71. Do te vdisja per ty pa hezitim.

109 10 1
                                    

"Çfare mendon se po ben? Aurelius nuk eshte ne gjendje te mire. Nuk mund te udhetoje per momentin." Taylan po shikonte Katsumin plot inat, ndersa ajo po firmoste nje dokument per te lejuar Aurelius te dilte prej spitalit vetem diten e dyte.

"Nese qendron ketu, do te jete ne rrezik. Duhet te largohemi menjehere."

"Katsumi...a po shkojme diku?" I nderpreu zeri i Aurelius, i cili sapo ishte zgjuar prej gjumit.

Katsumi donte ti afrohej, por Taylan po qendronte perballe tij sikur donte ta mbronte prej saj dhe ajo u kujtua menjehere se Aurelius kishte frike prej saj, prandaj qendroi ku ishte dhe thjesht buzeqeshi drejt tij.

"Aurelius...me fal. Nuk e di çfare ke perjetuar keto kohe qe une kam qene larg teje, por ti je vellai im i vogel. Nuk mund te te lendoj dhe nuk do ta beja kurre. Dua thjesht qe ti te jesh mire dhe i lumtur. A mund te me besosh nje here te fundit?" Ajo dukej sikur po i pergjerohej, Aurelius po hezitonte, sepse as nuk e kishte idene çfare motra e tij kishte ndermend te bente.

Katsumi vazhdoi te shpjegonte plot durim. "Dua vetem qe ti te shkosh ne nje vend te sigurte. Taylan do te te shoqeroj gjithnje dhe do jete aty per te te mbrojtur. Por, nuk mund te qendrosh ketu me gjate dhe nuk mund te kesh me kontakt me Savinan."

"Jo!" Kundershtoi ai papritur, duke habitur dy personat e tjere ne dhome.

Taylan u kthye menjehere drejt tij dhe kur pa aq shume frike ne shprehjen e tij, nuk dinte ç'te bente. Iu afrua ngadale dhe i foli sikur po i drejtohej nje femije.

"Aurelius, askush nuk mund te te lendoj nese je prane meje. Te premtoj, une mund te te mbroj prej gjithçkaje. Nuk ka perse te kesh frike."

Fjalet e tij e bene Aurelius te qante. As vete nuk e kuptonte perse filloi te qante aq papritur.

E dinte se Katsumi do te ndahej prej tij ne keto momente dhe do ta linte vetem, por kjo nuk e beri te qante. Megjithate, vetem fjalet e Taylan e kthyen ne bene te perjetonte shume emocione qe as nuk i kuptonte. Ai nuk gjendi dot shpjegim per ate qe ndjente kur ishte prane tij.

Edhe perse e kishte takuar vetem nje dite me pare, Taylan i jepte ndjesine se mund ta besonte dhe ndihej kaq i sigurte kur ishte afer tij. Nuk ishte ndjere kurre ne kete menyre me pare dhe kjo gje e frikesonte pak.

"Ti je bodyguardi im, apo jo?" Taylan pohoi menjehere.

"Do te jesh me mua çdo sekonde te ditesh?" Pyeti Aurelius serish, duke pare drejt tij plot hezitim.

"Do te jem prane teje gjate gjithe kohen. Do te jem duke te mbrojtur ne çdo moment, per sa kohe qe ti ke nevoje." Tha Taylan plot vendosmeri, duke habitur te dy vella e moter.

Katsumi kishte ngelur pa fjale nga kjo situate. Ajo e dinte tashme per ndjenjat e Taylan ndaj vellait te saj, por kurre nuk e kishte menduar se ishin kaq te forta.

Ndersa Aurelius ndihej kaq mire kur degjoi fjalet e tij, por ne te njejten kohe ishte nervoz.

"Por..." Hezitoi pak ne fillim, pastaj ngriti koken dhe ndersa shikonte Taylan ne sy, tha: "Ti do te jesh ne rrezik nese qendron gjithnje prane meje. Ndoshta mund te-"

"Aurelius Mikhailov." E nderpreu Taylan papritur duke thirrur emrin e tij dhe duke patur njekohesisht te gjithe vemendjen e tij. "Une do te vdisja per ty pa hezitim. Do te te mbroj me jeten time, nese do te jete e nevojshme."

Ne ato çaste Aurelius ngeli i shokuar nga keto fjale. Ai nuk ishte me aspak nervoz, por me shume i çorientuar. Si mundej ky person te thoshte fjale te tilla kaq lehte?

"Si mendon? A me lejon te qendroj prane teje?" Fjalet e Taylan e kthyen serish ne realitet dhe ai pohoi menjehere. Kete here do i besonte instikteve te tij dhe ne ato momente çdo gje i thoshte te mos e lejonte Taylan te largohej prej tij.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now