27. Perse me beson kaq shume?

59 9 6
                                    

"A do vijne ata me ne?" Pyeti Kiba kur iu afrua Alhenas.

"Jo." U pergjigjen te dy njekohesisht.

Te tjeret nuk dinin çte thoshin, ndersa Alhena beri nje buzeqeshje djallezore dhe nxorri me shpejtesi armen qe kishte ne brez, per tia drejtuar Megamit. Bellamy doli menjehere para tij ,gati per ta mbrojtur. Nuk po e kuptonte se çfare donte te bente ajo, por po shpresonte qe te mos e qellonte.

"Çfare po ben?" Bertiti Kiba papritur. Te gjithe kishin ngelur pak te shokuar. Vetem pak ore me pare ajo i kishte thene te mos vrisnin te gjallet.

"Futuni ne makine te dy, nese nuk doni te vdisni qe tani." Tha ajo me nje shprehje serioze tashme ne fytyre, duke e trembur pak Bellamy.

"Hej, Alhena...çfare mendon se po ben?" Foli Darko papritur.

"Po perpiqem tju shpetoj jeten te gjitheve." Ia ktheu ajo.

"Nuk mund ta besh kete. Nese ata vertete nuk duan te vijne me ne, nuk mund ti detyrojme." Tha ai serish.

"Po, nuk mund te na detyrosh. Eshte zgjedhja jone." Foli Bellamy papritur.

"Alhena...a e ke idene sa njerez u nisen bashke me motren time per ne Onesti?" E pyeti Megami papritur. "Ishin dymbedhjete persona. Shume prej tyre gra dhe femije, vetem pak burra qe mund te luftonin kunder zombive. U larguan sepse ketu nuk ka me as ushqim. U larguan per te kerkuar nje vend me te sigurte...edhe sikur vetem njeri prej tyre te jete gjalle, une dua ta shpetoj. Ata ishin pjese e grupit tone...qe ne diten e pare te apokalipsit ne qendruam dhe luftuam se bashku kunder zombive. I dhame njeri-tjetrit shprese. Nuk mundem thjesht ti injoroj jetet e te gjithe atyre personave sepse ti me thua se eshte e rrezikshme." Vazhdoi ai te fliste ndersa e shikonte ne sy sikur te mos kishte aspak frike prej asaj pistolete qe ajo i kishte drejtuar.

"Edhe nese jam duke shkuar drejt vdekjes...dua te pakten te shoh motren time per nje here te fundit. Nuk me intereson çfare ndodh me pas. Per me teper, ti e the vete...Edhe nese largohem, edhe nese qendroj ketu, une do te vdes gjithsesi. Por edhe sikur te vij me ty, nuk do te jem i sigurte. Kjo bote nuk ka me asnje shprese!" Ato fjale te fundit i bene te gjithe te ndjenin pak frike dhe trishtim.

"Atehere do te jem une shpresa juaj e fundit." Tha ajo pas pak çastesh qetesie dhe uli armen, duke i habitur por edhe lehtesuar te tjeret. Pastaj u kthye drejt miqve te saj dhe beri nje buzeqeshje te vogel te trishte.

"Mos me shiko ne ate menyre. Po me frikeson." Foli Misa papritur. Ajo e kishte shfaqur veten kur Alhena i drejtoi armen djemve.

"Me vjen keq. E di qe ju premtova nje vend te sigurte dhe ai ekziston, por duhet te shkoni atje pa mua." Tha ajo duke i trembur te tjeret.

"Çfare je duke thene?" Bertiti Kiba papritur.

"Ju te katert do largoheni prej ketu menjehere. Mos u shqetesoni, kur te shkoni ne Burgas keni per te takuar babain e Misas. Ai eshte nje ushtar dhe nje person shume i zgjuar. Nese i tregoni per planin tim, ai mund tju ndihmoje dhe te shpetoje sa me shume njerez te mundet. Ai do te kujdeset per ju."

"Jo, une nuk shkoj askund pa ty." Agata kishte filluar te qante nderkohe. Nuk donte ta humbiste miken e saj te mire. Alhena ishte ajo qe i kishte dhene shprese ne kete bote te tmerrshme.

"Çfare ke ndermend te besh?" E pyeti Darko.

"Sapo i bera nje premtim babait te Bellamy dhe nuk mund ta thyej qe tani. Une do shkoj me ta ne Onesti." Tha ajo duke i shokuar te gjithe, sidomos dy djemte.

"Jo!" Kundershtuan te gjithe menjehere.

"Nese dalim gjalle prej atij qyteti, do takohemi ne Burgas. Ne rregull?"

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now