3. A eshte ky fundi i botes?

116 18 23
                                    

"A eshte ky vertete fundi i botes?" Agata ishte ulur ne dysheme duke u mbeshtetur pas murit dhe kishte rrethuar veten me duar. Dukej e tmerruar, ndersa Kiba nuk kishte folur per rreth gjysme ore. Ai qendronte ne ballkon, duke pare qytetin, ndersa Alhena kishte mbaruar 6 cigare duke pritur per ta.

"Ju e dini qe ky eshte realiteti tashme, por thjesht nuk doni te pranoni qe gjithçka po shkon ne ferr." Tha Alhena pas pak, por ata dukeshin aq te shokuar, sa nuk mundeshin as te pergjigjeshin. E dinin qe ajo kishte te drejte, por nuk donin te besonin se ky ishte realiteti.

"Agata, perse nuk shkon te flesh? Do te largohemi qe ketu sapo te lind dielli. Ben mire te qetesohesh deri atehere. Edhe ti, Kiba." Agata u ngrit ne kembe menjehere dhe filloi te ecte drejt dhomes se Alhenas, ndersa Kiba nuk levizi aspak prej aty.

"Hej, mjaft. Asgje nuk ka per te ndryshuar edhe sikur te qendrosh aty e ta veshtrosh qytetin gjithe naten." Alhena iu afrua dhe i vendosi njeren dore ne shpatull.

"Sot nuk keni pare asgje, por neser do shikoni se çfare eshte vertete ferri. Shko te flesh edhe ti." Ai kafshoi buzen, donte te bertiste prej inatit. Donte qe dikush ti thoshte se kjo nuk ishte reale, por beri ashtu si i tha ajo dhe u shtri ne divan.

Alhena qendroi zgjuar gjate dhe arriti te flinte vetem dy ore. Edhe perse e dinte qe ketu ishte e sigurt, te pakten per sonte, kishte 10 vite qe kishte fjetur pothuajse me nje sy hapur dhe ishte e pamundur te relaksohej. Kur dielli lindi, ajo zgjoi dy miqte e saj dhe te tre u bene gati per tu larguar prej aty. Secili kishte nje çante shpine plot me ushqime, uje, disa rroba dhe arme. Agata po mbante ne doren qe i dridhej nje pistolete, ndersa Kiba mbante shkopin e bejsbollit. Alhena ishte perpjekur ti mbushte mendjen se nje arme do i duhej, por ai refuzoi.

"Hej, neqofte se nuk pershtateni dot me kete bote, keni per te vdekur ne menyra te tmerrshme. A jeni gati?" Te dy pohuan me koke dhe sapo ajo hapi deren, e ndoqen jashte apartamentit.

"Perpiquni te mos krijoni zhurme, zombit jane teper te ndjeshem ndaj tyre."

"Por, a ka vertete zombi ne kete pallat? Dua te them...nese njerezit kane qendruar brenda apartmentit te tyre mbreme, ashtu si ne, ata nuk mund te jene kthyer ne zombi...apo jo?" Pyeti Agata.

"Kur njerezit jane te paralizuar prej frikes ose kur ndjejne nje terror te papershkrueshem, ata nuk arrijne te mendojne qarte dhe instikti i tyre i pare eshte te vrapojne, te largohen menjehere prej rrezikut."

"Ke te drejte, me siguri shumica e tyre jane perpjekur te largohen dhe..."

"Dhe jane kthyer ne zombi." Perfundoi ajo fjaline e Kibas. Te tre po ecnin drejt shkalleve qe te çonin ne katin e meposhtem, ndersa bisedonin.

"Perse nuk perdorim ashensorin?" Pyeti Agata pas pak.

"Sepse ka shume mundesi qe ndonje zombi te kete ngecur aty brenda. Per me teper, ashensori krijon zhurme dhe terheq zombit. Pastaj, besoj se elektriciteti do nderpritet shume shpejt ." U pergjigj Alhena dhe ndaloi hapat menjehere sapo kuptoi se diçka nuk shkonte. Nuk degjohej asnje zhurme sado e vogel dhe qetesia mbizoteronte ne kete kat.

"Gjithçka ne rregull, Al?" E pyeti Kiba.

"Le te largohemi sa me shpejt prej ketu." Tha ajo dhe nxitoi hapat drejt shkalleve. Te dy e ndoqen pa thene asgje. Heren e pare kur kishte ndodhur apokalipsi, Alhena kishte mar armet prej apartamentit te saj dhe ishte larguar me nxitim, duke vrare çdo zombi qe i dilte para. Atehere i ishte dukur vetja si nje superheroine prej ndonje filmi dhe i vinte te qeshte vetem kur e mendonte. Atehere gjithçka i ishte dukur si nje loje dhe nuk e kuptonte se sa serioze ishte gjendja.

Arriten te zbrisnin deri ne katin e dyte pa pare asnje zombi, por gjendja ne katin e pare ishte krejt ndryshe.

"Nuk kemi pare asnje zombi deri tan-Ahhh." Kur Agata bertiti, ajo drejtoi armen drejt zombit qe ndodhej afer saj dhe ai ra ne toke menjehere. Kiba nuk kishte arritur te reagonte ne kohe dhe Agata ende po dridhej prej frikes.

Apokalipsi 111Donde viven las historias. Descúbrelo ahora