17. A ka vertete nje Zot?

68 7 2
                                    

"Mund te zgjidhni se si do i sherbeni kishes. Mund ti bashkoheni te gjalleve dhe te kaloni ditet tuaja duke i sherbyer te ringjallurve ose shpirterat tuaj do fillojne e udhetimin e tyre drejt jetes se pafundme." Iu drejtua prifti atyre duke mos i lene kohe Alhenas te perkthente fjalet e tij.

"Ka ardhur koha qe te beni nje zgjedhje." Foli ai perseri, por kete here me ze me te larte dhe te gjithe njerezit rrotull filluan te duartrokisnin. Ajo ishte ende e hutuar, por u habit me shume kur degjoi personin e mbuluar me fasho te lutej.

"Çfare po thote?" Pyeti Kiba edhe njehere.

"Shume gjera pa lidhje...por shkurt, kemi dy zgjedhje. Te behemi zombi ose te behemi ushqim per zombit. Dhe mua sme pelqen asnje prej tyre." Komentoi ajo dhe filloi te mendonte si mund te dilte prej kesaj situate, por nuk kishte asnje ide.

"Bashkohuni me mua dhe ecni permes te gjalleve ose bashkohuni me Zotin dhe ecni permes te pavdekshmeve." Prifti filloi fjalimin e tij serish dhe iu afrua kafazit plot zombi. Alhena e shikonte plot mosbesim. Cfare dreqin ishte duke thene ky lunatiku?

"Une zgjedh ti sherbej kishes per gjithe jeten time dhe tju bashkohem te gjalleve!" Foli Nevena papritur, ndersa Alhenas i erdhi nje deshire e madhe per ta vrare ne ato momente. Ata kishin rrezikuar jeten e tyre per te shpetuar keta dy budallenjte?!

"Edhe une bej te njejten zgjedhje." Foli Ilian pas pak.

"Miresevini ne kishen e te ringjallurve." Iu drejtua prifti atyre plot buzeqeshje.

"Eshte i çmendur komplet! Jane çmendur te gjithe!" Pershperiti Alhena ne anglisht dhe personi i mbuluar me fasho ktheu koken drejt saj dhe buzeqeshi, dukej sikur e kishte kuptuar.

"Cila eshte zgjedhja juaj?" Pyeti ai papritur dhe u kthye drejt tyre.

"Cfare zgjedhje? Te jetojme me ju lunatiket dhe te behemi ushqim per zombit me vone apo te kthehemi ne zombi tani?" Iu kthye Alhena. Kiba dhe Mila nuk po kuptonin asgje, prandaj qendronin pa folur.

"Nuk e di emrin tend moter, por mireseerdhe ne kishen e te rinagjallurve! Mes nesh ke per te perjetuar lumturi  te perjetshme dhe paqe." Alhena donte te fillonte ta shante, por u habit kur degjoi zerin e burrit te fashuar prane saj dhe ktheu te gjithe vemendjen drej tij.

"Une jam i sigurte qe te gjithe kane qene ne paqe ketu, derisa e shkaterrove ti. Ky ishte nje vend i sigurt per te gjithe njerezit qe besojne ende ne zot, edhe pas fillimit te ketij apokalipsi te tmerrshem. Dhe mund te jete serish nje vend i tille. Nuk eshte teper vone! Ulni armet dhe le te jetojme ne menyren e duhur. Le te ndihmojme njeri tjetrin gjate kesaj kohe te veshtire per te gjithe racen njerezore! Me lironi dhe une mund tju ndihmoj. Te ringjallurit nuk jane dhurate prej zotit si mendon ti. Çfare duhet te bejme tani eshte te luftojme kunder tyre per te mbijetuar dhe jo ti ndihmojme ata te ushqehen dhe te sundojne kete bote!" Ai ishte i vetmi qe mendonte ndryshe nga te tjeret ketu dhe kjo gje e habiti pak Alhenan, por po fillonte ti pelqente ky person.

"Te kam zili vella. Koha jote per te ecur mes te ringjallurve eshte afer." Tha prifti dhe papritur ndau ne dy pjese kryqin qe kishte ne duar duke zbuluar nje thike qe ishte fshehur aty. Ai shkoi drejt burrit te fashur dhe i vendosi thiken ne fyt.

"JO. NDALO. MJAFT!" Bertiti Alhena menjehere. "Kush dreqin mendon se je ti qe luan si te duash me jetet e njerezve?" I foli ajo plot inat.

"Une jam nje lajmetar i Zotit. Une i sherbej Zotit-"

"Oh, jam e sigurte qe po te kishte nje zot, nuk do zgjidhte nje lunatik si ty per lajmetarin e tij." Tha ajo duke e pare plot inat, ndersa buzeqeshja ne fytyren e priftit u zhduk per here te pare qe kur e kishin takuar.

"Blasfemi!" Bertiti ai. Pastaj dikush erdhi e i pershperiti diçka ne vesh dhe ai u largua per pak prej aty.

"Alhena, nuk e di çfare dreqin po i thua, por te lutem mos na vrit te gjitheve." Foli Kiba papritur ne anglisht.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now