32. Do jem gjithnje duke pritur per ty.

71 8 8
                                    

Nderkohe, ne nje shtepi gjigande ne Stamboll, nje mashkull me floke bjond dhe me nje fasho te zeze qe i mbulonte njerin sy, ishte ulur ne nje karrige, duke pare jashte dritares se madhe qe qendronte perballe tij dhe po e godiste tavolinen lehte me njerin gisht. Nje, dy, tre. Nje, dy tre...Vazhdonte te levizte gishtin ne te njejtin ritem, po papritur ndaloi dhe dukej konfuz, por edhe pak i entuziasmuar.

"Volkan! Emel!" Bertiti ai dhe vetem pak sekonda me vone, dy miqte e tij u gjenden menjehere ne dhome, por shqetesimi dukej qarte ne fytyrat e tyre.

"Cfare ka, Hedeon? A ndihesh mire?" E pyeti Emel dhe shkoi menjehere drejt tij, por ai kapi nje harte qe ndodhej ne tavoline dhe e vendosi para Emel, duke e habitur pak.

"Me thuaj, çfare mund te bej per ty?" E pyeti ajo, tashme pak konfuze.

"Ajo me degjoi. E ndjej...ajo e mori mesazhin tim me ne fund. Isha duke humbur shpresat, por aftesia e saj eshte aktivizuar me ne fund. A mund te gjesh ku ndodhet, Emel?"

"Me fal, Hedeon. Aftesia ime me lejon te gjej te gjithe njerezit e evoluar qe ndodhen kudo ne bote, por nuk e di cili prej tyre mund te jete ajo." Tha Emel, duke ulur pak koken. Donte vertete ta ndihmonte, por nuk mundej.

"Te lutem, provoje. Ajo eshte shpresa e fundit e gjithe njerezimit! Me duhet ta gjej, duhet ta mbrojme...nese ajo vdes, raca njerezore zhduket nga ekzistenca!" Bertiti ai papritur. "Dhe ajo eshte ne rrezik..." Pershperiti duke goditur tavolinen me grusht.

"Por, as ti nuk e di kush ajo eshte. Si supozohet te gjejme nje person qe as nuk e njohim? Te pakten na thuaj nje emer ose gjithçka qe di mbi te." Tha Volkan.

"Eshte nje femer qe ka aftesine me te veçante dhe me te tmerrshme ne bote...ajo mund te mar çdo aftesi te çdo personi te evoluar dhe ti bej te gjitha ato aftesi te sajat." Shpjegoi ai duke kaluar duart neper floket e tij vazhdimisht. Ishte pak i shperqendruar dhe i shqetesuar ne te njejten kohe.

"Eshte vertete nje aftesi e tmerrshme. Perse e do kete femer gjalle? Une them ta vrasim, nese kemi mundesine. Asnje person i tille nuk duhet te ekzistoje." U degjua zeri i Halonas, mikes se tyre, e cila kishte vetem pak çaste qe kishte mberritur aty dhe gjendej e mbeshtetur pas deres.

Emel dhe Volkan u tremben sapo degjuan ato fjale. Po e shikon Halonan plot keqardhje, duke e bere te ndihej konfuze. Ata e dinin sa e rendesishme ajo femer ishte per shefin e tyre dhe per te gjithe njerezimin. Ai kishte vite te tera qe kerkonte per te, ndoshta jete te tera...Halona dukej sikur nuk e donte jeten nese fliste ne ate menyre per njeriun me te rendesishem ne bote.

"Perserite edhe njehere ate qe the." Foli Hedeon papritur. Zeri i tij nuk tingellonte i shqetesuar si me pare, ishte komplet ndryshe. Zeri i tij i ftohte, pas asnje emocion, i beri te tre te ndjenin nje frike qe nuk e kishin ndjere as prej zombive me pare. Emel dhe Volkan po e shanin Halonan ne mendjen e tyre. Ajo ndoshta donte te bente vetevrasje, por ata donin te jetonin per pak me gjate.

Hedeon u ngit ne kembe ngadale dhe vendosi njeren dore mbi syrin e fashuar dhe ne ato momente te tre humben te gjitha shpresat per te dale prej kesaj dhome te gjalle. Nese Hedeon e hiqte ate fasho prej syrit, ata do vdisnin ne menyren me te tmerrshme...Ai ishte gati ta bente, kur degjoi nje ze te embel ne mendjen e tij qe e beri te ndalonte çdo veprim dhe ta degjonte me vemendje.

'Kush je ti? Si arrite te futesh ne mendjen time? Cfare kuptimi ka ajo zhurma qe perseritet vazhdimisht? Kjo nuk eshte nje gje qe nje zombi mund te beje...prandaj ti duhet te jesh ne njeri. Cfare lloj aftesie eshte kjo e jotja? Perse je ne mendjen time? Me kthe pergjigje, dreqin. Me duket sikur do çmendem nese e degjoj kete zhurme per me gjate.'

'Me fal, me vjen kaq keq. Duroje pak me shume. Dhe qendro gjalle derisa une te te gjej. Vetem se...kam nevoje te di emrin tend dhe ku ndodhesh.'

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now