Kapitulli i shtatëmbëdhjetë

626 32 16
                                    

-Ku po shkojmë?-e pyeti teksa zbriste shkallët. Ai i hodhi një vështrim, një vështrim të kënaqur në fytyrë ,përpara se të kthej e të vazhdonte rrugën.

-Je shumë kurioze apo jo?-e pyeti me theksin e tij francez.

-Dua thjesht ta di-tha e hutuar.

Ai u fut në një zyrë, dhe mbajti derën hapur për Alamean. Ishte një vend i këndshëm dhe të ngjallte pak ngrohtësi. U ul në kolltukun ngjyrë të kuqe dhe Killiani zuri vend në anën e tij.  E shikon Killianin në sytë e tij të smeraldë dhe i zvarrit drejt një tatuazhi në qafën e tij. Ai ashtu si Azraeli, bënin konkurencë me perënditë greke, për bukurinë që kishin.

-Djali im, është paksa gjaknxehtë kur bëhet fjalë për një femër-tha ai dhe Alamea picërroi sytë me dyshim.

-Djali juaj? Pra, Azraeli është djali juaj?

-Jo fjalë për fjalë, por le të themi, që e konsideroj si timin duke marrë parasysh rrethanat-shpjegoi ai me qetësi. -Unë isha aty për të kur kishte nevojë për mbështetje shpirtërore, por nuk e ndihmova në punën e tij. Gjithçka që ju shihni , kjo rezidencë, fuqia e tij, është falë tij. Të gjitha erdhën prej tij. Prandaj tani më duhet të të them disa gjëra.

U ngrit në këmbë dhe kapi dorën e saj duke e ndihmuar që të ngrihej nga karrigia. Ai ishte afër, shumë afër. Era e kolonjës dhe mentes në frymën e tij, i ngacmuan hundën.

-Çfarë gjërash?-pyeti në siklet duke mos e shikuar në fytyrë

-Omerta, Alamea-tha. U mundua të mos e kthente kokën për tu përballur me të, por dora e tij u zhvendos në qafën e saj, kur ai ia ktheu kokën për tu përballur me fytyrën e tij shumë afër të sajës.

-Kodi i heshtjes-foli ai me pëshpëritje e me frymën që binte mbi fytyrën e saj

-Përse vazhdoni të më prekni?-e pyet me gjysmë zëri kur dora e tij shëtiti në kurrizin e saj.

-Kërkoj ndjesë. Azraeli nuk mban kurrë një vajzë kaq gjatë, sa të ka mbajtur ty. Zakonisht të gjitha kanë tendencë të vijnë tek unë-tha me sytë e tij që zvarriteshin në buzët e saj. Alamea bëri disa hapa mbrapa dhe ra përsëri në kolltukun që ishte ulur. Ai qeshi errët para se të kthehej e të ulej në vendin e tij.

Me tu larguar, dukej se më në fund mund të merrte frymë e la frikën të qetësohej.

-Unë jam e martuar me Azraelin-e informoi dhe Killiani tundi kokën se e dinte.

-Omertà është kodi i heshtjes. Është një gjë në këtë botë që duhet t'i përmbahesh, nëse dëshiron të mbijetosh dhe ajo është omertà. Ajo që shihni, dëgjoni, shijoni apo edhe nuhatni duhet ta mbani për vete. Gjithçka përfshi dhe informacionet të dobishme, të ndarë me Donin-shpjegoi pas disa çastesh. Vetullat e saj bashkohen në mënyrë konfuze me fjalën e fundit që ai përdori; Don.

-Don? Si Don i një mafie?-pyeti. Për kë e kishte fjalën konkretisht. Mos e kishte fjalën për Azraelin ? Mënyra se si silleshin të gjithë këtu në këtë rezidencë, të bënte të kuptonte që ishte ai Doni.

-Pikërisht. Doni i mafias Fanceze.-pranoi ai duke shikuar çdo shprehje që shfaqte në fytyrën e saj; frikë, hutim, tmerrim...

-Dhe kush është ai?-bëri pyetjen dhe uli sytë mbi duart e veta

-Nuk e dini?-pyeti i habitur. Mesa duket kishte menduar se ajo i dinte. Ajo mohoi me kokë.-Më fal, mendova se ju e dinit. Meqë erdhët dhe këtu. Asnjë nuk futet në këtë shtëpi aq lehtë sa ju. Dhe asnjë nuk zhvendoset aq lehtë në katin e Azraelit, qoftë dhe gruaja e tij. Por duket se je një person i rëndësishëm për të, që arriti dhe të solli në katin e tij

Pësoi një heshtje para se Killiani të vendoste që të fliste përsëri

-Drejtuesi, Bossi, shefi dhe Doni i kësaj mafias, është Azraeli, ma beauté(e bukura ime)-tha Killiani dhe Alamea ngriti kokën

-Ju gënjeni-i tha. Ai qeshi fort duke çuar kokën pak pas dhe më pas tundi kokën.

-E përse duhet të të gënjej?-pyeti-E keni vënë re kur u futët në këtë rezidencë që asnjë nuk mund ta shikojë në sy ? Dhe që të gjithë përkulen para tij si të ishte një mbret?

Ajo nuk foli, sepse i kishte vënë re të gjitha këto që ai sapo tha.

-Mendoj se e kuptuat mesazhin. Mund të shkoni-i dha lejen dhe ajo vrapoi në katin e tretë. Hapi çdo derë, deri kur gjeti Azraelin me flokët e lagur dhe me një peshqir që mbulonte nga mesi e poshtë. Ajo ktheu menjëherë kurrizin , me sytë e mbyllur fort.

-O Zot, më fal. Nuk doja-tha me të shpejtë.

-Çfarë ndodhi?-pyeti qetësisht.

-Vishu njëherë-tha ajo dhe priti deri sa ai të vishej.

-Mund të kthehesh-i tha dhe ajo u kthye ngadalë. Lëshoi frymën e lehtësur kur e shikoi të veshur-Më thuaj. Je zverdhur në fytyrë.

-Ti je Doni?-pyeti drejtpërdrejtë dhe ai filloi të qeshte. Në fillim i pëlqeu e qeshura e tij por më pas vazhdoi ta acaronte.

-Të bëra një pyetje Azrael-i tha e acaruar në kulm.

-Pra, Killiani të tregoi?-e pyeti me qetësi-Çfarë tjetër të tha?

-Ju jeni Don i mafias Franceze. Që ju nuk mbani një femër aq gjatë sa më keni mbajtur mua sepse të gjitha joshen nga Killiani-foli dhe shikoi se si fytyra e Azraelit mori një shprehje të frikshme-Dhe kodin e heshtjes Omerta.

Ai u afrua ngadalë drejt saj deri kur e përplasi në derë e vendosi dy duart anash për ta bllokuar midis tij

-Dhe ti u joshe nga Killiani?-e pyeti rrezikshëm. Alamea u gëlltit para se të përgjigjej.

-Ai më futi frikën-tregoi ajo-Mu afrua kaq afër sa jemi ne të dy tani, më kapi nga qafa e më pas shëtiti dorën mbi kurrrizin tim dhe..dhe mendova se do më puthte...por....nuk e bëri

-Ai bir bushtre-i ra derës fort dhe Alamea mbylli sytë fort e frikësuar, sepse për një moment mendoi se do qëllonte atë.

-Alamea, jo, më fal-i tha duke kapur fytyrën me dy duart e tij-Nuk doja të të bëja keq ty.

-E kuptova-tha ajo me gjysmë të zërit. Azraeli përplasi buzët me të sajat dhe e e puthi atë egër deri kur buzët e tyre ishin skuqur.

-Je e uritur?-pyeti mbi buzët e saj.

-Po-pëshpëriti

-Më prit, këtu. Erdha

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now