78. E ardhmja.

54 4 7
                                    

Nje alarm u degjua ne dhomen e bardhe, dhe pak me vone nje crypod u hap, duke zgjuar keshtu personin brenda.

Hedeon hapi syte dhe u ngrit ngadale. I dukej sikur kishte bere nje gjume te gjate dhe te qete, por e dinte se ne qofte se cryopodi i tij hapej, atehere bota mund te jete serish e banueshme.

Pasi u ngrit ne kembe, ai hodhi shikim drejt cryopodit tjeter qe ndodhej ne dhome. Misa po flinte ende. Ai e kishte programuar cryopodin e saj ne nje menyre te veçante. Askush nuk mund ta zgjonte Misan perveç tij.

Si fillim, ai vezhgoi te gjitha aparatet qe rrethonin Misan. Kur kuptoi se gjithçka ishte ne rregull, u lehtesua.

Pastaj, doli prej dhomes dhe u ngjit nje kat me lart, ku ndodhej zyra e tij. Kjo ishte dhoma kryesore, ku ndodheshin gjerat me te rendesishme.

Ai vendosi te shikonte gjendjen neper bote si fillim, dhe u habit, por gjithashtu u trishtua. Keto ishin pasojat e veprimeve te tija.

Ishte duke kontrolluar nese gjithçka ishte ne rregull neper bazat e tjera, kur vuri re diçka te çuditshme.

ARCADIA3: 296/300

Kater persona ishin zgjuar. Si ka mundesi? Ata nuk mund te zgjoheshin, nese Hedeon nuk jepte nje komande te tille.

Duke qene se situata ishte e çuditshme, ai vendosi te kontaktonte bazen ARCADIA3, por per nje arsye te panjohur, nuk mund te komunikonte me ta.

"Si ka mundesi?" Pershperiti ai, tashme i acaruar.

Nuk dinte çfare te bente, perveç se te analizonte çdo gje. Kuptoi se bota ishte serish e banueshme, por a duhej ti zgjonte te gjithe te tjeret?

Nese nuk kontaktonte dot njeren baze, kishte shume mundesi qe te mos mundej te kontaktonte edhe bazat e tjera. Pa komanden e tij, si supozohen te funksionojne bazat e tjera?

I duhej te merte nje vendim dhe kur papritur vuri re nje numer ne ekran, u shokua.

"297 vjet?" Pershperiti ai. E priste diçka te tille, por serish nuk arrinte ta besonte dot plotesisht.

Ne fund, zgjodhi te zgjonte çdo person, neper te gjithe bazat. Filloi me ARCADIA3, duke qene se 4 prej tyre ishin ende zgjuar. Pastaj, ARCADIA2, te cilen provoi ta kontaktonte, por ishte e pamundur.

"Dreq!" Filloi te shante, por nuk kishte zgjidhje tjeter. I duhej te zgjonte çdo person. Vazhdoi me ATLANTIS, me te cilin nuk arrinte te komunikonte...serish.

Pastaj ARK1, por ndodhi e njejta gje. Per nje arsye te çuditshme, nuk mundej te kontaktonte askend.

Gjithsesi, ne fund ishte radha e ARCADIA1, bazes se tij.

Nuk priti gjate, por hapi komunikim brenda bazes dhe zeri i tij u degjua ne çdo dhome.

"ARCADIA1, miresevini ne te ardhmen. Kane kaluar 297 vite tashme. Per shkak te nje fenomeni qe ndodhi pasi ne shkuam ne gjume, bota ka pesuar nje demtim ne shkalle te larte, por tani eshte serish e banueshme." Tha ai. 

Pastaj vazhdoi. "Kam nevoje per bashkepunimin e çdonjerit prej jush. Jeni trajnuar per kete situate, prandaj mos me zhgenjeni. Secili te bej punen e tij. Behuni gati te eksplorojme mjedisin e jashtem sa me shpejt."

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 26, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now