2

1.2K 108 24
                                    


~•~

Atë natë nuk më mori më në telefon.

Dita e neserme fillojë qetë si gjithmonë, mirmëngjesi i dhënë me buzëqeshje, ngrënja e mëngjesit të gjith bashkë, punët e shtëpisë, ndihmova gjyshen në guzhinë, hëngrëm drekë dhe më pas të gjith shkuan të pushonin nëpër dhomat e tyre në atë vapë korriku !

Un gjum nuk doja, dhe dola në kopësht për të ujitur lulet.
E dija që të uisësh lulet në mes të vapës nuk i bën mirë, por nuk kisha çfar të bëja tjetër...dhe më qetësonin kaq shum kur i dhuroja aq freski duke lagur tokën me ujin e ftohtë të pusit antik tipik me gurë.

Mbasditen e kalova me Ermirën që më fliste për shoqërinë e sajë dhe që mesi priste të fillonte universitetin.

Darkën e shërbyen më herët se ditët e tjera dhe na u bashkuan edhe dy kushërinjtë e tyre që kishin ardhë po nga Italia. Kishin gati po të njëjtën moshë me Edin me sa kuptova.

Shpesh herë flisnin dhe tregoni për Edin, dhe un pa rënë në sy dëgjoja me vëmëndje ndërkoh isha duke pastruar tavolinën pasi hëngrem darkë.

Pas darke të gjith të rriturit shkuan të flenë, ndërsa un dhe Ermira bashkë me dy kushërirë lozëm letra bixhozi !

Ishte ora dyëdhjetë kur shkova të fle në dhomën t'ime dhe u ndjeja shum e lodhur. Si padashje hodha sytë tek telefoni që e kisha harruar fare dhe vura re thirrjet e humbura !!

Ishte po Edi ai që më kish marrë në telefon...shum herë.

Dhe të them të drejtën u shqetësova shum, më hyri si frikë për faktin që nuk ju isha përgjigjur  asnjë herë !

Po sikur të më nevrikoset keq !?

Shpresoja që të më bënte një tjetër thirrje... por nuk erdhi kurrë atë natë.
Qëndrova thuaj se zgjuar duke shpresuar që të më rimerrte sërish ai!

~•~

Të nesërmen... mbasdite afër darkës isha duke ndenjur me mamin në verandë, duke admiruar lulet e shpërthyer në gonxhe shumëngjyrëshe, kur ajo ju përgjigj një telefonate.

"Edi zemër si je ?" Ju përgjigj e lumtur duke dëgjuar zërin e të birit !

Ai shqetësim i djeshëm se mos nevrikoset me mua u rikthye dhunshëm sërish si një vullkan, ndjeva stomakun të më kthehej përmbys.

"Po zemër mirë jemi që të gjith.
Ja këtu duke ndenjur në verandë me lulen tënde."

E kishte fjalën për mua, u ndjeva e turpëruar kur e dëgjova të më quante "lulja e tijë" ktheva shikimin nga ana tjetër e sajë, nuk doja që të vinte re sikletin tim !

Mami i tijë qeshi lehtë nga gjesti im dhe e kuptova që ishte e kotë të fshihesh se më kish kuptuar fare mirë.

"Sigurisht që mërzitet . Çfra mendon se ka ardhur këtu për të qëndruar me ne !? Ka ardhur për ty o jaran. Po kur do vish ? Akoma nuk i regullove punët !?" I tha papritur!

Jo...lëre të qëndrojë.
Un zor se dua t'i flas në telefon jo më t'a kemë këtu.

Nuk doja vërtetë të vinte.
Isha mirë un kshu.
Nuk isha mërzitur fare, po ja kaloja aq mirë dhe rehatë sa po më dukej pushime verore në atë familje.
Por nëse vinte ai...do ishte gjithcka shum ndryshe. Do u ndjeja vërente në shtëpinë e tjetër kujt. Do u ndjeja e fejuar...siç isha por nuk dukej !

"Po ne e deshëm nusen. Por e deshëm për ty, ja pse morëm atë që të hyri në sy ty. Tani dua vetëm të të hy në zemër."

I paskam hy në sy!?
Ku?

Ku më ka parë?
Dhe pse un nuk e Kam parë atë?

"Na dëshiron t'i flasësh ?"

Çfra ? Jo...
Zemra fillojë të më godasë fortë.

Mami u afrua gati për të më dorzuar telefonin, por u ndal papritur duke ngrysur vetullat ndërkoh po dëgjonte me vëmëndje !

Ishte aq afër meje meje saqë edhe un dëgjova lehtë zërin e tijë të rokët nëpërmjet telefonit !

' Jo. Kemi folur. Un mora për të dëgjuar zërin tënd. Më vonë do flas sërish me të, se tani jam edhe i zënë pas pak.'

E ndjeva gjakun të qarkullojë më me ngadalë ! Frymë nuk merrja për të mos bërë zhurmë, doja vetëm të dëgjoja zërin e tijë.
Dhe e dëgjova,me vështirësi, të zbehet por i kuptova fjalët që i tha.

"Po e di që keni folur, e di.
Dua të ju dëgjoj un pak ca flisni." Vazhdojë mami duke më shkelur syrin e buzëqeshur tani.

'Po ja t'a them un ca flasin. Ty të shan ajo gjith ditë. Kam një vjerrë të keqe dhe llafazane thotë. Thotë edhe që e ke bërë si shërbyese. E ajo mesi po pret të ikë në shtënë e sajë se boll qëndrojë aty me ty. '

Çfra dreqin po i thotë!?
Mu hapën sytë nga pabesia !

U shqetësova direkt sapo i dëgjova ato fjalë që i tha mamit ...më hyri frika se mos mami i tijë i besonte.

"O më shtifsh në dhe ti mua ishalla. Po ke ti ra kjo e gjorë more...ke ti !
Taksirat i ksaj me të duru ty dhe shakat e tua pa kripë.
O po na qafsh hallin ti, asajë edhe mua bashkë, kuptove?. Se dritë djelli e kam në shtëpi un jltl. Si thotë ajo ato fjalë mos u lodh kot se nuk të besoj."

Ju përgjigj mami papritur!
Ndërkoh nga ana tjetër e telefonit u dëgjua e qeshura e tijë gazmore.

'Si paske harruar këngët e Enver Hoxhës e ? '
E dëgjova më me vështirësi se mami fillojë të largohej duke u ulur në karriken e tavolinës po aty në verandë!

"Na re ti na... Foli Sali Berisha.
Hajde ti hajde se ta marr un këngën me orkestrën në oborr ty."

Tani u ndjeva më e qetë, nuk doja që mami ti besonte ato shakat e rënda të atijë. Si mundi t'i thoshte ato fjalë të pavërteta në emrin tim !?

Po ku më gjeti mua aman ?

Ndërkoh në mëndje po u përpiqesha të kuptoja se ku mund të më ketë parë ky djalë !

Bota e tijë me botën time ishte kaq ndryshe ! Kur jan puqur bashkë !?

Botët tona ishin si dita me natën...
Ku ka qenë ai perëndim ku i bashkojë botët tona deri sa na lidhi në këtë agim fejese !?

~•~

pse mua ?Where stories live. Discover now