50. Je ti.

91 12 6
                                    

Nuk udhetuan per shume gjate, por gjate gjithe rruges Vesna e kthente shpesh vemendjen te vellai i saj dhe Alhena, te cilet kishin mbyllur syte dhe dukeshin sikur po flinin. Megami ishte mbeshtetur te xhami i dritares dhe nuk mund te flinte, por thjesht po perpiqej te qetesohej.

"Zgjohuni! Mberritem." U degjua zeri i Vesnas pas pak dhe te hapen syte njekohesisht. "A ndiheni pak me mire tani?" I pyeti ajo. Megami nuk pati kohe te pergjigjej, ndersa Alhena e injoroi komplet pyetjen e saj, ndersa kishte ngulur shikimin mbi ndertesen qe ndodhej perballe tyre.

"Beni kujdes, ka diçka te rrezikshme brenda asaj ndertese." I lajmeroi ajo, duke i habitur pak te dy. Gjithsesi, te tre ndoqen Halonan dhe te tjeret dhe u futen ne ndertese pasi eleminuan zombit rrotull.

Prane hyrjes po i priste nje grup prej tre personash. Alhena po i veshtronte plot vemendje, shikimi i saj po kalonte mes dy meshkujve. Donte te dinte kush prej tyre ishte Hedeon e nuk priti me gjate, por vendosi te perdorte aftesine e saj te kontrollit te mendjes per ti sulmuar te dy. Nese njeri prej tyre vdiste, epo asaj nuk i interesonte. Hedeon ishte i forte mjaftueshem per te perballuar nje sulm te tille.

Halona, Sila, Gwen dhe Keison dukeshin te lumtur qe po takonin serish shefin e tyre, ndersa Vesna dhe Megami shikonin rrotull plot vigjilence.

Para se ata te pershendesnin njeri tjetrin, Hedeon doli para Emel dhe Volkan qe po e shoqeronin dhe syte e tij kaluan mes Vesnas dhe Alhenas, sepse nuk e dinte kush prej tyre ishte Alhena, derisa pa ata sy te kuq dhe nje buzeqeshje mizore ne fytyren e saj.

"Mjaft! Perse po na sulmon? Ata mund te vdisnin prej atij sulmi!" Bertiti ai papritur dhe nuk guxoi ti hiqte syte prej Alhenas. Te tjeret dukeshin konfuze dhe u kthyen pas per te pare Alhenan me syte e kuq si gjaku, e cila dukej kaq e frikshme ne ato momente.

"Ku eshte vellai yt?"

"Nuk je ne gjendje te mire mendore. Çfare ndodhi?" Pyeti ai, duke injoruar pyetjen e saj. Heren e fundit qe kishin komunikuar, ishte Alhena ajo qe kishte vene re se ai nuk ishte ne gjendje te mire mendore dhe fale saj ai ishte permiresuar keto dite, por tani qe po shikonte sa e tmerrshme ishte gjendja e saj mendore, nuk po e kuptonte se si perfundoi ne kete gjendje. 

"Mendoj se ajo sapo humbi disa persona te dashur, shef." E informoi Keison papritur.

"Mbylle gojen." Iu drejtua Alhena plot inat. "Ku dreqin eshte ai?" U kthye serish drejt Hedeon dhe e pyeti perseri per vellain e tij. Ai nuk u pergjigj, por beri disa hapa drejt saj ndersa e shikonte ne sy.

"Shume kujtime?" Pershperiti, qe vetem ajo ta degjonte. Edhe sikur te tjeret ta degjonin, nuk do e kuptonin per çfare po fliste, por ajo e kuptonte shume qarte. Ai ishte duke folur per jetet e saj te meparshme.

"Nuk e kuptoja perse ishe ne ate gjendje me pare, por tani e kuptoj shume qarte. Ky eshte apokalipsi i fundit, apo jo? Nese eshte vertete shansi i fundit qe kemi, atehere nuk e dua." Shtrengoi dhembet dhe po shikonte Hedeon plot inat, ndersa ai nuk dinte ç'te thoshte, sepse kishte menduar be te njejten menyre si ajo me pare.

"Duhet te qetesohesh para se te takosh vellain tim." Foli ai pas pak. Nuk donte qe ata te takoheshin tani, sepse ishin te dy ne gjendje te tmerrshme mendore. Nuk e dinte çfare mund te ndodhte dhe nuk i pelqente kur nuk mund ta kontrollonte situaten.

"Me beso, nuk kam qene kurre kaq e qete." Ia ktheu ajo dhe beri nje buzeqeshje te pafajshme, duke e ndryshuar auran e rrezikshme qe e rrethonte brenda nje sekonde. Emel dhe Volkan dukeshin te habitur, ndersa te tjeret ishin mesuar tashme me sjelljen e Alhenas.

"Nuk eshte momenti i duhur." Hedeon donte ti bente te prisnin edhe pak, por durimi i Alhenas po mbaronte.

"DIMITRI!" Bertiti me sa fuqi te kishte, duke i trembur te tjeret rrotull. Hedeon dukej me i trembur se te gjithe, sepse e dinte qe nese Dimitri degjonte zerin e saj, do kthente te gjithe vendin permbys per ta gjetur ate. Nuk e dinte çfare lidhje kane pasur keta te dy, por e dinte qe per Dimitrin, Katsumi Iwasaki ishte teper e rendesishme.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now