5. Mos me lini vetem.

83 12 3
                                    

Rreth 10 minuta me vone u takuan serish perpara hyrjes kryesore.

"A jeni m-" Alhena donte te sigurohej qe ishin mire, por kur pa gjakun e zi te zombit ne duart e Kibes, ndaloi se foluri. Agata po shtrengonte forte thiken qe kishte ne dore e po perpiqej te qetesohej nderkohe. Nuk kishte degjuar te shtena, prandaj mendoi se ata nuk kishin takuar asnje zombi, por mesa duket ishin treguar te zgjuar dhe i kishin eleminuar pa shkaktuar zhurme. Ajo kishte hasur vetem tre zombi, por i eleminoi lehtesisht.

"Vetem dy zombi. Mund te kene qene rojet e shkolles. Mos u shqeteso, i perballojme kaq pak." Tha Kiba per te shpjeguar si perfunduan ne ate gjendje.

"Po, jemi shume mire. Ishte shume e lehte." Komentoi Agata dhe forcoi nje buzeqeshje, por dukej qesharake kur duart i dridheshin dhe floket i kishte pak te çrregullt. Gjithsesi, po perpiqej te tregohej e forte dhe Alhena arriti ta mbante te qeshuren ne fund.

"Oh, ne rregull. Shkojme brenda atehere." Alhena filloi te ecte drejt nderteses dhe ata te dy e ndoqen me hapa te ngadalte dhe plot qetesi.

"Do kontrollojme njehere katin e pare. Agata, eja me mua. Kiba, shko ne drejtimin e kundert. Kontrollo çdo klase nese eshte e mundur. Takohemi serish ketu pas 10 minutash." Pershperiti Alhena dhe shkoi ne te djathte. Kiba pohoi me koke dhe u largua menjehere, ndersa Agata nxitoi hapat per te arritur Alhenan.

Ajo ecte afer murit, me hapa te lehte dhe kur arriti para nje klase, iu afrua deres, vendosi veshin aty per te degjuar ndonje zhurme, pastaj e hapi ngadale dhe pasi i beri nje shenje Agatas te qendronte jashte, u fut brenda dhe po veshtronte çdo cep me kujdes.

Nderkohe, Agata shikonte e tmerruar neper korridor, duke menduar sikur ndonje zombi do dilte prej çdo momenti prej ndonje klase e do e sulmonte...dhe Alhena nuk do ishte aty per ta shpetuar!

"Jo, jo. Qetesohu, Agata!" I thoshte vetes me ze te ulet dhe shtrengoi thiken qe kishte ne dore, por nxorri edhe nje arme per siguri. Sapo ndjeu nje zhurme pas saj, u kthye pas dhe i drejtoi armen....Alhenas.

"Jam une." Pershperiti ajo dhe rrotulloi syte. Agata uli armen menjehere dhe filloi te perseriste "Me fal!"

"A je prape ne panik? Nuk ka problem, keshtu duhet te reagosh gjithnje, sepse zombit jane kudo tashme, por duhet te fillosh te dallosh njerezit dhe zombit ne te ardhmen, ose mund te qellosh krijesen e gabuar." Komentoi Alhena dhe pasi kontrolloi disa klasa te tjera, u kthyen pas per tu takuar me Kiben.

"Pra, nuk kishte asnje zombi?" Pyeti Agata e habitur, ndersa po prisnin Kiban. Alhena u kthye dhe po e shikonte me mosbesim.

"A jam vertete aq mire sa mendoj apo ti nuk vure re asgje?" Pershperiti ajo, duke e bere shoqen e saj konfuze, por para se Agata ta pyeste, Kiba u shfaq.

"Sa?" E pyeti Alhena menjehere.

"Vetem 7...femije." U pergjigj ai me veshtiresi.

"Jo femije. Zombi. Jane krijesa te frikshme qe ushqehen me njerez. Nuk jane me njerez, prandaj nuk duhet ti konsideroni me si te tille." E korrigjoi ajo. Agata kafshoi buzen e uli koken. E kishte veshtire ta pranonte kete fakt per momentin, ndersa Kiba tundi koken ne shenje pohimi.

"Sa ishin ne ate ane?" E pyeti ai.

"11 zombi."

"Çfare?" Pyeti Agata e habitur. Ajo nuk kishte pare Alhenan te vriste askend sepse nuk ishte futur neper klasat, por as nuk kishte degjur asnje zhurme. Si arriti Alhena te vriste 11 zombi dhe ajo as nuk e vuri re diçka te tille?!

"Tani do shkojme ne katin e dyte. Beni kujdes. Nese kishte zombi ne kete kat, ka shume mundesi te kete edhe ne katin tjeter."

"A nuk ka mundesi...qe dikush te kete shpetuar?" Pyeti Agata papritur. Te tre qendruan ne qetesi per disa minuta, pastaj ndoqen Alhenan drejt shkalleve qe te çonin ne katin tjeter. Filluan te kontrollonin serish çdo klase dhe u takuan serish prane shkalleve. Kiba vuri re menjehere qe Alhena ishte vrenjtur ne fytyre.

"Nuk kishte asnje zombi ne anen tjeter besoj?" Pyeti ai per te konfirmuar. Alhena tundi koken per te pohuar ndersa Agata nuk foli.

"Por, une pash diçka te çuditshme ne njeren klase. Ishte nje kufome...nje zombi i vdekur...por trupi i tij dukej sikur ishte djegur prej flakeve dhe dukej sikur kishte pak kohe ashtu. Pastaj, degjova nje zhurme te vogel prej fundit te korridorit, por nuk shkova ne ate drejtim sepse kisha nje parandjenje se ishte teper e rrezikshme." Alhena buzeqeshi kur degjoi keto fjale. Iu duk e çuditshme kur nuk gjeti askend ne kete kat, tani po e kuptonte perse.

"A po mendon se te gjithe zombit jane mbledhur ne ate dhome ku ka zhurme?!" Pyeti Agata papritur.

"Po, por mund te jene shume prej tyre. Ndoshta duhet te qendroni ketu." Tha Alhena dhe beri te largohej, por Kiba shkoi me nxitim pas saj.

"Po vij me ty." Tha ai dhe hodhi shkopin e bejsbollit mbi shpatull. Alhenas iu formua nje buzeqeshje e vogel ne fytyre kur vuri re ate zakon te tijen serish. Ne jeten e saj te meparshme Kiba gjithnje e bente kete veprim kur e merte situaten seriozisht.

Sapo iu kujtua jeta e saj e meparshme, u vrenjt serish ne fytyre. Vetem tani u kujtua edhe per diçka teper te rendesishme qe Kiba sapo permendi, por ajo per pak e humbi kete detaj. Trupi i djegur...A ka mundesi te ishte ajo qe po mendonte? Por ishte fillimi i apokalipsit...kjo nuk mund te ndodhte tani! Jo, duheshin edhe disa vite qe te fillonte evolucioni i njerezve dhe zombit...

"Mos me harroni mua. Mos me lini vetem, ju lutem." Agata i ndoqi sepse ishte e tmerruar te qendronte vetem. E dinte qe ata kishin vrare çdo zombi ne te dyja katet, por perseri mendonte se zombit ishin si fantazma, qe mund te dilnin kudo.

Alhena ndaloi papritur dhe Kiba hodhi shikimin drejt dy klasave qe ndodheshin ne fund te korridorit.

"Zhurma vjen prej deres ne te djathte, dera eshte e hapur dhe me siguri dhoma eshte plot zombi. Megjithate, nuk kuptoj perse disa prej tyre ndodhen perpara deres se klases tjeter ne te majte. Dera e saj eshte e mbyllur. Perse kerkojne te futen aty?" Kiba dukej konfuz, por Alhena kishte nje shprehje serioze ne fytyre. Hoqi thikat prej duarve dhe nxorri armet.

"Do perdorim armet?" Pyeti Kiba i çuditur. Alhena i kishte thene qe armet terhiqnin me shume zombi prej zhurmes.

"Jane shume prej tyre dhe kjo eshte menyra per ti eleminuar sa me shpejt." Shpjegoi ajo shkurt.

"Por, mund te krijojme zhurme e ti terheqim ne drejtim tjeter qe ti vrasim ngadale." Sugjeroi Kiba serish. Sipas tij, ishte vetevrasje nese ajo futej ne ate dhome plot zombi.

"Problemi eshte se dikush eshte gjalle aty. Ne ate klasen e mbyllur eshte nje njeri. Prandaj disa zombi injorojne zhurmen, sepse ndjejne eren e gjakut human. Dhe nese nuk i eleminojme sa me shpejt, alarmi ka per te ndaluar kur energjia te nderpritet dhe dera ka per tu shkaterruar prej forces se tyre dhe kur kjo te ndodh, kushdo qe eshte aty brenda, do vdes me siguri. Por, vetem fakti qe ka qendruar kaq gjate brenda asaj klase dhe eshte ende gjalle me ben pak kurioze. Si thua, a ta shpetojme?" Ajo fjali e fundit i habiti te dy, por jo ne te njejten menyre.

"Duke rrezikuar jetet tona?" Kiba dukej sikur ishte pershtatur me kete bote shume shpejt dhe pasi pa se çfare i ndodhi nenes dhe femijes qe Agata donte te shpetonte, kishte nderruar mendje per te shpetuar te tjeret. Sidomos kur jeten e tyre ishin ne rrezik. Kishin vetem nje jete dhe mund ta humbsnin shume lehte çdo dite. Ai nuk donte te humbiste jeten e tij ne kete vend dhe per nje te panjohur.

"Mund te jete nje femije aty brenda..." Komentoi Agata papritur, duke e bere te ndalonte mendimet. "Shpetoje, te lutem Al. Mund ti vrasim shpejt ata gjysme zombit, apo jo?" Pyeti ajo plot shprese.

"Agata, shpirt. Kam nje pyetje per ty. A e di cilet jane zombit me te frikshem nga te gjithe?" E pyeti Alhena papritur.

"Te rriturit? Zombit e shendoshe dhe te gjate?" Agata thjesht po mendonte sa e veshtire do ishte te vriste zombi te tille, por fjalet e saj e bene shoqen e saj te qeshte.

"Me vjen keq te ta them kete, por me te rrezikshmit jane femijet, sidomos bebet." Tha ajo, duke i bere te dy te hapnin syte te shokuar.

"Çfare?" Gati bertiti Agata.

"Dreq. Prandaj me dukeshin me te shpejte ata se sa rojet qe vrava jashte?" Pyeti Kiba pas saj.

"Po, prandaj nxirr armet, sepse jane me te shpejte se zombit normal." Agata nxorri armet menjehere, Kiba hezitoi pak, por e beri gjithsesi.

"Tani le te vrasim disa femije-zombi." Tha ajo duke u tallur.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now