2. Te vdekurit nuk vdesin.

139 19 19
                                    

Pasi beri nje dush, doli prej banjos dhe pa Agatan e Kiban ulur ne divan ndersa bisedonin dhe u çudit. Ishte e sigurt qe nuk i kishte prezantuar me njeri-tjetrin me pare.

"Al, me ne fund." Foli Kiba sapo vuri re prezencen e saj ne dhome dhe Agata u ngrit ne kembe menjehere duke u kthyer drejt saj. "Me the te vija sa me shpejt dhe me le te prisja." U ankua ai dhe ajo buzeqeshi.

"A jane shoket e tu me te rendesishem se une?"

"Jo, por loja ime e bejsbollit eshte shume me e rendesishme se ty." Ajo buzeqeshi serish, duke i bere te dy ta shikonin me habi. Sapo iu kujtua se Kiba e donte bejsbollin aq shume, sa edhe gjate apokalipsit mbante nje shkop bejsbolli gjithnje me vete...vetem se e perdorte per te vrare zombit.

"Al, s'me dukesh mire sot. A do te shkojme ne spital?" E pyeti Kiba pas pak, duke qene se ajo i kishte ngulur syte per disa minuta.

"Jo, jam shume mire. Agata, a bere çfare te thash?"

"Po, bleva shume ushqime, por s'e kuptoj perse te duhen aq shume...A do festojme diçka sot?" E pyeti ajo dhe Alhena plasi ne te qeshura.

'Po, do festojme fillimin e apokalipsit.' Mendoi. Kiba dhe Agata e shikonin me habi. Ajo nuk ishte sjell kurre ne kete menyre me pare.

"Telefononi prinderit ose te afermit dhe i thoni te sigurohen qe dera e shtepise te jete e mbyllur para ores 5 pasdite. Mundesisht te blejne sa me shume ushqime dhe te mbushin çdo gje te mundshme me uje." Tha ajo pasi arriti te qetesohej, ndersa Kiba dhe Agata po shikonin njeri-tjetrin ne sy.

"Prinderit e mi nuk jane me, por-"

"Ah, po. E kisha harruar kete fakt." E nderpreu ajo Kiban. Prinderit e Agatas mund te jene te sigurt, duke qene se njihnin mamane e saj, prandaj iu duk e kote ajo qe sapo tha.

"Ejani me mua." Foli serish pas pak dhe shkuan drejt dhomes se saj. Ata e ndoqen pa komentuar edhe perse nuk po e kuptonin se çfare po ndodhte me te. Sapo Kiba u be gati ta pyeste se çfare po kerkonte, ajo shtyu pasqyren qe ishte ne murin e dhomes dhe vendosi kodin, duke bere te hapej nje dere ne mur.

"Çfare dreqin-" Pershperiti Kiba, por ngeli me gojen hapur kur pa se dhoma ishte e mbushur me arme. Agata kishte bere disa hapa pas dhe duke qene se Alhena pothuajse e kishte vrare kete mengjes, kjo pamje e beri te frikesohej vertete prej saj.

"Jo, nuk kam ndermend t'ju vras dhe nuk jam nje vrasese." Tha ajo per ti qetesuar, por gjenjeu pak. Ajo nuk kishte vrare vetem zombi, por edhe plot njerez.

"Per çfare te sherbejne armet atehere?" E pyeti Kiba kur arriti te qetesohej pak.

"Per te mbrojtur veten. Zgjidhni çfare te doni. Do na duhen me vone."

"E dija. Me siguri ke ndonje ish te dashur te çmendur qe do te te vras sepse e tradhetove. Po perse na fut edhe neve ne telashe?" Tha Agata papritur, duke bere Alhenan te qeshte.

"Ah, sa do te doja te ishte ky realiteti." Pershperiti ajo dhe u kthye drejt armeve. Mori disa thika, disa pistoleta dhe nje pushke e arriti ti vendoste rreth trupit.

"Al...thjesht mund te telefonosh policine nese ish i dashuri kerkon te te vras..." Foli Kiba pas pak dhe kishte nje shprehje teper serioze ne fytyre. Ajo donte te qeshte serish, por e permbajti veten.

"Agata, ti me premtove se do beje gjithçka qe te thoja une sot. Zgjidh disa arme te pershtatshme per ty." Agata po dyshonte nese ajo ishte shoqja e saj e ngushte apo jo...Alhena qe ajo njihte nuk ishte nje vajze qe mund te mbante kaq shume arme ne shtepi apo te kishte nje ish te dashur psikopat.

"Agata, bej çfare te thash. Nuk kemi shume kohe." Bertiti ajo duke e frikesuar pak dhe Agata shkoi menjehere drejt dhomes kur ishin armet. Alhena u kthye drejt Kibas dhe e dinte qe do e kishte te veshtire ta bente te prekte nje arme. Edhe gjate atyre 3 viteve qe kishin udhetuar bashke, e vetmja arme qe  ai kishte mbajtur ishte shkopi i bejsbollit. Gjithnje refuzonte te perdorte nje pistolete, edhe nese ishte ne rrezik.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now