76. Asgjesim total.

59 5 4
                                    

"ARK1, a jeni gati?"

Zeri i Hedeon u degjua ne dhomen e komandes ku ndodheshin Mila, Halona, Keison, Volkan, Taylan dhe Aurelius.

"Çdo gje eshte gati. Ne do te shkojme ne gjume vetem pasi te jemi te sigurte ne hapesire."

Pikerisht ne momentin qe shiu i kuq sapo filloi, Hedeon dha urdherin. "ARK1, tani mund te niseni."

Ai degjoi zhurma te shumta dhe priti per minuta te tera. Me ne fund, nepermjet kamerave pa se ARK1 u leshua ne atmosfere. Pas disa minutash, ai humbi kontakt me ARK1 ndersa po priste lajme prej tyre.

Nderkohe, ai po vezhgonte vende te ndryshme te botes me ane te sateliteve. Shiu i kuq kishte filluar vetem para nje ore dhe katastrofa kishte pushtuar pothuajse gjithe boten.

Iu desh te priste rreth dy ore derisa nje linje komunikimi u krijua serish.

"Hedeon, jemi ne hapesire. Çdo gje eshte ne rregull." E lajmeroi Mila.

"Shume mire. Tani mund te shkoni ne gjume. Nuk dua te shikoni çfare do te ndodh me pas."

"Une do qendroj zgjuar." Tha Volkan papritur.

"Edhe une." Tha Mila, ndersa te tjeret shkuan drejt cryopods.

"Aurelius, mos ki frike." Taylan po perpiqej te qetesonte Aurelius, i cili ishte ende i shokuar prej asaj qe kishte ndodhur. Gjate gjithe kesaj kohe ata ishin perpjekur te mos e linin te kuptonte te verteten. Taylan kishte bere te pamunduren te mos e perfshinte ne planin e tyre.

"Do te jesh ketu kur te zgjohem?" E pyeti ndersa e shikonte plot frike.

"Do te jem prane teje gjate gjithe kohes." U pergjigj ai dhe pasi vendosi Aurelius ne gjume, u kthye drejt Milas dhe Volkan. "Edhe une do te qendroj zgjuar edhe per pak." I lajmeroi ata.

"Atehere edhe ne po presim edhe pak." Tha Halona.

"Shpresoj te me falni per kete qe do bej." Pershperiti ai dhe mbylli linjen e komunikimit direkt. Ata ngelen pa fjale dhe thjesht priten, ndersa shikonin token prej nje dritareje te madhe qe kishin perballe. Nepermjet sateliteve, po shikonin edhe çfare po ndodhte ne vende te ndryshme te botes.

Hedeon po hezitonte te shtypte nje buton te vetem.

Ai i kishte ngulur syte ekranit kur tregohej:
ARKADIA3: 300/300
ARKADIA2: 299/300
ARKADIA1: 399/400
ARK1: 195/200
ATLANTIS: 97/100

Ishte aq nervoz sa filloi te fliste me veten. "Me fal, Dimitri. Me fal. Me fal..."

Ai vendosi doren mbi nje buton te kuq dhe mbylli syte. Vendosi pak peshe me doren e djathte dhe lotet i rane ne faqe kur e shtypi butonin.

Ne ate moment, shperthime te shumta e degjuan ne vende te ndryshme te botes.

Bazat e Genesis ishin te parat qe u shkaterruan.

Ky ishte plani i Alhenas. I kishte mar aftesite njerezve te avancuar, por qe ne fillim nuk kishte ndermend ti linte te jetonin. Ajo infiltroi Genesis ne menyre qe ta shkaterronte komplet dhe arriti ta bente.

GENESIS-Asgjesim total.

Ai buzeqeshi kur pa keto fjale ne ekranin perballe tij.

Por, lotet ende nuk po pushonin, sepse poshte ketyre fjaleve ishin emrat e qyteteve  te cilat ishin shkaterruar totalisht nga keto shpertime.

Ata kishin perdorur çdo arme te mundshme per te shkaterruar kete bote. E dinin qe zombit nuk mund ti kuronin, prandaj vendosen ti asgjesonin ne momentin qe ata u krijuan. Por bashke me ta u vrane edhe shume njerez te pafajshem qe ende nuk ishin kthyer ne zombi.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now