19. Do shkoj edhe drejt ferrit, nese nuk ka asnje rruge tjeter!

66 8 8
                                    

Njeri prej dhjete personave qe kishin arme ishte qelluar prej Agatas dhe kishte rene ne toke i vdekur. Kjo kishte bere te tjeret te shikonin rrotull plot vigjilence, por nuk po e kuptonin se kush po qellonte.

Nderkohe Darko kishte liruar Kiban dhe Milan. Ata ishin duke pritur per nje shenje prej Alhenas. Mila ishte e frikesuar e qendronte prane Kibes, duke i shtrenguar doren. Papritur, ai u kthye drejt saj dhe po e shikonte ne sy.

"Koha te dalesh e te japesh nje shfaqje, flokekuqe." Ne ate çast, nje buzeqeshje e vogel u formua ne fytyren e Milas dhe syte e saj u kthyen te kuq.

"A ju mori malli per mua?" Pyeti Misa, floket e se ciles u kthyen komplet te kuq, duke e bere Darkon te habitej pak, por nuk komentoi.

"Thjesht perpiqu te mos na djegesh te gjitheve per se gjalli." Tha Kiba duke buzeqeshur pak. Ne ate çast, Misa vuri re nje shenje qe Alhena beri me duar dhe pershperiti qe vetem Kiba dhe Darko ta degjonin.

"Tani!" Pothuajse njekohesisht, te tre u ngriten ne kembe dhe kapen e armen e çdo personi qe ndodhej pas tyre. Mila nuk mendoi gjate dhe e shkrepi armen duke e vrare personin, pastaj e drejtoi armen diku tjeter dhe qelloi mbi çdo person qe kishte nje arme ne dore. Darko beri te njejten gje. Ai vrau personin qe kishte armen dhe mori armen e tij duke ia drejtuar te tjereve.

Vetem Kiba hezitoi pak, i mori armen, por nuk po e vriste personin qe tashme ishte rrezuar ne toke. Ne ate moment nje e shtene u degjua dhe personi qe ndodhej perballe tij vdiq, me nje plumb ne koke, duke e bere Kiban konfuz. Ai nuk e kishte shtypur kembezen. Vetem nese...ishte Agata!

Njerezit ishin ne panik dhe filluan te vraponin kudo, duke e kthyer vendin ne nje kaos te vertete dhe e bere te veshtire per Misan, Kiban dhe Darkon te gjenin personat e tjere qe i sherbenin priftit. Fatmiresisht, kishin Agatan si snajper, e cila po i mbronte shpinen te gjitheve.

Kur te gjithe personat me arme vdiqen prej nje plumbi ne koke, ata te tre mblodhen armet dhe i drejtuan nga njerezit.

"NDALONI!" Bertiti Alhena papritur dhe vendi ra ne qetesi. Te gjithe ndaluan dhe kur vune re armet e drejtuar nga ata, u tremben por nuk guxuan te leviznin me.

Ajo i kishte thene te gjitheve se nese donin te vrisnin njerez, duhej ti demtonin trurin qe ata te mos ktheheshin ne zombi dhe buzeqeshi pak kur pa se njerezit e vrare nuk po zgjoheshin me si zombi, por po qendronin te shtrire ne toke, te vdekur.

Edhe Agata i kishte qelluar te gjithe ne koke. Ishte hera e pare qe ata vrisnin njerez, por kishin eksperienca me zombit, prandaj i kishin trajtuar edhe keta njerez si zombi.

Alhena nuk kishte menduar se ata do e benin vertete. I kishte thene qe te qendronin ne ndonje cep nese nuk donin te mernin pjese ne kete plan, ose thjesht ti benin armiqte e tyre te binin ne toke pa ndjenja, por çuditerisht, te tre nuk hezituan te vrisnin njerez. Kiba ishte i vetmi qe hezitoi ne fillim, por u detyrua ta bente ne fund gjithsesi.

"Çfare mendoni se po beni? Leshojeni priftin." Bertiti dikush papritur.

"Oh, por une mendoj se ka ardhur koha qe prifti juaj te bekohet me nje jete te pafundme." Tha Alhena me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre, ndersa prifti u tremb nga ato fjale. Papritur, Ilian i cili kishte prere fytin e tij pak me pare, filloi te ngrihej ngadale ne kembe, si nje zombi. Alhena ishte duke pritur per kete moment, prandaj u kthye mbrapsht, duke bere priftin te ishte perballe zombit. Ai po e shikonte Ilian i tmerruar.

"Ti e di çfare kam ndermend te bej apo jo?" I pershperiti Alhena afer veshit, duke e trembur akoma me shume.

"Si ndihesh? Te dish se do vdesesh ne menyren me te tmerrshme, ashtu si dergove plot njerez te pafajshem drejt vdekjes?" Vazhdoi te fliste ajo.

Apokalipsi 111Where stories live. Discover now