77. Pasoja.

27 5 6
                                    

Ne mes te rrenojave qendronte vetem nje person, i gjithi veshur ne te zeza, i cili po ecte ngadale drejt nje tuneli qe te çonte nentoke.

Ai ndoqi tunelin e gjate neper erresire, derisa arriti perpara nje dere gjigande. Dukej qe ishte ndertuar ne nje menyre qe askush nuk mund ta shkaterronte.

Gjithsesi, nuk ishte nevoja ta bente kete gje. Ai e dinte kodin per te hapur keto dyer. Ishte aq i thjeshte, sa i vinte per te qeshur.

DIMITRI.

Filloi te kontrollonte çdo dhome te mundshme. Vuri re se shumica e tyre ishin plot me cryopods, dhe njerezit qe flinin brenda tyre.

Ne fund arriti te gjente nje dhome te veçante. Vendosi kodin dhe dera u hap duke treguar nje dhome te madhe me vetem 4 cryopods brenda, nje prej te cileve ishte bosh.

Ai buzeqeshi dhe pershperiti. "Me ne fund te gjeta, dashuri."

Filloi te ecte drejt njerit cryopod. Vendosi doren mbi xham ndersa shikonte personin qe ndodhej brenda plot adhurim.

Iu deshen disa minuta te kuptonte se si mund te hapte nje cryopod dhe me ne fund arriti ta bente.

Ai zgjati doren drejt saj, por po dridhej i gjithi, sikur te kishte frike ta prekte.

Ne ato çaste, syte e saj te kuq u hapen ngadale, dhe ne momentin qe pa ate fytyre te paharrueshme, ajo buzeqeshi.

"Dimitri, te gjeta me ne fund."

"Te gjeta une ty. Si gjithnje." Tha ai duke qeshur.

Kur degjoi keto fjale, Alhena ishte e shokuar. Pak sekonda me pare mendoi se ishte duke enderruar, duke qene se e dinte qe ishte e pamundur per Dimitrin te shfaqej perpara saj.

I kujtohej qarte momenti i fundit kur ra pandjenja ne krahet e Kibas. Duhej te ndodhej te ARCADIA3 ne keto momente. Dhe kishte ardhur ketu pa deshiren e saj.

Por...si ka mundesi qe Dimitri ndodhej perpara saj?

Ajo zgjati doren drejt tij, preku faqen e tij dhe filloi ta ledhatonte. Kjo ndjenje ishte kaq reale...

"Dimitri?" Pyeti edhe njehere.

"Jam ketu." U pergjigj ai.

Ajo u hodh ne krahet e tij menjehere dhe e perqafoi fort.

"Me mori malli edhe mua." Tha ai duke buzeqeshur.

"Ku dreqin ishe? Te kam kerkuar per kaq gjate." Thoshte ajo ndersa qante, lotet nuk i ndalonte dot edhe nese donte.

"Askund."

Pergjigja e tij e konfuzoi.

"Mjaft qave, shpirt. Jam ketu tani. Nuk kam per tu larguar me prej teje." Shtoi ai, ndersa e mori ne krahet e tij.

"Çfare ndodhi?" Pyeti ajo me zerin qe i dridhej.

Dimitri hezitoi perpara se te fliste. "Isha nje vend te erret dhe te qete. Nuk e di per sa gjate ndodhesha aty, por vetem pak me pare e gjeta veten afer bazes ARCADIA3. "

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now