15. Dorezoni armet.

57 8 2
                                    

Gjate rruges, Ilian filloi te fliste me Kiban ne anglisht, ndersa Alhena ishte e vetmja qe kuptonte gjuhen ukrainase dhe fliste shpesh me Nevenan.

"Al, nuk e dija qe flisje gjuhen ukrainase." Komentoi Agata papritur, e cila po drejtonte ende makinen.

"Ti me the qe je mike e babit tim, qe do te thote se ke qene ne Bullgari. A di te flasesh edhe gjuhen bullgare?" E pyeti edhe Mila papritur, e cila ishte zgjuar pak çaste me pare.

"Po, di te flas te dyja gjuhet, madje edhe gjuhen rumune." U pergjigj ajo ne polonisht, duke qene se kjo ishte gjuha amtare e Kibas edhe Agatas. Edhe Mila kishte mesuar polonisht duke qene se kishte jetuar aty per pak kohe, por dy te tjeret nuk mund te kuptonin biseden e tyre.

"Jam kurioze, ne sa gjuhe mund te flasesh gjithsej?" E pyeti Kiba papritur.

"Nuk i kam numeruar ndonjehere, por di te flas gjuhen ukrainase, japoneze, bullgare, rumune, hmm...edhe polonisht, anglisht, turqisht, rusisht e portugalisht." Perfundoi ajo, duke i lene te tre pak te shokuar.

"Ti mund te flasesh ne nente gjuhe te ndryshme?" Bertiti Mila papritur. Ajo e kishte pasur te veshtire te mesonte vetem polonishten dhe anglishten.

"Uh, po..." Ajo nuk mund ti shpjegonte atyre se kater gjuhe i kishte mesuar gjate apokalipsit ne jeten e saj te meparshme dhe pese te tjerat i kishte mesuar qe e vogel. Babai i saj ishte japonez, mamaja ruse dhe ajo ishte rritur mes Turqise dhe Kanadase, ndersa polonishten e kishte mesuar gjate dy viteve te fundit qe kishte qendruar aty. Gjate apokalipsit, pothuajse te gjithe miqte e saj komunikonin me njeri tjetrin ne anglisht, por ajo i kerkonte shpesh te flisnin ne gjuhet e tyre amtare duke qene se i kishte qejf gjuhet e huaja, madje i mesonte edhe shpejt.

Gjithsesi, mes bisedave te shumta, koha kaloi shpejt dhe pas tre oresh iu afruan qytetit te radhes, Ivano Frankivsk.

"Hej, perse nuk shoh asnje njeri rrotull?" Pyeti Ilian papritur.

"A do te dalin e te te pershendesin?" Tha Alhena plot tallje.

"Leri njerezit, une nuk po shoh as zombi neper rruge." Komentoi Kiba, duke e bere Alhenan te kthehej serioze.

"Eshte vertete shume qetesi ne kete qytet. Eshte e çuditshme. Duhet te kete te pakten disa zombi rrotull." Foli Agata pas tij. Kishin te drejte, ky qytet ishte vertete i çuditshem.

"Une kam frike." Pershperiti Mila. Alhena u tremb prej atyre fjaleve. Ajo frike qe Mila ndjente ishte prej rrezikut te mundshem ne te cilin mund te gjendeshin me vone. Aftesia qe kishte zhvilluar po e paralajmeronte per diçka, por ndryshe nga Misa, Mila nuk arrinte dot ta kuptonte kete gje dhe mendonte se thjesht po ndjente frike, por nese dikush e pyeste perse kishte frike, me siguri nuk do dinte si te pergjigjej.

"Qendroni vigjilente gjate gjithe kohes." I paralajmeroi Alhena dhe ata e moren situaten seriozisht menjehere.

"Kiba, pash nje njeri ne cep te asaj rruge." Pershperiti Mila pas pak, duke kapur doren e Kibas dhe e shtrengoi fort. Po ndjente serish nje frike te papershkrueshme, por nuk po e kuptonte perse.

"Alhena, e pash edhe une. A ta ndjekim?" Pyeti Agata, e cila ngadalesoi levizjen e makines, por po ndiqte ate personin te veshur me te zeza me sy.

"Shko pas tij." Tha Alhena pasi u mendua pak dhe Agata ktheu makinen menjehere duke e ndjekur ate person neper rruge, derisa mberriten perpara nje kishe.

"Sido qe ta shikosh kete situate, ai person duket shume i dyshimte." Komentoi Kiba dhe kishte te drejte. Nje person po ecte neper rruget e qytetit pa frike, sikur zombit te mos ekzistonin ose sikur nuk kishte frike prej tyre.

"Nje kishe! Jemi te shpetuar! Zoti na do ende!" Filloi te thoshte Nevena e entuziasmuar, ndersa Alhena e shikonte sikur te ishte nje aliene.

"Çfare po thote?" E pyeti Kiba, i cili e vuri re menjehere entuziasmin e saj.

Apokalipsi 111Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu