56. Do te kthehem nga bota e te vdekurve per ty.

62 11 2
                                    

Ate nate te gjithe gjeten nje vend te rehatshem, duke qene se laboratori ishte gjigand dhe kishte plot dhoma bosh. E kaluan naten ne qetesi dhe per here te pare pasi filloi apokalipsi, po ndiheshin pak me te sigurte. Te flinin ne nje vend me siguri kaq te larte pasi kishin fjetur neper makina ose lloj lloj vendesh te tjera, ndersa zombit endeshin rrotull, ishte vertete nje ndjesi e pabesueshme.

Por jo te gjithe ishin kaq te qete. Shumica nuk e hiqnin dot prej mendjes faktin qe bota mund te shkaterrohej pas dy ditesh.

Dimitri ishte ulur ne nje shtrat dhe kishte nje liber ne dore, dukej sikur ishte teper i perqendruar, por ne fakt ishte thelle ne mendime dhe aq i hutuar, sa nuk e kishte vene re deren e dhomes te hapej e te mbyllej serish.

Alhena qendroi prane deres per pak çaste, duke e veshtruar plot vemendje, me nje buzeqeshje te trishte ne fytyre, pastaj filloi te ecte ngadale drejt shtratit, duke e trembur pak ndersa zgjati doren dhe i mori librin prej duarve. Dimitri ngriti koken te shikonte buzeqeshjen e saj.

"Çfare ke ne mendje?" Alhena hodhi librin ne toke, pastaj u ul ne prehrin e tij, pa i largur syte prej tij per asnje çast. Vendosi duart ne shpatullat e tij, ndersa Dimitri rrethoi belin e saj me krahet e tij.

"Asgje interesante." Genjeu. Ajo e dinte shume qarte nese Dimitri po thoshte te verteten apo jo. Madje e dinte se me siguri po mendonte se çfare do te ndodhte pas dy ditesh. Ndersa Alhena kishte 'vdekur' kaq shume here, sa as nuk i bente me pershtypje vdekja e saj.

Tani qe iu kthyen kujtimet, e kuptoi se asnjehere nuk kishte pasur nje arsye te forte per te jetuar. Nese bota po shkonte drejt fundit, atehere perse te mundohej te mbijetonte? Ndonjehere donte ti dilte para nje zombi dhe thjesht ta linte ta kafshonte. Nese kthehej ne zombi, nuk do te mendonte me per asgje, apo jo?

Por kur shikonte kete person qe po perjetonte kaq shume dhimbje, madje per fajin e saj, dhe perseri aktronte sikur gjithçka ishte totalisht ne rregull dhe sikur fundi i botes nuk ishte asgje per tu shqetesuar, irritohej me shume e thjesht nuk dorezohej dot.

Nuk donte ta shikonte ne ate gjendje me gjate. Kur mendonte se Dimitri kishte vuajtur vazhdimisht, donte te bente diçka, donta ta ndihmonte, donte te largonte te gjithe dhimbjen e tij ose ta transmetonte te vetja. Donte vetem te shikonte nje buzeqeshje te sinqerte ne fytyren e tij.

Ajo kurre nuk kishte dashur nje te ardhme, ndonjehere i dukej sikur ishte nje njeri pa zemer. Nuk i interesonte aspak, per asgje, prandaj as nuk ishte munduar te shpetonte racen njerezore ne fillim. Aurelius e kishte mar seriozisht kete gje, por ajo thjesht po tallej gjate gjithe kohes. Ajo as nuk donte ta shpetonte racen njerezore. E perse ta bente? Shumica e njerezve ishin kaq te ndryre, kaq...te parendesishem.

Beri nje buzeqeshje mizore ne ato çaste, duke e habitur pak Dimitrin.

"Çfare ke? Me thuaj. Une jam ketu." Ai kaloi nje dore butesisht ne faqen e saj duke e perkedhelur. Alhena i kapi doren menjehere dhe mbeshteti koken ne doren e tij.

"Po mendoja se mamaja ime kishte te drejte kur me thoshte 'Je tamam si babai yt. Jeni te dy kaq te pashpirt'. Tani e kuptoj perse ajo nuk me besonte asnjehere. Une i ngjaj vertete shume babait tim, kemi pothuajse mendime te njejta. Atij nuk i interesonte kjo bote, prandaj mori pjese ne nje plan te çmendur si GENESIS. Ne fakt, ndonjehere edhe mua me duket nje plan i mire. Po te mos ishte per Aurelius, as nuk do isha munduar kurre te shpetoja boten."

Ajo tha gjithçka qe i vinte ne mendje, pa ndrojtje. As vete nuk e kuptonte se si Dimitri e bente te ndihej kaq rehatshem prane tij. Ndjente sikur ketij personi mund ti thoshte gjithçka pa problem dhe nuk kishte frike, sepse ai nuk e gjykonte asnjehere.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now