-Don, kemi një problem-klithi zëri i Arikut në zyrën e tij.
-Çfarë dreqin, tani? -hungëriu duke hedhur më shumë wiski në gotë
Alamea i kishte dhënë mjaft dhimbje koke për atë ditë. Ajo grua ishte nje tritol me sahat.
-Dikush ka sulmuar magazinën tonë të armëve.
-Atëherë shkoni e gjeni atë sulmues bastard e ma sillni këtu.
A kishin tru këto njerëz?
-Tani?
Mos ndoshta ishte shurdh? Apo kishin qefë të vdiste?
-Jo Arik, eja ulemi e pijmë bashkë. Le të presim deri sa të na vrasë të gjithëve -ironizoi Azraeli duke pirë wiskin me fund.
Ariku u gëllti dhe vrapoi jashtë zyre.
Idiot i dreqit.!
-Mos ndoshta të kanë ardhur periodat burrërore?-e ngacmoi Zaideni duke buzëqeshur.
-Mbylle dreqin e gojës. Po më hapet koka
-Përse ? Sepse gruaja juaj shkatërroi një nga kurvat tua?
-Ti e di mjaft mirë që vajza nuk ishte asgjë për mua. Ti ishe këtu. E shikove vetë. Ajo u hodh në prehrin tim në momentin që Alamea u fut në zyrë. Dhe babai i saj nuk do të jetë i kënaqur me këtë.
-Po përsëri po e lini gruan tuaj të argëtohet-i priti Zaiden duke pirë nga gota e tij
-Duhet ti mësoj që të kontrolloj nervat e veta. Nuk duhet të marr zjarr menjëherë kështu. Duhet ti tregoj pasojat e veprimit të saj
-Duke i lënë kurvat të vijn pas teje?-tha Zaiden duke e shikuar si të ishte i çmendur
-O Zot, ajo nuk ishte kurva ime. Pastaj, mafia nuk është shaka Zaiden. Nëse prek një mafia tjetër, do të ketë pasoja. Unë dua që ajo të mësojë si të menanxhojë emocionet e veta
-Dhe, nëse ajo lëndohet?-bëri pyetjen idiote ai. Azraeli iu shtrëngua kraharori nga ai mendim i beftë që i kaloi. Alamea në duart e armikun duke u torturuar....Zoti madh, do bënte të pamundurën që ajo të ishte e sigurtë, dhe nëse do i duhej të jepte jetën e tij.
-Askush nuk e prek gruan time-hungëriu si bishë e tërbuar dhe kaloi duart në fytyrë që të qetësonte nervat
-Po, askush nuk e prek gruan time-përsëriti Zaiden me një fytyrë ëmdërrimtare. Për pak sa nuk u ngrit që ti jepte disa grushte të mira, vetëm kur mendoi që ai po imagjinonte gruan e tij.
Azraeli ngrysi vetullat drejt shokut të tij budalla
-Thashë gruaan time, jo gruan tënde, trap
-Lëre burrin të ëndërrojë. Gruaja juaj është e nxehtë si dreq. Dhe më e nxehtë kur e pashë në magazinë
-Jam i vetëdijshëm që gruaja ime është e nxehtë. Mjaft e quajtët atë të nxehtë, idiot
-Me siguri që e ka vrarë tani-tha Zaiden duke pirë nga pija
-Dreq. Shkojmë të shikojmë-tha Azraeli duke dalë nga zyra. Zbriti shkallët me shpejtësi duke shkuar në dhomën e nëndheshme me të shpejtë.
-Çfarë dreqin the?-u dëgjua Alamea nga brenda dhomës.
-Burri juaj ka një shije të mirë. Të ka lënë ta shijosh?
Dea, që po torturohej nga gruaja e tij vazhdon duke qeshur si një e çmendur.
-Alamea-thirri Azraeli tek dera e qelisë.
Dreq, ajo dukej kaq e nxehtë, kaq seksi me thikat nëpër duar e me pak gjak në trupin e saj. Pantollonat iu frynë menjëherë kur sytë i shkuan tek të pasmet e saj. E veshur me një palë xhinse të ngushta, që ja nxirrnin mjaft mirë format e saj, e trikon që e kishte lidhur në bel. Dëshironte që ta shtrinte aty e të dëgjonte se si emri tij dilte nga goja e saj e ëmbël
-Ajo tha se ka bërë seks me ty e ka gëlltitur...
Instiktivisht Azraeli vendosi duart në belin e saj hollak dhe fytyrën tek flokët e saj. Mori frymë thellë dhe ereksioni iu shtua, më shumë
-Çfarë?
-Spermën tënde-tha Laurenti që po qëndronte i ulur si të ishte duke shikuar spektakël
-Kjo ishte qesharake-ia plas të qeshurës Zaideni
-A u argëtuat?-e pyeti Azraeli duke e puthur në qafë e buzëqeshi kur ndjeu një dridhje në trupin e saj.
-Në rregull. E bëra-tha Alamea-Tani a mund ta vras?
Ishte martuar me një psikopate dhe tani po e merrte vesht të vërtetën. Pse nuk e kishte treguar fytyrën e vërtetë dhe më parë?
-Mirë, cherie, jo. Le të shkojmë një xhiro-i tha duke e tërhequr nga beli
Alamea nuk protestoi e as nuk kundërshtoi. Nuk bëri asnjë pyetje tjetër për fat të mirë. Dukej sikur po mendohej. Ishte e hutuar dhe e përhumbur akoma me thikat ndër duar
-Laurent lëre Dean tek i ati dhe shpjegoj gjithçka-i tha para se të dilte. Ia mori thikat nga dora dhe i hodhi diku shkujdesshëm.
Alamea nuk foli përsëri. Ajo dukej më e mërzitur tashmë.
-Duhet të bësh një dush para se të dalim?-e pyet Azraeli. Ajo tund kokën dhe eci drejt shkallëve i ndjekur nga Azraeli.
-Cherie, cili është problemi?-e pyeti duke i vendosur disa flokë pas veshi, kur u futën në dhomë.
-Kush jam unë në të vërtetë? Duhet ta bëj këtë çdo herë? Kjo është jeta ime tani?-pyeti ajo e hutuar
-Çfarë do të thuash?
-Me situatat rreth kurvave të tuaja. Me këto torturime. Kam frikë se do të filloj të vras njerëz çdo ditë. Unë nuk jam e tillë
-Alamea-e kapi fytyrën me të dyja duart e më pas u shikuan në sy-Ajo u hodh në prehrin tim vetëm kur ti hyre në zyrë. Unë nuk kam asnjë lidhje me atë vajzë.
-Thotë dikush që dy dit pas martese, shkoi me tjetrën-tha ajo duke rrotulluar sytë
-Mos i rrotullo sytë e tu të bukur tek unë Alamea. Ai veprim ishte prej burracaku. Ashtu u tregova në fillim, të kërkoj ndjesë. Jam penduar si dreq-i tha Azraeli dhe Alamea shikoi sinqeritet në sytë e tij.-Me të vërtetë, u martuam pa dëshirë, por jam burrë i fjalës. Kam thënë që do jesh e fundit dhe ashtu do të jetë. Më beson?
-Po-tha ajo si për habinë e saj dhe e përqafoi.-Ku do të shkojmë?
-Si fillim tek ai shoku yt gejush-tha Azraeli dhe Alamea ngriti kokën
-Ai nuk është gejush-kundërshtoi Alamea-Quaj atë Dean ashtu
-Mjaft e përmende atë-rënkoi Azraeli dhe Alamea përplasi buzët me të tijat. Ai buzëqeshi midis puthjes dhe e shtrëngoi pas vetes.
-Eja dhe bëjmë dush-i tha Azraeli duke e futur në tualet
-Shko bëje në dhomën tënde-protestoi Alamea. Azraeli e mori në krah, dhe shkoi në tualetin e dhomës së tij.
-Azrael-bërtiti Alamea.
-Çfarë? Vetë më the në dhomën time-tha ai djallëzisht dhe e uli në tokë.
-Azrael, nuk dua tani-i tha duke e shtyrë-Dua thjesht të qetësohem
-Në darkë. Nuk shpëton-i tha afër buzëve-Dhe bëj dush këtu.
Më pas u largua. Pasi Alamea bëri një dush, me një peshqir të mbështjellur në trup. U vesh, bëri pak make up dhe zbriti poshtë, ku Azraeli ishte i ulur në divan me telefon në dorë. Sapo ajo zbriti ai u ngrit duke futur telefonin në xhep.
-Shkojmë?-e pyeti dhe ajo pohoi me kokë.

DU LIEST GERADE
A darker shade of love [Shqip]
RomantikNë një botë të mbushur me rrezik. Ajo ishte rreziku i vetëm që ai merrte me dëshirë Pas vdekjes së nënës të saj, ajo detyrohet nga vëllai i saj të martohet me Azrael Lyon. Azraeli nuk është si çdo mashkull që ajo ka takuar ndonjëherë, ai është i keq...