66. Nuk je aspak i bukur kur qan!

51 10 9
                                    

"Ku jemi duke shkuar?" Pyeti Megami papritur. Ai kishte dashur ta bente kete pyetje qe ne fillim te asaj dite.

Mbreme kishte ardhur vone ne shtepi dhe nuk kishte fjetur per shume gjate. Ne mengjes ishte zgjuar prej Vesnas, e cila i kishte thene te bente gati nje valixhe, sepse do te shkonin diku, por ishte i pergjumur dhe nuk e kuptoi as ku po shkonin. Tani ndodheshin ne nje avion dhe ai ende nuk e kishte idene as perse po udhetonin.

"Do te doja ta dija edhe une pergjigjen e asaj pyetje. Katsumi, e mbarove telefonaten? Na jep nje pergjigje tani." Vesna ishte bere gati sepse keshtu i kishte thene Alhena, por kishte harruar ta pyeste se ku po shkonin, duke qene se ishte ende pak konfuze, prej gjithe atyre kujtimeve qe iu kthyen diten e kaluar.

"Angli." U pergjigj ajo dhe fiku celularin.

"Çfare dreqin do kerkojme ne Angli?"

"A do te te çoj ne Bullgari atehere?" E pyeti Katsumi dhe i shkeli syrin,

"Perse atje?" Vesna dukej me konfuze se me pare.

"Atje ndodhet i dashuri yt." E informoi ajo, duke e lene pa fjale per disa çaste.

"Moter, ti ke nje te dashur?" E nderpreu Megami biseden e tyre menjehere.

"Jo! Mos degjo Katsumin! Te thash qe kjo vajze eshte e çmendur!" Kundershtoi Vesna menjehere dhe i hodhi nje shikim vrases shoqes se saj.

Katsumi e mbylli gojen menjehere dhe nuk e hapi me kete teme, por filloi te bisedonte me Megamin, qe ti largonte vemendjen nga kjo çeshtje. Nese Vesna nuk donte ti tregonte vellait te saj ende per lidhjen e saj, atehere do e respektonte vendimin e saj.

Per me teper, lidhja mes Boyan dhe Vesnas tani do te ishte me e komplikuar se ne apokalipset e kaluar, sepse secili kishte familjen e vete dhe do te ishte problematike nese vajzat e Boyan apo vellai i Vesnas reagonin keq.

"Megami, me ler te te shpjegoj diçka. Vesna do te punoj per kompanine e babait tim, sepse mua me duhet ndihme me nje projekt. Ajo me tha se nuk donte te te linte ty vetem, prandaj dua te te prezantoj me shokun tim. Keni te njejten moshe, ai jeton ne Angli dhe eshte nje djalosh qe nuk ka shume miq. Mund te te duket arrogant, por eshte tekanjoz si nje femije. Perse nuk i beni shoqeri njeri-tjetrit per disa dite? Nese nuk te pelqen ti kalosh keto pushime me te, atehere mund te kthehesh serish prane motres tende. Por, duhet te dish qe Vesna do te jete shume e zene keto kohe. Kam frike se do ndihesh i vetmuar."

Katsumi ishte duke genjyer serish me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre, duke e acaruar pak Vesnan. Por, duke qene se po i thoshte genjeshtra vellait te saj, atehere me siguri i duhet ndihme me diçka serioze ose qe ka lidhje me apokalipsin. Ajo nuk donte ta linte Megamin vetem, por donte qe ai ti kalonte keto gjashte vjet duke bere qejf e duke shijuar jeten, sepse e dinte çfare ferri i priste me vone.

"Uh...ne rregull. Le te takojme mikun tend njehere." Megami nuk ishte kunder kesaj ideje, duke e lehtesuar pak Katsumin.

"A nuk jetonte Bellamy ne Angli?" Pyeti Vesna papritur, kur arriti te kujtohej cili shok i Alhenas jetonte ne Angli.

"Po, do shkojme ti bejme nje vizite Bellamy Blackwood." U pergjigj ajo menjehere, sikur te ishte duke folur per nje djale normal.

"Ai eshte djali i nje miliarderi!" Gati bertiti Vesna. E acaronte fakti qe Katsumi fliste sikur ata ishin duke bere nje gje shume normale.

"Edhe une jam." Fjalet e saj e lane me gojen hapur per disa çaste. E kishte harruar per nje moment qe edhe shoqja e saj ishte nje femije i pasur!

"Oh, po. Per pak harrova qe prinderit e ty jane dy nga personat me te pasur ne bote." Fjalet e tyre arriten ta shokonin Megamin e gjore, i cili kishte hapur syte prej çudise.

Apokalipsi 111Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang