4. Je nje vrasese.

130 16 39
                                    

"Huh...perse jane kaq shume zombi aty?" Pyeti Agata e trembur, sapo vuri re se nje grup me zombi kishin bllokuar rrugen. Nderkohe, Alhena kishte ulur shpejtesine e makines. Mund te kthehej pas, por i duhej te kalonin ne kete rruge per te shkuar ne qytetin Zamosc, prandaj ishte e detyruar ti eleminonte.

"Dhe eshte vetem dita e dyte e apokalipsit..." Tha Alhena me ze te ulet. Edhe ajo ishte pak e habitur. Mendoi se te pakten do duheshin disa dite per zombit te mblidheshin neper grupe.

"Me siguri do kete ndonje morg ketu afer." Komentoi Kiba.

"Po sikur ti shtypesh me makine?" Sugjeroi Agata.

"Jane rreth 40 zombi, Agata. Nuk mund ti shtyp te gjithe. Ne fund, do rrethohemi prej tyre, sepse jane te shumte ne numer."

"Une nuk dua te dal prej makines." Duart po i dridheshin dhe po kafshonte buzen. Frika e kishte paralizuar te gjithen, ndersa Kiba dukej teper serioz.

"Qendro brenda atehere. Kiba, eja me mua. Do i shperqendrojme duke i ndare ne dy grupe. Nese nuk arrin ti vrasesh te gjithe, vrapo dhe futu ne makine. Une do perpiqem te vras sa me shume te mundem."

"Ne rregull." Tha ai dhe te dy dolen menjehere ne ate te ndryshme te makines me armet ne duar. Agata po shikonte plot frike ndersa Alhena u largua prej makines, pastaj vrau me pistolete nje zombi ne largesi. Zhurma qe u krijuar prej te shtenes terhoqi zombit, por ne te njejten kohe Kiba po gjuante nje tjeter makine me shkopin e bejsbollit, duke bere nje alarm te degjohej. Zombit u shperqendruan dhe u ndan ne dy grupe, shumica duke shkuar drejt Kibas, duke qene se alarmi nuk po ndalonte.

"Wow, zombit vertete terhiqen prej zhurmes." Komentoi Agata, ndersa shikonte plot ankth. Alhena dukej sikur po i vriste me shume lehtesi, ndersa Kiba nuk dukej ne gjendje te mire. Ishte rrethuar prej shume prej tyre. Ndersa po e shikonte me vemendje, duke vendosur duart ne xhamin e makines, papritur nje zombi doli perballe saj dhe e trembi.

"Ahhhhh." Bertiti e trembur dhe u shty pas, duke vendosur doren ne zemer. Zombi levizi duke shkuar drejt xhamit qe Alhena kishte thyer per te vjedhur makinen me pare. Agata u tremb aq shume sa mbylli syte dhe i drejtoi armen zombit e filloi te shtypte kembezen vazhdimisht. Te shtenat filluan te degjoheshin, duke bere vemendjen e te gjitheve te kthej drejt makines ku Agata ndodhej.

Alhena ktheu koken menjehere per te pare se shume zombi po shkonin drejt makines. Ajo kishte arritur te vriste 10 prej tyre, por te tjeret u larguan, ndersa Kiba ishte rrethuar prej shumices. Te dy kishin nevoje per ndihme, por nuk dinte çte bente.

Nuk priti me gjate, por vrapoi drejt Kibas duke eleminuar disa zombi dhe kur arriti afer tij u perpoq ti terhiqte vemendjen dhe i hodhi nje pistolete.

"Kiba." Bertiti dhe ai ktheu koken per te pare pistoleten qe perfundoi ne toke shume afer tij. Alhena shperqendroi zombit duke bere alarmin e nje makine tjeter te ndizej, pastaj vrapoi drejt makines se tyre, brenda se ciles ndodhej Agata. Kur degjoi te shtena ne distance, buzeqeshi. E kuptoi se Kiba me ne fund ishte dorezuar dhe kishte vendosur te perdorte armen. Tani ishte pak me e qete dhe u perqendrua te grupi qe kishte rrethuar makinen e saj.

"Hej, bastard." Bertiti dhe i terhoqi vemendjen disa prej tyre. Buzeqeshi dhe i drejtoi armen ne ball, pastaj kaloi thiken ne fytin e nje zombi tjeter. Vazhdoi ti eleminonte derisa ngelen vetem dy prej tyre. U be gati ti vriste, por dy te shtena u degjuan dhe kur trupat e tyre rane ne toke, pa Agatan me nje pistolete ne dore dhe me lotet ne faqe.

"Mendova se do vdisja." Tha ajo dhe filloi te fshinte lotet sapo pa Alhenan, e cila sapo pa se Agata ishte e sigurt, ktheu koken drejt Kibas. Ai kishte ende pese zombi rreth vetes, por ajo nuk shkoi ta ndihmonte. Ishte e sigurte qe mund ti eleminonte vete, plus i duhej eksperienca. Kur i mbaruan plumbat, ai hodhi armen ne toke dhe filloi ti gjuante me shkopin e bejsbollit derisa te gjithe zombit u eleminuan.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now