Kapitulli i dyzet

568 33 15
                                    

Azraeli akoma po flinte kur ajo u ngrit dhe zbriti poshtë. Sapo arrinte në kuzhinë, një vajzë bionde e ndaloi.

-Po të kërkon Zoti Lyon në zyrën e tij-i tha. Alamea picërroi sytë drejt saj për një moment para se të zbriste poshtë. Mori frymë thellë para se të trokiste e të futej brenda. E gjeti atë me këmbët e kryqëzuara mbi tavolinë e me sytë sipër në tavan. Nuk lëvizi kur Alamea u fut brenda e u rehatua tek njëra nga kolltuqet në zyrë.

-Doja të diskutoja me ju diçka. Por më parë, dua të sigurohem që ajo çfarë do të flasim tani këtu, dua që të qëndrojë këtu. Dakord?-ai uli këmbët poshtë tavolinës drejtoi trupin dhe më në fund e shikoi në sy. Ndoshta për tu siguruar që ajo nuk do të gënjente.

-N-në rregull-tha Alamea duke e pushtuar një valë faji. Kjo do të thoshte t'ja mbante sekret dhe Azraelit.

-Do ta filloj me një pyetje. Ti je futur në zyrën e Killianit kur ne nuk ishim këtu?

Zemra e Alameas u shtrëngua dhe pohoi me kokë.

-Me fjalë princeshë-tha ai

-Po.

-Ke parë videon në dosjen e hakmarrjes?

-Po

-Dhe dëshiron së pari, të dish kush janë prindërit e tu biologjik?

-E di. Azraeli më tregoi. Më vjen keq për çdo gjë-tha Alamea duke gëlltitur lotët që po luftonin që të dilnin jashtë, duke luajtur me duart e veta.

-E di që të vjen keq. Por ti je e vetmja që mund të na ndihmosh me planin e hakmarrjes-tha Laurenti. Alamea ngriti kokën e habitur.

-Si mundem unë të ju ndihmoj?

-Të na ndihmosh që ta kapim. Që të na ndihmosh ta zëmë në grackë. Pjesa tjetër më takon mua.

-Por unë nuk e di se kush është. As nuk e di se ku është ai

-E di. Do të ndihmoj unë. Thjesht dua të di nëse ti je e gatshme që të na ndihmosh. Je gati të sakrifikosh për Azraelin?

Alamea u mendua pak duke luajtur me duart e veta. Po i dukej sikur po bënte një marrëveshje me djallin, por situatat kishin treguar se mund të kishte besim tek Laurenti. Ai ishte vëllai i Azraelit, nuk mund ta tradhtonte dhe ti bënte keq. Por ishte i gatshëm të vepronte pas krahëve të tij.

Pastaj mendimi që babai i saj, i kishte bërë atë masakër atyre, të gjitha problemet që ai i kishte shkaktuar si fizikisht ashtu dhe mendërisht, e lëndoi. Dëshironte që ti ndihmonte.

-Po, dua-pohoi më në fund duke u përpjekur të dukej sa më e sigurtë. Ishte ndodhur gjithmonë me Azraelin afër tij dhe tani që ishte vetëm po i dukej si një vrasës serial psiko.

-Shumë mirë, atëherë-tha ai dhe i zgjati një plan urbanistik. Alamea vështroi planin ku ndodhej një rezidencë e madhe por paksa e dyshimtë. Vetullat e saj u ngrysën duke kuptuar diçka por nuk ishte dhe aq e sigurtë.

-Këtu ndodhet Valentino-foli Laurenti. Alamea pohoi me kokë që e kuptoi dhe vështroi të gjitha vendet në atë rezidencë. Ajo që i ra në sy ishte "Dhoma e trafikut".  Kraharori i dhembi shumë, dhe pamja thuajse u mjegullua nga lotët që po krijoheshin. Shpresoi që ajo që po mendonte të mos ishte e vërtetë

-A bën ai trafik seksual?-e pyeti me gjysmë zëri. Në mendjen e saj vazhduan të shfaqeshin imazhe që nuk dëshironte ti shihte kurrë.

-Për fat të keq, po-tha Laurenti me shumë qetësi si të ishte diçka normale. Psherëtiu thellë dhe u mbështet në kolltuk për të dëgjuar vazhdimin e asaj historie.

-Babai juaj e di tashmë shumë mirë se kush jeni ju-tha Laurenti-E di që je bija e tij dhe për këtë arsye tani po të kërkon. Ai është informuar që ti je e rrëmbyer nga ne.

-Prit.Çfarë?-pyeti e tronditur Alamea.

-Babai juaj...

-Ai nuk është babai im

-Valentino, do sinjalizohet për një zonë publike, ku do të jeni ju. Do merrni një taksi, do të shkoni në një kafene ku do porosisni një pije. Kur të them unë do shkoni e të takoni një nga njerëzit e ba...Valentinos.

-Si mund ta dini ju se çfarë do të ndodhë?-e pyeti duke ngritur vetullat në mënyrë pyetëse. Ai e vështroi në mënyrë të turbullt me sytë e picërruar

-Mundesh ta mbyllësh gojën dhe të dëgjosh? 

-Po mundem ta bëj. Por Azraeli...

-Ai nuk do të marr vesht asgjë për momentin. Nëse e merr vesht, atëherë, ai të mbyll brenda dhe nuk lejon që kjo të ndodhë. Kam kuptuar se është më tepër mbrojtës ndaj teje.

-Në rregull-tha Alamea duke e pushtuar përsëri një ndjenjë faji

-Kur të takosh burrin e Valentinos, dua që të sillesh si e frikësuar. Mund ti thuash që të kemi treguar gjithçka për Valentinon dhe lutju që të dërgoi tek ai. Për të të ndihmuar që të "shpëtosh" nga ne. Pasi ai të të dërgoi tek Valentino, thuaj që të rrëmbyem. Ti përdore Azraelin që të lejoj të dalësh dhe më në fund ti munde të dalësh nga shtëpia e vetme.-i thotë ndërkohë që Alamea po e dëgjonte me vëmendje.

-Gjithçka që të nevojitet të bësh është që të gjesh kodet e tij të sigurisë dhe ti mbyllësh ato. Të gjitha. Do të të jap këtë telefon-i tha duke i drejtuar një telefon bashkë me disa kufje-dhe do vendosësh kufjet. Do të jemi gjatë gjithë kohës në kontakt. Do të dëgjoj çdo gjë dhe do të jem aty në momentin e duhur. Bashkë me Azraelin

Alamea tundi kokën e priti që ai të vazhdonte përsëri

-Mund të thuash "Jam gati" pesë minuta para se të mbyllësh ndonjë gjë. Unë do ta kuptoj dhe do të jem në veprim. Koha është shumë e rëndësishme. Kemi njëzet minuta kohë derisa të heqim qafe rojet e tij, përpara se ai ta marrë vesht që ne jemi në rezidencë-përfundoi ai dhe u mbështet në kolltuk plotësisht.

Ishte një plan i rrezikshëm por mund të bëhej.

-Çfarë mund të bëj unë pasi të kem mbyllur kodet?

-Të prisni jashtë si një princeshë e bukur dhe e vogël. Ne do të merremi me çdo gjë. Ti do jesh e mbrojtur nga ne, dhe do jesh e pazbuluar.

-Dhe kur do ta bëjmë këtë?

-Sonte. Kur im vëlla të bie në gjumë. Ai nuk do marrë vesht asgjë, do kujdesem unë që t'ja tregoj më pas. Më pas do t'ia shpjegosh dhe do e qetësosh ti më vonë.

-Ai do të më urrej-nëpërdhëmbi Alamea.

-Dhe mua po ashtu. Por do të qetësohet-e siguroi ai. Alamea u ngrit e menduar dhe sapo ktheu kurrizin, zëri i Laurentit e ndaloi të hapte derën

-Dhe princeshë-tha dhe ajo u kthye drejt tij duke kapur një çantë. Hapi çantën ku ndodheshin një palë rroba të zeza e një kapele-Të duhen për sonte që ti veshësh.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now