54. E kam boten ne duar dhe mund ta shkaterroj nese dua.

60 12 6
                                    

"Une kam nje pyetje, Alhena. Çfare dreqin jeni duke thene?" I nderpreu Vesna papritur.

"Eshte histori e gjate, por shkurt, kjo nuk eshte hera e pare qe apokalipsi ka ndodhur. Dimitri ka aftesine te kthej kohen pas dhe e ka bere tashme 110 here. Pra, ky eshte apokalipsi 110 dhe Dimitri nuk mund te kthej me kohen pas, ose do te humbas shikimin bashke me aftesine e tij te evoluar." Shpjegoi ajo, pastaj u kthye drejt Dimitrit, i cili po i mbante syte mbi te çdo sekonde.

"Ti arrin te me shikosh tani, apo jo?" E pyeti ajo.

"Shikimi im nuk eshte aq i qarte, por mund te te shikoj. Dhe nuk mund ta harroj kurre fytyren tende." U pergjigj ai me nje buzeqeshje. Elif rrotulloi syte, ndersa Vesna po shikonte Alhenan me pabesi.

"Dhe ti pret qe une te te besoj?" Bertiti ajo papritur.

"Vesna, perse erdhe te me ndihmoje ne Onesti? Çfare te shtyu te vije drejt meje?" E pyeti Alhena papritur, duke e bere ende me konfuze se me pare.

"Çfare? Ti thjesht kishe nevoje per ndihme-"

"Por une isha nje e panjohur. Perse do lije vellain tend dhe Bellamin ne rrezik vetem per te me shpetuar mua?" E pyeti ajo serish.

"Une-"

"Ti me shpetove jeten pa u menduar dy here dhe kurre nuk kishe vigjilence ndaj meje. Perse?" Filloi ta bombardonte ajo me pyetje dhe fakte, duke e bere Vesnan te trembej. Nuk eshte se nuk i kishin kaluar kurre ne mendje keto pyetje, thjesht i kishte injoruar deri tani, sepse dukeshin teper absurde.

"Sepse, ti nuk do te me besh keq..."

"Si e di ti kete gje?"

"Thjesht-"

"Te duket sikur me njeh apo jo? Perse me beson kaq shume? Perse me ndoqe deri ketu?" E nderpreu Alhena serish.

"Ugh. Mjaft! Nuk e di. Thjesht kisha nje parandjenje. Diçka me thoshte te qendroja prane teje. Nuk e di as vete perse te besoj kaq shume." Tha ajo dhe perplasi doren mbi tavoline, duke bere pak zhurme. Tani ishte e acaruar, sidomos me veten. Perse i kishte injoruar ato pyetje deri tani? A po thoshte Katsumi te verteten valle? Por, ishte kaq e pabesueshme...

"Me ler te te jap une pergjigjen e atyre pyetjeve atehere. Ne jemi njohur qe prej apokalipsit te pare." Tha Alhena, duke i habitur te gjithe. "Te njoh jo vetem ty, por edhe Megamin e Bellamin." Shtoi.

"Ti me njeh?" E pyeti ajo me pabesi.

"Edhe ti me njeh mua. Jam shoqja jote e ngushte. Me lendon ndjenjat fakti qe me ke harruar, por ska problem. Rendesi ka qe une te mbaj mend ty." Alhena i dhuroi nje buzeqeshje dhe dukej aq e qete, duke i bere te gjithe te acaroheshin pak, sepse ishin me konfuz se kurre e nuk dinin çte benin.

"Seriozisht?" Ishte Megami ai qe foli kete here.

"Do te te them nje sekret? Bel-"

"Jo." E nderpreu Dimitri e vendosi menjehere doren ne gojen e saj, per ta ndaluar. "Mos i trego asgje qe nuk duhet te dijne. Vetem nje fjale e gabuar mund ti sjell kujtimet e tyre dhe jo te gjithe mund te perballojne kujtimet e 110 jeteve te tyre te meparshme. Plus, nje fjale e gabuar mund te ndryshoje te ardhmen e tyre." E paralajmeroi ai, pastaj largoi doren prej buzeve te saj.

"E kuptoj, por nuk mendoj se kemi ndonje te ardhme gjithsesi, shpirt." Komentoi ajo me nje ton talles.

"Une preferoj te kem shprese deri ne fund."

"Si nuk te kane vrare keto shpresa te kota deri tani?" Filloi te tallej ajo serish.

"Me ke mbajtur gjalle ti." Ia ktheu Dimitri, duke e bere te rrotullonte syte.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now