11. Nje udhetim i rrezikshem.

74 10 0
                                    

Te nesermen, Kiba i zgjoi te tre vajzat kur dielli lindi dhe u bene gati sa me shpejt per tu larguar prej aty.

"Mila, perse nuk po behesh gati? Nxito, ose Alhena mund te na ler te dyjave ketu." Tha Agata sapo vuri re se Mila po qendronte e hutuar ne cep te dhomes.

"Por...ku po shkojme? Perse doni te vij me ju?" Pyeti ajo me nje ze te embel. Dukej tamam si nje vajze e vogel e pafajshme. Agata po mendonte sa e lezetshme ishte, e kishte konsideruar gjithnje vajzen si nje femije, megjithese ajo ishte rreth 17 vjeçe.

"Po largohemi qe ketu. Alhena tha se ekziston nje vend i sigurte per ne, megjithese eshte pak larg. Po shkojme atje dhe ti do vish me ne. A nuk do te vish?" E pyeti ajo.

"Jo, une...thjesht nuk ju njoh." Mila dukej pak e turpshme.

"Por, u njohem dje. Ne te shpetuam jeten dhe ti me shpetove mua." Tha Agata duke vendosur disa gjera ne çanten e saj.

"Une te shpetova?" Pyeti Mila e habitur.

"Huh?" Agata u habit kur e degjoi kete, pastaj u kujtua se ishte Misa ajo qe e kishte shpetuar. Dhe Alhena tha qe Mila nuk e ka idene se Misa eshte ne trupin e saj. "Ah, jo. Po beja shaka. Alhena tha se ajo e di ku ndodhet babi yt. A nuk do ta takosh?" E pyeti ajo.

"Vertete?" Gati bertiti Mila, e entuziasmuar.

"Po, sigurisht. Perse do te te genjenim ne ty?"

"Atehere..." Mila dukej sikur po hezitonte te thoshte diçka.

"Atehere behu gati. Kiba dhe Alhena po presin." Agat i hodhi disa rroba te sajat dhe ajo i kapi, duke qene se vete nuk kishte asgje, pervec rrobave gati te piseta qe mbante veshur.

"Oh, ne rregull. Por, a nuk do te jem thjesht nje bezdi per ju? Une nuk di te luftoj kunder atyre krijesave te frikshme."

"Ha-ha." Agata donte thjesht ti thoshte 'A po tallesh me mua? Ti mund te nxjerresh flake prej duarve e te na vrasesh edhe ne vetem brenda pak sekondash.'

Por, e permbajti vetem dhe vazhdoi te fliste. "Mos u shqeteso, Alhena do na mbroje te gjitheve. Ajo eshte eksperte ne situata te tilla, vrasese profesionale zombish. Bukur, apo jo?"

"Ajo eshte e frikshme." Tha Mila dhe filloi te dridhej, dukej e tmerruar.

"Ndonjehere po. Gjithsesi, ajo eshte nje vajze e mire. Me beso, Alhena do na mbroje te dyjave, sepse as une nuk di te luftoje kunder zombive."

"Zombi? Ato krijesat jane zombi?" Pyeti ajo e habitur. Agata mbylli çanten dhe ndihmoi Milan te vishej. Pastaj vendosi disa arme rreth rripit qe mbante ne brez, per ti mar sa me shpejt nese zombit shfaqeshin.

"Çfare mendove ti se ishin?" E pyeti vajzen, e cila po e shikonte me pak frike, kur pa armet ne duart e saj.

"Nuk e di. Thjesht nuk me pelqejne."

"E kujt i pelqejne?! Eja, ikim. Me jep doren dhe me ndiq. Mos u largo prej meje, ne rregull?"

"Kuptova." Mila pohoi me koke dhe i kapi doren Agatas. Te dyja shkuan drejt Alhenas, e cila po priste ne korridor.

"Per ate zot, Agata. Mjaft e trajtove si femije. Ajo eshte 17 vjeçe." Komentoi Alhena, e cila kishte degjuar pjesen e fundit te bisedes se tyre.

"Jam 16." E korrigjoi Mila, pastaj u fsheh pas Agatas.

"E njejta gje. Nuk je femije." Tha Alhena duke pare drejt saj, pastaj iu drejtua Agatas. "Jepi nje arme dhe lere te vras zombi vete nese do te mbijetoje."

"Alhena! Ti the se do e mbroje vajzen." Agata dukej e shokuar nga fjalet e Alhenas.

"Nuk di ke te mbroj me para ne fakt. Ti je me keq se Mila." Komentoi Alhena dhe te treja shkuan drejt shkalleve, ku po qendronte Kiba.

"Une jam shoqja jote e ngushte dhe ti do me mbrosh gjithsesi." Tha Agata plot siguri.

"Patjeter. Ikim tani?" Alhena rrotulloi syte prej fjaleve te saj.

"Po, jemi gati." Pershperiti Mila.

"Me ne fund." Komentoi Kiba, pak i lehtesuar kur i pa te vinin drejt tij. "Kati i dyte eshte bosh, por gjate nates disa zombi mund te jene futur ne katin e pare. Duhet te bejme kujdes kur te zbresim dhe te dalim prej nderteses. A do shkosh ti para apo une?" Iu drejtua ai Alhenas.

"Shko ti. Ju te dyja qendroni afer Kibas dhe mos u largoni prej njera-tjetres. Une do jem pas jush." Te tre pohuan me koke dhe bene ashtu si tha Alhena.

Kiba filloi te zbriste shkallet i pari, plot vigjilence dhe vajzat e ndoqen. Alhena donte thjesht te shikonte si do reagonte Kiba nese ajo nuk ishte rrotull, prandaj qendroi pas tyre dhe ai nuk e zhgenjeu. Zombi i pare doli perballe tyre kur iu afruan daljes dhe Kiba e eleminoi menjehere, duke mos krijuar zhurme. Agata e kishte vene re gjithashtu, por la Kiben te merej me te dhe po shikonte rrotull per ndonje tjeter, ndersa Mila shtrengonte doren e saj. Alhena po i veshtronte me vemendje, por ne te njejten kohe po shikonte rrotull per zombi te tjere. U ndeshen me 5 te tjere, qe po vinin ngadale drejt tyre, pastaj Kiba hapi deren dhe doli jashte per te kontrolluar situaten.

"Ejani." Tha me ze te ulet dhe vajzat e ndoqen. Alhena po mendonte se duhej ti mesonte te treve si te komunikonin me shenja. Gjithsesi, arriten te dilnin prej nderteses dhe shkuan drejt rruges, por tani duhej te ishin ende me te kujdesshem. Neper disa rruge kishte me shume zombi, prandaj Kiba zgjodhi rruget me te sigurta per te shkuar drejt makines se tyre. Kur e gjeten makinen, Alhena kontrolloi menjehere nese çantat qe kishte lene aty ishin ende brenda dhe çuditerisht gjithçka ishte si e kishte lene.

"Shyqyr." Pershperiti. Te tjeret u futen ne makine pa pritur qe ajo te thoshte diçka. Kiba u ul ne vendin e shoferit duke e habitur pak.

"Çfare? A do te jesh ti shoferja, Al?" E pyeti ai kur vuri re se ajo i kishte ngulur syte.

"Jo, aspak. Eshte teper e lodhshme. Por, a e di ti ku po shkojme?" E pyeti ajo dhe u ul ne vendin e pasagjerit.

"Qyteti i radhes eshte Zamosc." Tha ai plot siguri.

"Po. Po pastaj?"

"Pastaj...do ma tregosh ti rrugen." Tha ai me nje buzeqeshje te vogel ne fytyre.

"Tani do shkojme drejt Zamosc dhe me pas do kalojme kufirin e shtetit per ne Ukraine. Do ndalojme ne Lviv dhe duhet te gjejme rrugen me te shkurter per ne Rumani." Shpjegoi Alhena.

"Po pastaj?" Pyeti Agata papritur.

"Nga Rumania do shkojme ne Bullgari, pastaj ne Turqi. Megjithese nuk eshte ide e mire te shkojme drejt kryeqyteteve ku ka popullsi te madhe dhe si pasoje numer me te madh zombish, na duhet te kalojme permes Stambollit per te shkuar ne..." Ajo ndaloi se foluri dhe dukej sikur po hezitonte te fliste.

"Me duket sikur permende Indine ne fillim. Eshte pak larg ne fakt dhe kjo nuk eshte rruga me e shkurter per ne Indi. Por, mund te provojme te shkojme atje." Komentoi Kiba.

"Jo. Ndryshova mendje. Do shkojme drejt Madagascar."

"Çfare?"

"Vertete?"

"Perse?" Pyeten te tre me radhe.

"Destinacioni yne eshte ishulli Mauritius prane Madagascar." Shpjegoi Alhena, por iu desh pak kohe te mendohej per kete dhe vendosi te shkonte atje si perfundim.

"Perse jo ne Indi?" E pyeti Kiba papritur.

"Sepse baza qe ndodhet ne Indi eshte...vend i rrezikshem." Nuk i tregonte dot arsyen e vertete, prandaj iu desh te genjente gjithsesi. Megjithese nuk ishte plotesisht nje genjeshter, thjesht gjysma e te vertetes.

"Ka per te qene vertete nje udhetim i gjate dhe interesant." Komentoi Agata.

"Gjithashtu i rrezikshem." Shtoi Kiba. Alhena buzeqeshi pak dhe shume shpejt u nisen drejt qytetit te radhes.

Apokalipsi 111Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang