60. Le te shpetojme boten atehere, duh.

56 10 4
                                    

Alhena hapi syte per te gjetur veten ne apartmentin e saj te vjeter. Nuk mund ta harronte dot kete vend, kishte jetuar ne Stamboll per pese vite, qe prej moshes 15 vjeçare, kur humbi kontakt plotesisht me babain e saj.

Gjendej e ulur para nje kompjuteri dhe menjehere u perqendrua aty, per te pare daten. Mendimet e saj ishin teper te ngaterruara ne ato momente, edhe perse e dinte qe ktheu kohen pas, nuk e dinte se sa vite pas ishte kthyer.

21 shtator 2042.

"6 vjet pas." Pershperiti.

Kishte kthyer kohen 6 vite pas, pra tani ajo duhej te ishte ende 18 vjeç. Dhe apokalipsi do te ndodhi vetem pas 6 vitesh, nese ngjarjet nuk ndryshojne aq shume. Gjithsesi, ajo kishte plot kohe tashme. Gjashte vite ishin mese te mjaftushme te gjente Dimitrin, Aurelius, miqte e saj dhe te krijonte nje plan per ti mbajtur te gjithe te sigurte.

U ngrit ne kembe dhe filloi te kerkonte rrotull per celularin e saj dhe e gjeti ne nje nga xhepat e saj. Kete veprim e kishte bere ne fillim te çdo apokalipsi te mundshem, personi i pare qe perpiqej te kontaktonte ishte vellai i saj. Donte thjesht te degjonte zerin e tij e me pas do te mund te qetesohej. Donte te sigurohej qe ai ishte mire.

"Kush flet?" Degjoi zerin e tij dhe buzeqeshi menjehere.

Gjate moshes 15 deri 20 vjeçare, ajo jetonte e vetme ne Turqi me identitetin Alhena Turgenev. Gjate kesaj kohe ajo nuk kishte pasur kontakt me familjen e saj. Ishte Aurelius ai qe e telefononte fshehurazi, duke qene se mamaja e tyre nuk e lejonte te kontaktonte motren e tij deri ne moshen 18 vieç. Aurelius duhej te ishte vetem 14 vjeç tani, ende nje femije.

"Hej, zemra ime. E ke harruar fare motren tende. Jam kaq e merzitur."

"Katsumi!" Tha ai plot entuziasm, kur degjoi zerin e motres se tij.

Ne fakt, Aurelius e kishte telefonuar shpesh, sa here qe Savina nuk ndodhej ne shtepi, por Alhena i refuzonte telefonatat e tij, sepse ne ate kohe ishte e inatosur me prinderit e saj dhe mendonte se askush ne ate familje nuk e donte. Vetem fale perpjekjeve te Aurelius, ata arriten te kishin nje marredhenie te mire mes tyre.

"Katsumi, a je mire? Une te kam telefonuar kur mami nuk ka qene rrotull, por ti nuk pergjigjeshe." Dukej pak nervoz kur fliste per mamane e tyre, Aurelius ende nuk e kuptonte perse Savina e donte ate, por jo motren e tij.

"Me fal, isha pak e zene. Te premtoj se do te te telefonoj me shpesh."

"Katsumi, mua me ka mar malli per ty. I kerkova mamit te me lejonte te te vizitoja, por..." Ai ndaloi se foluri dhe nga toni i zerit dukej pak i shqetesuar.

"S'ka problem. Do vij te te vizitoj une. Do takohemi shume shpejt."

"Vertete?" E pyeti ai me pabesi.

"Sigurisht. Pas pak ditesh do te jem aty, por mos i trego mamit. Eshte sekreti yne, ne rregull?"

"Mire, nuk i tregoj asgje. Te premtoj. Oh, dua te me sjellesh nje dhurate kur te vish."

"Patjeter. Shihemi se shpejti atehere."

"Do jem duke pritur me padurim per dhuraten time...oh edhe per ty. Je motra me e mire ne bote. Muahh." Ai i dhuroi nje puthje permes telefonit para se te mbyllte telefonaten, ndersa ajo filloi te qeshte. Aurelius kishte qene nje femije i lezetshem.

Pasi pushoi per disa minuta dhe arriti te rregullonte mendimet e saj, ajo shkoi drejt nje sirtari te fshehte dhe nxorri prej aty nje celular. Nuk ishte i veçante, por ishte e vetmja gje qe babai i saj i kishte lene para se te zhdukej tre vjet me pare. Ajo kishte qene aq e inatosur me te, sa as nuk i kishte shkuar ne mendje ta kontaktonte me. Por, tani do e perdorte kete celular pa menduar dy here.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now