Kapitulli i pesëmbëdhjetë

529 34 13
                                    

Kishin mbërritur para një vile tre katëshe, super luksoze e super gjigande.

-Çfarë po bëjmë këtu?-pyeti me sytë e ngulur drejt vilës-Nuk më duket ndonjë vend normal....Azrael

Zbriti pas tij dhe i doli para.

-Mund të më japësh një shpjegim? Mendoj se e meritoj .

-Jo tani, ma cherie. Më vonë-i pëshpëriti-Tani shkojmë brenda.

Bashkë me Orianën dhe Evën pas, u futën brenda. Sapo shkeli dyshemenë e asaj shtëpie, kuptoi se gjithçka bërtiste pasuri. Rreth rezidencës kishte shërbëtorë dhe roje, gjë që bëri që ajo të picërronte sytë në mënyrë të dyshimtë.

-Ku më keni sjellë kështu?-pyeti. Azraeli i vendosi dorën në supe dhe i buzëqeshi.

-Ju nuk dini asgjë ma cherie-ishte e vetmja gjë që i pëshpëriti para se të ngjiteshin drejt katit të sipërm. Muret e asaj rezidence ishin në ngjyrë të kuqe te
errët, pothuajse te zeze dhe perziheshin mirë me
dyshemenë e mermerit. Teksa ecnin, Alamea vuri re shërbëtoret me kokën ulur.Ajo gjithashtu nuk mund të mos shihte një mavijosje në njerën nga faqet e tyre. Rojet kishin secili nje armë teksa ecnin nëper
shtëpi. Qoftë në dorë, qoftë në brez. Çfare dreqin ishte kjo?

-Ky është kati im-i shpjegoi Azraeli sapo kishin hipur në katin e tretë.

-Çfarë do të thuash me "kati im"?-e pyeti Alamea.

-Askush nuk lejohet në këtë kat, përveç meje. Tashmë dhe ti-shpjegoi duke ecur para me hapa të ngadaltë. Alamea e ndoqi pas duke shikuar çdo cep të atij kati. Azraeli i tregoi kuzhinën, dhomën e ndenjës, vaskën e nxehtë, dhe ballkonin; të gjitha të vendosura në një kat.

-Ky vend është i lezetshëm-pranoi ajo teksa shikonte përreth. Sytë e saj u ngritën në buzëqeshjen e Azraelit teksa shikonte Alamean-Por, përsëri nuk më pëlqen ky vend.

-Përse ?

-Sepse më ngjall shumë frikë, mister dhe diçka të errët. Si në filmat aksion, me mafie-një rrënqethje trupi i kaloi dhe mblodhi krahët në gjoks.

-Keni ftohtë?-e pyeti kur vuri re dridhjen e trupin që ajo bëri.

-Jo-ngriti supet dhe vazhdoi duke ndjekur pas Azraelin. Ai hapi një derë dhe ndjeti aty derisa Alamea u fut brenda.

-Përse ndodhemi këtu?-e pyeti pa e zgjatur më tej-Çfarë janë gjithë këto burra me armë që shëtisin nëpër këtë shtëpi? Çfarë lidhje keni me gjithë këtë ?

Azraeli hapi gojën që të fliste por e mbylli kur dera bëri zhurmë. Brenda u fut një burrë me një kufje në vesh, i veshur komplet zi, me valixhen e Alameas. Vendosi valixhen në dhomë dhe u largua me urdhrin e Azraelit.

-Kush jeni ju?-pyeti përsëri. Duke shikuar se si ato njerëz përuleshin para tij, bënin si thonte ai dhe nuk guxonin ta shikonin në sy, vazhdoi të dyshonte. Ajo nuk dinte kurrëgjë rreth tij.

-Azrael Lyon

-E di emrin dhe mbiemrin tuaj, idiot-i tha me nerva

-E gjithë rezidenca është e imja-shpjegoi ai-Jemi këtu, se ishim të rrezikuar në shtëpinë ku ndodheshim. Kjo ju mjafton të dini për momentin.

-Nga kush ishim të rrezikuar?-e bëri pyetjen

-Do e kuptosh me kohën zemra ime. Kjo është dhoma juaj.

I la një puthje në ballë para se të dilte e ta linte vetëm me pyetjet që po buçisnin në kokën e saj si bubullima. Duke mos pasur se çfarë të bënte, mori valixhen që të sistemonte rrobat. Kur hapi raftin shikoi një sërë rrobash të tjera,  gjitha në masën e saj. Funde, pantollona, këmisha, triko, fustane nga më të ndryshmet....

Pasi sistemoi rrobat, hapi dritaren e ballkonit dhe shikoi pyllin përballë saj; pemët e errëta dërguan një atmosferë qetësuese tek ajo. Papritur sytë e e saj u ndeshën me pamjen e një burri që fshihej pas njërës prej pemëve.

Ai ishte i gjakosur dhe dukej se dikush kishte ushtruar një dhunë mizore ndaj tij. Ai kishte flokë ngjyrë gështenjë, që ngadalë po merrnin ngjyrën e kuqe, falë gjithë gjakut që po i rridhte. Trupi i tij kishte kishte mavijosje dhe plagë, së bashku me fytyrën e tij që i ngjante syve të zinj dhe gërvishtjeve të dhimbshme.

Në momentin që sytë e tij takuan të sajët, ajo u fut brenda pasi frika e goditi në kraharor. U dëgjua një e shtënë e fortë, e cila e shoi kureshtjen e saj , se çfarë do ti ndodhte atij. Ngadalë ajo u kthye përsëri në ballkon për të parë gjakun që e rrethonte burrin; dukej i pajetë.

Zemra e saj pushoi së pompuari për një sekond,
përpara se tingulli i vetëm që ajo mund të dëgjonte ishte rrahja në gjoks. E vetmja gjë në trupin e saj që
e mbante gjallë ishte të fiket ngadalë pasi frika e
mbante atë të qëndrueshme.

Të njëjtat sy të zinj torturues shkëlqenin brenda syve te saj, ndërsa një buzëqeshje u ngjit në fytyrën e tij. Ai kishte një armë të siguruar në dorë ndërsa gjuha e tij rrëshqiti buzën pothuajse në lëvizje të ngadalte.

Ajo hoqi shpejt vështrimin larg, më në fund duke u larguar nga ekstaza që ai e futi. Dora e saj u ngjit në kraharorin e saj ndërsa ajo lëshonte marrje të mëdha ajri. Ajo sapo kuptoi se ai qëlloi atë të gjorin të rrahur dhe ajo ishte dëshmitare e kësaj.

Me kë ishte martuar kështu? Kush ishte ai në të vërtetë? Pse e vrau atë ?

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now