mjaftueshëm që të fliste. Një tension u përhap dhe zemra e Alameas gati sa nuk doli nga vendi.
-Adonis?-thirri përsëri emrin e tij e frikësuar.
-Dritëz, mamaja jote....
Nuk mundi të mbaronte fjalinë. Ajo vazhdoi të dridhej më shumë. Jo nga i ftohti, nga frika e atyre fjalëve që nuk mund të dilnin nga Adonisi.
-Mamaja ime? Adonis, çfarë ka ndodhur? Flit për hir të Zotit.
-Më vjen keq zemër. Mamaja jote vdiq-tha me të shpejt dhe Alameas i ra telefonin nga duart. Ra në gjunj me lotëët që i rridhnin në faqe dhe bërtiti me sa fuqi kishte. Mbuloi fytyrën dhe qau por e ndjente veten të dobët. U mundua të ngrihej por vendi u errësua dhe ra në tokë
-Sillni makinën-dëgjoi të njëjtën zë që po i kumbonte në kokë gjatë gjithë kohës-Do jesh mirë-dëgjoi se dikush i pëshpëriti por nuk mundi të hapte sytë e të shihte se kush po fliste dhe kush e mori në krah.
Kur hapi sytë ndodhej në një dhomë spitali. Shikoi rreth e rrotull por aty nuk ndodhej asnjë. Hodhi shikimin mbi komodinë dhe shikoi një letër. E mori letrën dhe e hapi.
"Shpresoj të bëheni mirë, ma chérie. P.S:Ishe kaq e ëmbël"
U ngrit ndenjur dhe u mundua të kujtohej se çfarë kishte ndodhur, me letrën në dorë. Kush ja kishte shkruar atë dreq letre?
Sapo kujtimet i erdhën, fryma iu shpejtua.
-Mamii-bërtiti dhe u ngrit. Hoqi serumin me forcë, duke bërë që të dilte pak gjak nga vendi dhe mori çantën.
-Zonjushë, qetësohuni-i tha një infermjere që ishte futur me shpejtësi pasi kishte dëgjuar atë të bërtiste.
-Jo, dua të largohem-i tha dhe doli me të shpejtë. Më pas i ra telefonit të Adonisit.
-Dritëz, ku je? E ke idenë sa të kam kërkuar-ishin fjalët e tij sapo hapi telefonin
-Më vjen keq. Do të shpjegoj çdo gjë sapo të takohemi, ku je?.
-Në shtëpinë tënde-i tha dhe ajo e mbylli telefonin. Mori një taksi të rastiti dhe u nis për në shtëpinë e saj.
****
Pas 5 ditësh.Thonë se koha shëron dhimbjen por boshllëku gjithmonë mbeten në kraharorin tënd. Kujtimet mbesin dhe kur kujtimet vijnë, dhimbja rikthehet. Pra, dhimbja nuk shërohet, ti thjesht mësohesh me atë.
-Je mirë?-e pyeti Adonisi duke lënë disa pjata në lavaman.
-Po, besoj-tundi kokën ajo ndërkohë që po përgatiste një picë-Do bëhem më mirë
-Më vjen keq-i tha dhe e puthi në kokë-Do e vazhdosh akoma punën në club?
-Derisa të gjejnë një punëtore tjetër-konfirmoi dhe Darla u fut brenda me disa gota të palara. Nuk e kishte përmendur natën në club as me atë e as me ndonjë tjetër. Ishte jeta e saj dhe le të bënte çfarë të donte.
-Në rregull. Tani mund të largohesh-i tha Adonisi kur ajo futi picën në furrë-Orari juaj i punës mbaroi zonjushë.
Alamea buzëqeshi vakët. E përqafoi Adonisin fort. I ishte mirënjohëse për mbështetjen që i kishte dhënë Adonisi atyre ditëve. Në vend që të gjente tek i vëllai saj që isjte zhdukur, kushedi se ku, e kishte gjetur tek Adonisi.
-Po iki. Do të shkoj ti dërgoj lule mamit.
Pas vdekjes së të ëmës shkonte çdo ditë tek ajo, i dërgonte lule dhe i thonte ngjarjet e ditës.

YOU ARE READING
A darker shade of love [Shqip]
RomanceNë një botë të mbushur me rrezik. Ajo ishte rreziku i vetëm që ai merrte me dëshirë Pas vdekjes së nënës të saj, ajo detyrohet nga vëllai i saj të martohet me Azrael Lyon. Azraeli nuk është si çdo mashkull që ajo ka takuar ndonjëherë, ai është i keq...