46. Lamtumire, dashuria ime!

58 8 2
                                    

Çfare ajo pa permes kujtimeve te Megami ishte momenti ne te cilen perpara makines u shfaq nje zombi i evoluar dhe Megami u detyrua te ndalonte.

Jarah ishte e para qe reagoi dhe doli prej makines per ta eleminuar, por edhe perse ajo ishte shume e afte, zombi ishte me i fuqishem. Askush tjeter nuk donte ta ndihmonte, duke detyruar Megamin te dilte prej aty per te ndihmuar Jarah. Te dy luftuan kunder zombit, por Megami ende nuk dinte si te perdorte aftesine e tij per te kontrolluar elementin e ajrit, ndersa Jarah nuk ishte nje njeri i evoluar.

Ky zombi dukej i dobet ne krahasim me zombit e tjere qe kishin ndeshur me pare, por aftesia e tij ishte kontrolli i ujit, ose keshtu menduan ne fillim.
Por, papritur zombi filloi te krijonte shtiza te shumta prej akulli, te cilat i sulmuan nga te gjitha anet pa pushim.

Megami ishte i shokuar dhe kishte reaguar pak me vonese, nje shtize akulli ishte gati te pershkonte trupin e tij, por pas pak sekondash ai nuk ndjeu asgje. Hapi syte vetem per te pare Bellamin qe qendronte perballe tij me nje fytyre te zbehte dhe nje shtize qe pershkonte trupin e tij. Gjak po dilte prej cepit te buzes, por çuditerisht, ai djaloshi frikacak qe tmerrohej shume lehte prej zombive, tani po qendronte perballe tij me nje buzeqeshje te sinqerte ne fytyre, sikur nuk ishte aspak i frikesuar prej vdekjes.

"Megami, vazhdo te jetosh per mua." Tha ai me nje ze aq te ulet, por Megami arriti ta degjonte, sepse ne ato çaste e gjithe vemendja e tij ishte mbi Bellamin. Nuk e kishte idene çfare po ndodhte rrotull dhe as nuk donte ta dinte. Vazhdoi te shikonte Bellamin me shprehje konfuze ne fytyre.

"Bel...Bellamy?" Pershperiti, sikur kishte frike se mos ai zhdukej ne çdo moment. Nuk po arrinte te besonte ate qe po ndodhte ne ato momente.

"A te thash ndonjehere se ti me pelqen?" Bellamy ishte duke buzeqeshur, por lotet po binin vazhdimisht ne faqet e tij. Ne qofte se ishte e mundur, ai donte te qendronte bashke me personin qe donte per nje jete te tere. Ai e dinte se Megami pelqente vajzat dhe as nuk kishte ndermend ti shprehte ndjenjat e tij. Megjithate, tani qe e dinte se nuk mund te jetonte me gjate, donte te ishte pak egoist. Donte vetem te kishte nje vend te vogel ne zemren e Megamit.

"Jo, nuk dua ta degjoj. Mund te me thuash gjithçka me vone, Bellamy..." Megami ishte ende me i shokuar prej atyre fjaleve, mendja e tij ishte nje lemsh. Ai beri disa hapa per te shkuar drejt tij, por Bellamy ngriti njeren dore duke i bere me shenje te ndalonte.

"Nje grup i madh zombish po vijne ne kete drejtim. Futu ne makine dhe largohu prej ketu."

Degjoi zerin e Bellamit serish, por nuk reagoi. Si mund ta linte aty?

"Lamtumire, dashuria ime!" I dhuroi Megamit nje buzeqeshje te fundit dhe ne momentin qe ndaloi se mari fryme, uli koken.

Para se Megami te reagonte, Bellamy ngriti koken serish pas pak sekondash, por kete here si nje zombi. E shikonte sikur donte ta gllaberonte te gjithin.

Megami ishte aq i shokuar sa trupi i tij ishte tashme i paralizuar dhe thjesht qendronte duke pare Bellamin me pabesi.

Ishte Jarah ajo qe i kapi krahun, e shtyu trupin e tij duke e bere te futej ne makine dhe mbylli deren plot force.

"Largohu qe ketu! Tani!" Bertiti ajo dhe u kthye per tu ndeshur serish me zombin e evoluar.

Nderkohe, lotet e Megamit po binin pa pushim. Nuk mund ti kuptonte ndjenjat e Bellamy. Ai ishte i gatshem te vdiste per miqte e tij gjithashtu, por do e bente nga shoqeria dhe jo dashuria per ta...Ai nuk mund te kuptonte se si Bellamy mund ti buzeqeshte ne ate menyre kur po vdiste per te. Por, Bellamy ne ate gjendje i theu zemren...nuk mund ta duronte ta shikonte ate person ne aq shume dhimbje dhe shkaku ishte vete ai. Bellamy vdiq per ta mbrojtur...Ishte i gjithe faji i tij. Perse nuk reagoi vetem pak sekonda me pare?

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now