53. Nje fillim i ri ose fundi i gjithçkaje.

68 12 6
                                    

"Me mungove kaq shume." Pershperiti ai pas pak dhe iu afrua derisa mbeshteti ballin ne te sajin.

"Une isha gjithnje me ty. Ose me sakte, ti ishe prane meje ne çdo jete tonen." Ajo kaloi gishtat neper floket e tij e mbylli syte per te shijuar ate moment qetesie ne krahet e tij. Kishte kaluar kaq shume kohe qe kur kishin pasur mundesine te qendronin keshtu.

"E di, por...nuk ishe vertete ti. Katsumi pa kujtimet e plota ishte ndryshe nga personaliteti yt i vertete. Çdo here me dukej sikur takoja nje person te ndryshem." Komentoi ai, me zerin e lodhur.

"Oh, me fal, Dimitri." Tha ajo papritur, duke e trembur pak.

"Per çfare?"

"Me fal qe nuk arrita dot te kujtohesha. E kisha gjithnje nje ndjesi sikur kisha humbur diçka teper te rendesishme, por as nuk dija nga te filloja te kerkoja." Ai buzeqeshi kur degjoi fjalet e saj.

"Nuk eshte faji yt." Dimitri e puthi edhe njehere ne qafe, pastaj shtrengoi dhembet dhe u largua menjehere prej saj, duke vendosur distance mes tyre.

"Çfare ka? A nuk po e lufton dot virusin me gjate?"

Ajo e dinte çfare po ndodhte tashme me te. Dimitri ishte kafshuar prej nje zombi te evoluar, ishte me keq se kafshimi i nje zombi normal, por ai kishte arritur te luftonte kunder virusit per kaq gjate. Ishte vertete e pabesueshme. Asaj i thyhej zemra serish kur mendonte se sa shume dhimbje kishte perjetuar ai.

"Ndonjehere nuk mundem ta perballoj dhe humbas veten komplet, prandaj...qendro larg meje per pak çaste. Derisa te kem kontroll mbi veten serish." Shpjegoi dhe beri disa hapa pas, ndersa ajo i injoroi komplet fjalet e tij dhe beri hapa te shpejt drejt tij, derisa Dimitri perfundoi ngjeshur pas murit.

"Tani nuk ke ku te shkosh." Tha ajo me nje buzeqeshje te kenaqur ne fytyre. Vendosi duart ne mur, duke bllokuar Dimitrin mes vetes dhe murit, ndersa ai mbylli syte dhe vendosi doren mbi kraharorin e vet, duke u perpjekur te qetesohej.

"Nuk eshte koha per lojera tani. Thirr motren time. Elif ka aftesi sheruese. Ajo me ndihmon te ndaloj virusin per pak çaste."

Nese donte, mund ta sulmonte Alhenan e ta hidhte ne anen tjeter te dhomes, por ai nuk do e lendonte kurre kete person qe kishte perballe tani.

"Oh, pra ti nuk e do ndihmen time?" E pyeti ajo, duke injoruar komplet fjalet e tij.

"Katsumi. Nuk po tallesha me pare. Dukesh vertete e shijshme. Ne fakt, nuk kam menduar kurre se njerezit ishin te shijshem, derisa te takova ty serish." Ai kaloi gjuhen mbi buzet serish, pastaj goditi murin me njerin grusht, duke e shkaterruar ate pjese te murit komplet.

Alhena injoroi perpjekjet e tij per tu larguar prej saj dhe nxorri nje thike prej rrobave te saj. Dimitri nuk dukej i habitur, por po e shikonte plot dyshim. Me siguri do bente diçka te çmendur serish dhe kur Katsumi donte te bente diçka, edhe nese ishte e pamundur, askush nuk mund ta ndalonte.

"A me beson ende?" E pyeti ajo papritur.

"A do shkaterroja boten per ty nese nuk te besoja?" Iu kthye ai, duke e bere te buzeqeshte.

"Me beso tani, atehere." Levizi thiken me shpejtesi dhe e kaloi mbi gishtin e saj tregues, duke bere gjakun te dilte menjehere.

"Çfare je duke bere?" Bertiti Dimitri papritur. Aroma e gjakut e stimuloi me shume, duke bere mendjen e tij te konfuzohej. Filloi te merte fryme me veshtiresi dhe po i lutej Alhenas me sy te mos i afrohej, por ajo thjesht vendosi gishtin para fytyres se tij dhe i beri nje pyetje tjeter.

"Si duket gjaku im?"

"Dreq!" Filloi te mallkonte ai, sepse po humbiste kontrollin mbi veten. Nuk donte ta lendonte Katsumin. Nuk donte ta bente kurre kete gje!

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now