32

1K 89 49
                                    

~•~

U përpoqa të kuptoja që në fund asnjë djalë nuk mund të ishte pa ish të dashura në moshën e tijë, sidomos një si Edi.
Me bukurinë dhe mënyrën e tijë e të qenit vetvetja kaq bukur e interesant.
Magnet që të tërheq për të zbuluar më shum rreth tijë.
Që të bën të ndihesh një njeri i veçantë vetëm pse ke privilegjin që ti hodhi sytë. E të rrishë me të është vërtetë fati që të kish puthur në ballë.

E fati mua më kish buzëqeshur kur Edi mi kish hedhur sytë.

Edi më kish puthur me qënien e tijë, e më bëri për vete fare lehtë .
Vetëm duke folur e bëri një gjë të tillë .
Më bëri për vete vetëm duke biseduar në telefon, vetëm duke përdorur fjalë.
E nuk ishin fjalë mashtrimi si për të më blerë mendjen.
Por ishin fjalë njohurie vetëm për të gërmuar në shpirtin tim !
Vetëm për të parë bukurinë e shpirtit si kishte parë  bukurinë t'ime në dasmën e Hamidit.

E më pas, kur ju duk e drejtë për të hyrë në zemrën t'ime komplet edhe me qënien e tijë presente, erdhi !
Kur kuptojë që un vërtetë e pëlqeja sadopak si njeri.

E un budallaqe as nuk jam përpjekur me e nhohur vërtetë Edin.

Un u binda vetëm në bukurinë e tijë, në atë që e rrethonte këtu në Shqipëri.
Nuk u përpoqa t'a njihja më tej, më thellë në jetë.

U përcolla zhurmshëm.

"Dua të më dëgjosh me vëmëndje.
Dhe të mos dalësh në konkluzione të shpejta. Duhet të dishë që nuk të kam vënë në asnjë rrezik..." Vazhdojë pas një copë here heshtje duke më vështruar !

Nuk po e kuptoja !!
Për cilin rrezik e kishte fjalën !?
U ula sërish në divan ai bëri të njëjtën gjë përballë meje e fillojë të flasë!

"Me Ilarin ka qenë lidhja më e gjatë që kam pasur.
Më tërhiqte si vajzë.
E lirë, Ribele, e pavarur, një që merr gjithmonë atë që do.
Nganjëherë edhe përtej kufijve."
Ishte komplet ndryshe nga un...
Un nuk kisha as veten t'ime në dorë !

"Gjithcka ishte për bukuri.
E pëlqeja më pëlqente.
Dhe gjithcka shkonte mirë...
Por nuk mund të themë që ishte dashuri.

Para dy vitesh erdha në Dasmën e Hamidit. Aty të pash ty.
Ti as që mi hodhe sytë.
Dhe ti kam ngulur sytë gjatë gjith dasmës, më kapi si një inat që pse nuk më shikon...
Pse nuk më shikon sikur një herë.
Dhe u humba vetë duke të të vështruar në çdo gjest që kishe.
Deri sa vendosa të vija e të bisedoja me ty. Por më ndalojë gjyshja.
Rreptësisht.
Mos e ngaxmo gocën.
Nuk kisha qëllim të të ngaxmoja doja thjesht të njohja sado pak.
Thjeshtë të flisja me ty.
Me shu atë kuriozitetin që më ngjalle rreth teje.
Si gjithmonë ju përgjigja gjyshes me shaka. 'Dy fjalë e një puthje,  mi gjyshe..'

'Do i shkatërrosh reputacionin': mu përgjigj seriozisht.
Pastaj më shpjegojë që mënyra e vetëm për të pasur e për të të njohur ty, ishte të bënim një parje ku më pas nëse të pëlqeja kërkoja dorën tënde për të bashkuar jetë.
Normal që ja futa një të qeshur.
Dhe akoma qesh kur e mendoj.

Është çmenduri..." Qeshi si të tregonte një barcalete !

Un qëndrova serioze...
Doja vetëm t'a dëgjoja pa e ndërprerë dhe ai e kuptoi.
Ndalojë të qeshurën dhe kroi fytin duke rimarrë bisedën serioz tani.

"Nuk mendoj se një njeri mund të njihet në 15minuta bisedë duke bërë një parje dhe më pas lidh jetë.

Normal që refuzova dhe të lash të qetë, por sytë nuk ti ndava gjithsesi.
E ti prap eksistenzën time nuk e vure re.

Gjithsesi kur shkova në Itali vazhdova jetën t'ime normal.
Por me Ilarin nuk u ndjeja si më mirë.

Nuk po themë që mendoja për ty.
Por Mendoj që ajo tërheqje fizike që kisha për Ilarin u zbeh, kurioziteti për t'a njohur u shua, dhe thjeshtë nuk shkonim më dakort.

I thash që ishte më mirë të ndahemi.

E dija që s'do e priste mirë por ajo që më tha më pas më la pa fjalë...

Kuptova që nuk munda t'a lija ashtu..."
E zemra mu drodh në fjalët e Edit.

Kisha frikë të dëgjoja më pas, por duhej.

'Ndoshta kanë fëmijë bashkë'
Mendova si budallaqe.
Por edhe po të ishte, nuk duhet të jetë një problem: i thash vetes.

"Çfarë të tha ?" E inkoragjpva të flasë më tutje...

"E di që po më lë se jam e infektuar nga HIV."

Shikimi i Edit ishte pezull !
Nuk ishte i mbështetur në asnjë pikë në dhomë.

E un...
Un ngriva.

Në mëndje kisha vetëm një frikë.

Jam e infektuar nga Edi.

Çfra dija un për HIV ?

Dija që në Shqipëri quhet sëmundja e sidës.
Që nuk ka kurë.
Që të vdes dalë nga dalë.
Që merret vetëm me anë të gjakut dhe me anë të kontaktit fizik.

Edi i infektuar nga ajo me anë të kontaktit fizik.

Un nga Edi.

Jam e infektuar nga HIV.

Edhe kjo mu desh mua.
Mua që asnjëherë nuk e Kam menduar atë sëmundje.
Sepse nuk ju jam ekspozuar kurrë.
Nuk e kisha as atë privilegj se nuk kisha pas kontakt me asnjë djalë, e si rrjedhojë nuk kisha rrezik ty infektoja !

Ndërsa tani... HIV më gjeti gjithsesi !
Sepse ajo nuk pyet.
Nuk do t'ia di nëse je i pasur apo i varfër.
Nëse aktiv në atë fushë apo virgjëreshë.
Nuk pyet nëse je i mirë apo i keq.
Nëse e do apo jo.
Nëse di t'a përballosh apo do i dorëzohesh lehtë.

Ajo thjesht të gjen, vjen e të shkatërron.

Dhe tani më gjeti mua...

Pikërisht mua.

Mua.

Pse mua ?

~•~

~•~

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


pse mua ?Where stories live. Discover now