72. Eshte faji jot!

37 4 4
                                    

Kishte kaluar nje jave qe kur Taylan dhe Aurelius u larguan, Katsumi qendroi ne ate qytet per disa dite per te shperqendruar personat e shumte qe po kerkonin Aurelius nen urdherat e Savinas. Pa u menduar dy here, ajo eleminoi cdo person qe kercenonte sigurine dhe jeten e vellait te saj.

Me ne fund, Savina e kuptoi se dicka nuk shkonte kur personat qe kishte punesuar nuk u kthyen me pas dhe as nuk i pergjigjeshin telefonatave te saj. Ajo nuk e dinte cfare mund te kishte ndodhur, por tani ishte teper e shqetesuar prej planit te saj, i cili nuk po shkonte si duhej. Prandaj, vendosi te mos kerkonte me per djalin e saj. Ai ishte nje djalosh frikacak dhe ajo besonte se me vone ai do te kthehej ne shtepi vullnetarisht.

Alhena nuk e shfaqi veten dhe e beri te pamundur per Savinan te kuptonte se ajo kishte qene prane Aurelius, prandaj Savinas as nuk mund ti shkonte ne mendje se Alhena kishte vrare cdo person qe ajo punesoi dhe kishte larguar Aurelius prej saj.

Kur u sigurua se askush nuk mund te ndiqte gjurmet e Taylan dhe Aurelius, ajo u largua prej aty dhe fluturoi drejt Rusise. Nuk kishte pasur shume kohe te qetesohej, por i duhej te takohej me Hedeon sa me pare, ai bastardi ishte duke e kerkuar kudo dhe me siguri do e sulmonte ne momentin qe do takoheshin, por Alhenas i duhej ta takonte gjithsesi.

Ajo kishte kerkuar kudo per Dimitrin, por nuk po gjente askund asnje gjurme te tij. Kjo gje e beri te shqetesohej shume, as nuk e kishte idene ne cfare gjendje eshte i dashuri i saj dhe Hedeon eshte i vetmi person qe mund ti thoshte ku Dimitri ndodhej.

Ajo sapo mberriti ne Moske dhe nuk iu desh shume kohe te shikonte nje fytyre te njohur, ishte Volkan, bashke me Elif qe po e prisnin. Per nje moment ndihej e lehtesuar qe Hedeon nuk ndodhej aty.

E dinte qe ata nuk e mbanin mend, megjithate ajo e kuptoi se te dy ndodheshi aty nen urdherat e Hedeon dhe me siguri po kerkonin per te.

Sapo Alhena permendi emrat e tyre, ata kthyen menjehere koken drejt saj. Hedeon i kishte derguar ketu per te gjetur nje vajze, por i kishte dhene vetem nje pershkrim te sajen dhe asnje foto. Ata as nuk e kishin idene se si ajo dukej, por Hedeon ishte shume i inatosur dhe dukej teper serioz per kete ceshtje, prandaj ata nuk hezituan dhe erdhen menjehere drejt ketij aeroporti per te kerkuar per kete vajze.

"Po kerkoni per mua?" Alhena kishte ngritur njeren dore per ti pershendetur dhe po i shikonte me nje buzeqeshje te shtirur ne fytyre.

"Ti je Alhena?" Volkan ishte i pari qe reagoi.

"Po, Hedeon me siguri eshte duke me pritur. A do me thoni ku ndodhet?"

Hedeon ishte nje bastard i zgjuar dhe e nderronte shpesh vendndodhjen, duke e bere te veshtire per Alhenan ta gjente pa u munduar pak. Ajo pertonte te luante lojera te tilla, donte thjesht te dinte ku ndodhej Dimitri ne ato momente.

"Nuk mund ta themi. Duhet te vish me ne."

"Me tregoni rrugen atehere." Tha ajo dhe i ndoqi pa hezitim. Elif dukej pak e habitur qe kjo vajze po i ndiqte pa hezitim, edhe perse ata ishin thjesht dy te panjohur. Po sikur te donin ti benin keq? Alhena i dukej shume naive.

Volkan, ne anen tjeter, vuri re se Alhena nuk ishte aspak vigjilente ndaj tyre, por nuk mendonte aspak se ajo ishte naive. Ne te kundert, kjo vajze kishte nje aure te tmerrshme rreth saj. Ajo me siguri mund ta mbronte veten prej cdokujt.

Pasi nje udhetimi te gjate dhe te lodhshem me makine, ata me ne fund mberriten ne nje shtepi te madhe ne mes te askundit. Alhena e veshtroi me detaje vendin dhe sigurine e shtepise dhe menjehere e kuptoi se Hedeon mund ti kete kujtimet e plota, ashtu si ajo. Ne te kundert, ai nuk do te qendronte ne nje fortrese te tille, qe me siguri mund te mbante larg zombit.

"Sa paranojak!" Komentoi ajo, duke bere Elif dhe Volkan ta shikonin me dyshim.

Edhe ata menduan te njejten gje kur Hedeon kerkoi qe ata te zhvendoseshin ne kete vend. Madje, ai as nuk i tregonte arsyen perse. Thjesht i kerkonte ta besonin. Ata e kishin vene re se Hedeon nuk ndihej mire kohet e fundit, por ai refuzonte te fliste me ta.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now