Kapitulli i njëzet e pesë

1K 48 12
                                    

Qëndroi e ulur në shtrat, akoma me ato rroba në trup, me gjunjët e mbledhur me krah duke shikuar nga dritarja. Dita kishte filluar të zbardhte. Dritën e kishte ndezur, dhe kishte frikë të qëndronte vetëm. Azraeli kishte orë që ishte larguar. Ishte munduar disa herë që të flinte por sapo kishte mbyllur sytë i shfaqej ajo që i kishte bërë Daviani ose i dukej sikur dikush po e kapte. Ishte e tmerrshme ajo që çfarë po kalonte Alamea. Lotët i ishin tharë, nuk i dilte më asnjë pikë dhe po të donte ajo.

Dera u hap dhe menjëherë Alamea kërceu nga shtrati duke u mbështetur në murë e frikësuar. Kur shikoi se kush ndodhej u çlirua dhe u ul përsëri në shtrat.

-Ku ishe?-e pyeti me gjysmë zëri ajo. Azraeli hoqi xhaketën dhe e hodhi në tokë duke mos folur asnjë fjalë. Shikoi që këmisha e tij ishte njollosur me pikla gjaku, dhe duart i kishte të gjakosur dhe me disa të vrara. Ai hoqi këmishën bashkë me pantollonat dhe u fut në tualet. Dëgjoi ujin që po rridhte dhe kuptoi që po lahej.

Pas disa minutash, ai doli nga tualeti me peshqirin e mbeldhur në trup e shkoi në raft për të gjetur rroba. Ajo ktheu menjëherë shikimin e trupin nga dritarja që të linte atë të vishej.

-Pse nuk ke fjetur?-pyeti ai. Dëgjoi hapat që afroheshin drejt saj dhe u ul në shtrat pranë.

-Nuk mundem-i tha

-Shtrihu, ke nevojë të pushosh-i foli qetë.

-Dua të flasim. Kam nevojë që të flasim-tha Alamea e lodhur për vdekje dhe Azraeli i kaloi disa flokë pas veshi e mbajti dorën në faqen e saj.

-Do të flasim. Të jap fjalën, por jo tani. Duhet të pushojmë që të dy

-Nuk mundem të fle. Sa herë mbyll..

-Do të qëndroj dhe unë me ty. Të jap fjalën që nuk do të largohem këtë herë

U shtri në shtrat, bashkë me Azraelin që e përqafonte. Ajo u struk më shumë pranë tij, si të ishte vendi më i sigurtë në botë. Mbajti sytë e hapur për disa kohë, por qepallat po i ndjente të rënduar , kështu vazhduan t'i mbylleshin.

Azraelin nuk e zuri gjumi. Qëndroi duke shikuar Alamean që flinte e qetë pranë tij. Një inatë i buroi nga mendja kur mendoi duart e dikujt tjetër në trupin e saj, përsëri. Këtë herë kishte arritur dhe më larg. Fryma iu shpeshtua dhe njëherë i shkoi në mendje të shkonte në bodrum përsëri. Por e ndalonte shqetësimi për të. Po sikur ajo të zgjohej dhe mos ta shikonte aty? Sikur të ngrihej e frikësuar?

Prapritur, shprehja e fytyrës së saj ndryshoi. Vetullat iu rrudhën, lëvizi kokën pak anash dhe disa pika djerse ju krijuan në ballë. Pëshpëriste me zë të ulët por që Azraeli i dëgjonte shumë mirë

-Të lutem jo....Largohu....Mjaft.....Po më lëndon.

Disa pika loti po i rridhnin në faqe. I dhembi zemra duke e shikuar në këtë mënyrë, i dhembi duke shikuar një femër tjetër të jetës së tij në këtë mënyrë.

-Alamea-i thirri duke ia fshirë lotët në faqe e duke e përkëdhelur aty

-Jo...mos më prek

-Cherie, zgjohu-e luajti pak. Aty mbaroi makthi saj dhe u ngrit 90 gradë duke marrë frymë shpejt

-Ishte thjeshtë një ëndërr e keqe-i tha Azraeli duke ndejtur ngritur mbi bërryl. Ajo shikoi nga Azraeli e zhyti fytyrën në gjoksin e tij të zhveshur. Azraeli i ledhatoi flokët ndërkohë që dëgjonte atë të qante. Ia ndjente gjoksin teksa i ulej e i ngrihej.

-E konsideroja...vëlla-tha ajo me zërin e çjerrët nga të qarat.

-Mos flit më. Qetësohu e mundohu të flesh përsëri.

-Është e tmerrshme-tha midis gulçimeve. Azraeli i përkëdheli flokët duke u munduar që ta qetësonte.

-Shshsh, shpirt. Do të zgjidhim gjithçka, të premtoj. Mbylli sytë e bukur dhe mundohu të flesh gjumë.

Nuk foli më. Nuk kishte më fuqi. E zuri gjumi përsëri mbi gjoksin e tij. E shtriu në jastëk me ngadalë dhe i përkëdheli kokën derisa ajo u qetësua plotësisht.

Dita kishte zbardhur, por ai kishte nevojë të pinte një cigare. E shikoi njëherë Alamean dhe u sigurua që ajo po bënte një gjumë të thellë, pa makthe. Veshi diçka të shpejtë dhe doli. Jashtë bënte pak ftohtë por nuk do t'ja dinte. Përderisa zemrën e kishte të ftohtë për trupin nuk bënte asnjë problem. Ndezi cigaren dhe e thithi fort. E dogji kaq shumë në kraharor sa gati u kollit por e mbajti veten. Kujtime të pa këndshme i vërshonin në kokë, kujtime që nuk kishin ikur kurrë nga mendja e tij që kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç. I premtoi vetes që do të paguanin për çdo gjë që i kishin shkaktuar dhe që i shkaktoi asaj.

-Akoma nuk ke fjetur?

Laurenti ndezi cigaren e tij dhe shkoi pranë Azraelit.

-Nuk më zinte gjumi-shpjegoi tjetri jo fort me qefë.

-Çfarë ka ndodhur?-e pyeti. Të dy e mbanin vështrimin të fokusuar në një pikë larg-Ku kishte shkuar ajo ? Dhe pse ndihej e frikësuar? Dukej e tmerruar

-E kishte përdhunuar i vëllai-tha ai me dhëmbë të shtrënguar dhe Laurenti mbeti me cigaren afër buzës. Ktheu shikimin nga i vëllai që kishte një shprehje lëndimi dhe trishtimi në fytyrë. E dinte se çfarë po ndjente brenda tij e se çfarë po i kalonte në mendje. E kuptonte mjaft mirë.

-Ai nuk është vëllai i saj biologjik-foli Laurenti me nerva-Ku ndodhet ai tani? Jam i sigurtë që nuk e ke lënë t'ja hedhi paq

Azraeli bëri një nënqeshje ndërkohë që po ndizte një cigare tjetër.

-Në bodrum. Po e trajtoj mjaft mirë-tha me dhëmbë që i kërcitën nga tërbimi-Askush nuk ja hedh paq nëse prekin atë që është e imja.

-Princesha, nuk e meriton. Asnjë femër nuk e meriton këtë-tha Laurenti që po ziente nga brenda.

Të dy ndejtën të qetë, duke pirë cigaret nëpër duar ndërkohë që dielli sapo kishte lindur.

-Më duhet të shtrihem. Alamea me siguri mund të jetë ngritur përsëri. I kam premtuar që nuk do të largohem nga ajo.

Tjetri tundi kokën dhe Azraeli shkoi në dhomë. E gjeti atë në gjumë të thellë. Hoqi trikon, e u fut pranë saj. I vendosi dorën në bel me ngadalë, dhe e afroi pranë vetes me kujdes. Ngatërroi këmbët e veta me të sajat, dhe vendosi kokën afër qafën e së saj. Mori frymë thellë e më pas e la gjumin ta kaplonte.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now