28. A do vdesim ketu?

56 9 2
                                    

"Katsumi...nuk po kundershtoj, por a je e sigurte qe do vish me ne?" E pyeti Bellamy ndersa shikonte miqte e saj te largoheshin. Darko pyeti edhe Rasvan, Ilarion dhe Monan nese donin te largoheshin me ta dhe kur ai i tregoi per rrezikun ne te cilin ndodheshin ketu, ata pranuan te largoheshin menjehere.

"Nuk dua te jem babysitteri juaj, por nuk kam zgjidhje tjeter." U pergjigj ajo. Megami ishte ai qe po drejtonte makinen dhe u nisen menjere pasi te tjeret u larguan.

"Do ndjekim te tjeret sepse eshte vetem nje rruge qe te nxjerr prej ketij fshati, por shpresoj mos te rrethohemi prej zombive qe ketu." Komentoi Megami, pastaj hodhi syte drejt Alhenas dhe hezitoi pak para se te fliste. "Perse erdhe me ne? Ti e di qe ka shume mundesi qe te gjithe te vdesim ne ate qytet."

"Ndryshe nga ty, une kam pak shprese." Ia ktheu ajo. Shpresa e tyre e vetme ishte motra e tij, Vesna.

Te treja makinat ndodheshin njera pas tjetres, duke ecur neper rruget e fshatit. Papritur, makina e Darkos ndaloi dhe para tyre doli nje tufe me zombi.

"Dreq. Kthehu pas." Bertiti Alhena menjehere. Megami u kthye menjehere, por shumica e rrugeve ishin plot zombi. "Shko drejt kishes." Tha Alhena dhe ai ashtu beri. Nderkohe, ajo nxorri doren ne dritare dhe i beri nje shenje makines pas saj qe te mos i ndiqnin. Megami e ndaloi makinen prane kishes dhe e kuptoi se çfare Alhena donte te bente, prandaj provoi te dilte prej aty, por Bellamy nuk e lejoi.

"Qendro ketu. Do shkoj une ti bie kembanes se kishes." Tha ai, por Megami ishte gati te kundershtonte. Bellamy nuk mund te shkonte askund i vetem, ai ishte si nje femije qe kishte nevoje per mbrojtje gjithnje.

"Do e shoqeroj une. Prit ketu vetem dy minuta. Nese zombit vijne drejt teje, largohu. Une dhe Bellamy do gjejme nje menyre per te ardhur te ty." Tha Alhena dhe te dy dolen menjehere prej makines, duke e habitur Megamin.

"Eshte e rrezikshme." Bertiti ai.

"Ai eshte i sigurte me mua." Ia ktheu Alhena dhe vrapoi pas Bellamy. Te dy u futen ne kishe menjehere. Alhena ndoqi Bellamy, ndersa ai beri kembanat e kishes te binin dhe u larguan me nxitim prej aty. Megami po i priste jashte, por nderkohe rreth 10 zombi po vinin me shpejtesi drejt tyre. Bellamy dukej ne panik dhe ndaloi menjehere, duke pare drejt tyre plot frike.

"Bellamy, vrapo drejt makines." Tha Alhena dhe nxorri dy arme, duke shenjestruar zombit. Arriti te qellonte tre, por te tjeret po vinin me shpejtesi drej tyre dhe Bellamy nuk po levizte prej deres se kishes.

"Bellamy vrapo!" Bertiti Alhena perseri dhe ai dukej sikur u permend ne ato momente, por ishte teper i frikesuar te shkonte drejt makines, sepse pa zombit qe po vinin nga te gjitha anet.

"Ne djall!" Bertiti Megami dhe nisi makinen dhe nuk u largua prej aty, por shkoi drejt atyre te dyve. Alhena po qellonte çdo zombi qe i afrohej atyre, por po shtoheshin ne numer. Kur pa makinen te vinte drejt tyre, uli armen, kapi doren e Bellamy dhe e terhoqi per te vrapuar drejt makines. Megami shtypi te gjithe zombit qe i dolen perpara derisa arriti prane tyre. Alhena hapi deren me nxitim, shtyu Bellamyn brenda dhe nxorri serish armen per te qelluar zombit qe ndodheshin pas saj, pastaj u fut ne makine dhe Megami rriti shpejtesine, por ishte teper e veshtire tashme te largoheshin prej aty.

Darko dhe te tjeret u larguan menjehere prej fshatit kur degjuan kembanat e kishes dhe kur rruget me ne fund u boshatisen. Te gjithe zombit po shkonin drejt kishes, ndersa Alhena dhe dy djemte kishin ngecur aty. Bellamy ishte gati te qante kur pa se makina u rrethua nga zombi ne te gjitha anet.

"Dreq, jane shume prej tyre." U ankua Megami dhe po i binte timonit me dore.

"Te thash te largoheshe pa ne. Perse nuk e bere?" E pyeti Alhena.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now