8. Kush je ti ne te vertete?

82 13 4
                                    

"Kiba, shko gjej nje shuarës zjarri neper korridore...nese ende ekziston ndonje rrotull." Ai nuk beri asnje pyetje dhe doli menjehere prej dhomes. Agata shikonte Lyudmilan e shqetesuar.

"Alhena, a eshte mire vajza? Me thuaj, çfare duhet te bej?" Ishte aq nervoze sa duart po i dridheshin, por ende e mbante vajzen ne krahe.

"Lere trupin e saj ne toke dhe bej disa hapa pas." Agata u habit dhe ishte gati te kundershtonte, por kur vuri re ate shikim te frikshem prej saj, u largua menjehere prej vajzes.

"Çfare ka? Mos me thuaj qe...po kthehet ne nje zombi?!" Agata donte te dinte perse Alhena po e konsideronte vajzen si nje rrezik, por ajo nuk u pergjigj. Kiba erdhi ne dhome ne ato çaste dhe u kthye drejt Alhenas.

"Drejtoje ndaj Lyudmilas. Perdore nese duhet." Vetem kaq tha, por Kiba pohoi me koke, duke i thene se e kuptoi qarte dhe do bindej. Agata ishte gati te pyeste serish se çfare po ndodhte, por ajo qe ndodhi ne ato çaste e la pa fjale. Floket e vajzes filluan te ndryshonin ngjyre serish, duke u bere te kuqe dhe ajo hapi syte papritur. Edhe syte e saj kishin ndryshuar, nga ngjyra jeshile ne te kuqe te shndritshme.

"Kush je ti? Dhe si e di emrin tim? Çfare do prej meje?"  Ajo u ngrit ne kembe ngadale dhe u kthye drejt Alhenas duke e pare plot inat. Dukej shume ndryshe nga vajza e frikesuar qe fshihej pas Agatas disa minuta me pare. Tani dukej sikur ishte gati te sulmonte kedo qe i afrohej.

"Ti duhet te jesh Misa, besoj. Kenaqesi qe te takoj! Une jam Alhena Turgenev." U pergjigj ajo, ende me nje buzeqeshje ne fytyre. Misa e shikonte plot dyshim dhe sapo ngriti doren dhe e drejtoi ndaj saj, Kiba perdori shuarësin e zjarrit mbi te, duke e shokuar pak. Vajza perfundoi e shtrire ne toke serish.

"Hahahah, a po perpiqesh te me djegesh edhe mua per se gjalli, ashtu si ate zombin qe sulmoi Agatan?"

Alhena dukej sikur po zbavitej, por Kiba nuk ishte aq i qete. Nuk po e kuptonte mire se çfare po ndodhte, por arrinte te ndjente se vajza ishte e rrezikshme, prandaj kishte reaguar me pare. Agata nderkohe ishte teper e shokuar per te folur. E dinte qe nuk duhej te kundershtonte kurre Alhenan, prandaj nuk po reagonte edhe perse donte te shpetonte vajzen. E dinte se Alhena kishte arsyet e saj.

"Kush je ti ne te vertete? Dhe perse mendon se e bera une ate gje?" Foli Misa serish.

"Si e kuptove qe te genjeva? Emri im i vertete eshte Alhena Katsumi Mikhailov Iwasaki, por shkurt Al. Dhe nese nuk isha e sigurte me pare, tani sapo konfirmova dyshimet e mia." U pergjigj ajo me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. Edhe Kiba e Agata u çuditen kur degjuan emrin e saj te vertete. Ajo kurre nuk ishte prezantuar ne kete menyre. A po tallej me vajzen apo po thoshte te verteten? Per ata, ajo kishte qene gjithnje Alhena Turgenev.

Misa refuzoi te fliste me dhe provoi ta sulmonte serish me zjarrin qe i doli prej pellembes se dores, por Kiba reagoi serish dhe ajo nuk arriti te bente asgje. Alhena filloi te qeshte me ze, ndersa Agata shikonte drejt Kibas per ndonje pergjigje, ishte konfuze.

"Ah, Misa. Me thuaj, perse nuk me lejon te flas me Lyudmilan? Ke frike mos e lendoj motren tende apo e di qe ajo do i pergjigjet pyetjeve te mia?" Foli Alhena serish.

"Cila moter? Per çfare je duke folur?!" Bertiti vajza e inatosur.

"Per motren tende, Lyudmila Kaiser. Personin qe supozohet te kete ate trup. Ti...duhet te kishe vdekur vite me pare. Perse je ne trupin e saj?"

"Ti je e çmendur." Iu kthye ajo serish, por kete here dukej pak e frikesuar. U ngrit ne kembe ngadale dhe po i shikonte te gjithe plot vigjilence.

"Ndoshta. Por, mund te mos jem dhe thjesht po i afrohem te vertetes. Me thuaj, si perfunduat te dyja ne nje trup?" Kete here vajza provoi te vraponte, por Alhena ishte me e shpejte dhe mbylli deren e dhomes duke u mbeshtetur pas saj.

"Misa, je nje vajze e zgjuar. Por, jo me e zgjuar se une. Perse dukesh kaq e frikesuar? A po i afrohem te vertetes?" Foli ajo serish, kete here beri disa hapa drejt vajzes dhe i kapi njeren dore, duke mos e lejuar te largohej.

"Me lesho." Bertiti ajo dhe provoi te largohej prej Alhenas por ishte e pamundur.

"Eshte e thjeshte ne fakt. Nese pyrokinesis eshte aftesia jote....atehere aftesia e Lyudmilas mund te jete Spiritism. Kjo shpjegon arsyen perse motra e saj e vdekur eshte ende gjalle....ne trupin e saj. Aftesia e saj eshte te therras shpirterat e te vdekurve ne trupin e saj dhe te perdor aftesite e tyre. Por, ajo nuk eshte aq e forte dhe as nuk di si te kontrolloj shpirterat e te vdekurve, duke e bere te zoterohet prej tyre. Nese nje shpirt tjeter do ishte brenda e saj, do kishte zoteruar trupin dhe mendjen e saj, por ti je ndryshe...ti je motra e saj. Ti nuk do e lendoje kurre. Ne fakt, une mendoj se ajo as nuk e ka idene qe ti je ne trupin e saj. Nuk keni komunikuar kurre, apo jo? Ti shfaqesh vetem kur ajo eshte ne rrezik dhe i shpeton jeten me aftesine tende, zjarrin. Ah, Boyan kishte te drejte. Je vertete nje vajze e zgjuar."

Komentoi ajo, duke e bere Misan te ishte ende me e frikesuar. Ajo nuk i kishte thene kurre askujt per çfare kishte ndodhur, ndonjehere as vete nuk e besonte, por personi perballe saj arriti ti zbulonte sekretet me te thella vetem me nje veshtrim. Kush dreqin eshte kjo femer dhe çfare donte prej saj? Misa thjesht po perpiqej te mbante motren e saj gjalle per sa me gjate te mundej!

"Si e njeh ti babain tim?" U degjua zeri i saj pas pak.

"Hmm...le te themi jam thjesht nje mike e tij. Bastardi fliste aq shume per vajzat e tij, sa me fiksoi çdo detaj ne mendje. Tani nuk ju injoroj dot, edhe nese dua, sepse do ndihesha ne faj ndaj tij."

Ndersa Alhena dhe vajza bisedonin, Kiba dhe Agata ndiqnin cdo detaj me vemendje, por serish nuk e kishin idene se çfare po ndodhte. Ishin teper konfuze tashme.

"Nuk te kuptoj." Bertiti Misa papritur. Nuk kishte shume kohe, duhej te largohej prej ketyre njerezve, qe motra e saj te ishte e sigurte. Por, nuk mund ta zoteronte kete trup per shume gjate.

"Nuk eshte nevoja te kuptosh asgje. Nuk jam armikja jote, nuk dua te te lendoj." Tha Alhena dhe ngriti duart duke i treguar se nuk do i bente keq.

"Vertete? As motren time?" E pyeti ajo per tu siguruar.

"Jo, as Milan. Por, kam frike se ajo duhet te vij me mua, edhe nese ty nuk te pelqen ideja."

"E perse do e lejoja te vinte me ty?" Misa nuk po besonte dot asnje fjale te saj, ishte teper e veshtire per te te besonte te tjeret, por ne kete rast ishte edhe e frikesuar prej Alhenas. Diçka i thoshte se duhej te qendronte larg saj. Ishte si nje parandjenje...vetem njerezit e evoluar e kishin gjithnje kete paralajmerim per rrezikun e mundshem.

"Sepse une i premtova babait tuaj qe nese e gjeja Milan, do e mbroja, ashtu si beri ai me mua dhe ti nuk me ndalon dot. Plus, une jam e vetmja qe mund te gjej babain tuaj. Ju as nuk e keni idene ku ai mund ndodhet, apo jo?" Misa shtrengoi dhembet dhe vazhdoi ta shikonte me inat per disa minuta. Alhena thjesht i buzeqeshi dhe vazhdoi ta shikonte ne sy.

"Une jam Misa Boyan Kaiser. Kenaqesia eshte e jotja! Nese guxon te lendosh motren time, do te te djeg per se gjalli, Alhena Katsumi Mikhailov Iwasaki." Tha ajo papritur me nje ton kercenues dhe ngjyra e flokut filloi te kthehej ngadale ne te zeze.

"Ah, je personi i pare pas prinderve te mi qe arrite te mbash mend emrin tim. Mos u shqeteso, nuk kam asnje interes ne motren tende. Vetem ti me dukesh pak interesante. Ty do kisha qejf te te torturoja ne ndonje laborator e te te studioja mire. Shihemi se shpejti, Misa Boyan Kaiser."

Vajza po e shikonte plot inat, ndersa Alhena i shkeli syrin dhe e veshtroi me kujdes ndersa syte u kthyen nga te kuq ne jeshil dhe ajo shprehje e inatosur ne fytyre u zhduk. Tani, perpara tyre ishte nje vajze e vogel, e cila dukej e pafajshme dhe teper e frikesuar.

"Çfa-çfare do prej meje?" Pyeti me zerin qe i dridhej dhe sapo Alhena ngriti njeren dore dhe i drejtoi gishtin tregues, ajo ra pa ndjenja serish. Donte vetem ta pyeste perse ndodhej ketu...

"Seriozisht?" Bertiti Alhena e shokuar. Kjo ishte vajza qe Boyan e kishte trajnuar si nje ushtar? Eshte hera e dyte qe ra pa ndjenja prej frikes! Jo, Lyudmila duhej te ishte me e forte. Vetem nese....vajza qe Boyan kishte trajnuar gjate gjithe kohes nuk ishte Mila, por Misa! Ah, tani ka kuptim gjithçka!

"Hahahah, Misa Kaiser, je vertete nje person interesant!" Tha ajo papritur dhe tundi koken duke buzeqeshur si e çmendur.

"Agata, mbuloje me diçka vajzen. Do semuret nese fle ashtu ne dyshemene e ftohte." Foli ajo serish me vone, duke e habitur pak Agatan, por ajo beri ashtu si i tha shoqja e saj.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now