33

1.1K 80 165
                                    

~•~

Mesiguri në fytyrë isha zverdhur nga tronditja. Edi po më vështronte pa asnjë espresion...

U përcolla thatë me zemrën që nuk e ndjeja më në kraharor.
Gjaku më ish bë ujë dhe mendoja infeksionin që kishte në të.

Helm.
Gjaku im papritur mu duk i barabartë me një helm.
Një helm që nëse e prek të vdes ngadalë, të shkatërron çdo qelizë e të kthen në një armë shkatërrimi.

Un vetë kisha pas qef që nëse vdisja e re të isha dhuruese organesh.
Më pëlqente ideja që zemra ime të jetonte akoma në trupin e dikujt tietër. Me idenë që ndoshta edhe një pjesë e qënies t'ime do u trasferonte  bashkë me zemrën t'ime.
Do përjetonte ato gjëra, ato rrahje që nuk mu ishin mundësuar kurrë ti shijoja, ti bëja vetë me trupin tim.
Të shikoja botën me një pal sy që nuk ishin të miat. Me një mëndje e një karakter më të fortë.

Un thjeshtë doja të Rilindja në një tjetër njeri me më shum mundësi dhe dëshirë për të luftuar.
Me një tjetër mundësi.

Por...tani u shua.
Tani do vdes me të vërtetë e re, e nuk do kem mundësi as që një pjesë e vogël e imja të vazhdojë e të jetojë përsëri, sepse organet e mia Jan të infektura.

Kisha dëshirë të dhuroja edhe gjak nëpër qëndrat e mbledhjes së gjakut.
Thjeshtë për të ndihmuar kush vërtet kishte nevojë, si për t'i falur pak jetë që mesiguri do di t'a jetojë më mirë se un....
Por tani nuk mund t'a bëja më as këtë.

Kisha pas dëshirë tu bëja nënë në të ardhmen. Të nxirrja më jetë një qënie  të padiallzuar, t'a edukoia mirë e ti falja gjith dashurinë dhe mbështetjen që do i duhej, vetëm për t'a bërë një njeri sa më të mirë, të lirë dhe të lumtur mbi këtë tokë...

Por tani...

...un thjeshtë kam frikë të lind një fëmijë të sëmurë me këtë sëmundje.

Kisha pas qef të kisha për vete një jetë të gjatë, të bukur, të lirë, të bëja çfar dua vetë...
Të mos mendoja më se çfar mendojnë të tjerët. Thjeshtë të ndiqja zemrën dhe rrugën t'ime. Dëshirën t'ime.

Por tani nuk di nëse do kem kohë...

"Nuk je e infektuar."

Rilinda.
Nxorra frymën që vetëm në atë moment kuptova që po e mbaja !

Ëndrrat e shkatërruara në fantazinë t'ime morën jetë sërish nga fjalët e Edit.

Në pak sekonda...
Vetëm në aq pak sekonda kuptova se çfar doja të bëja në jetë...

Thjeshtë të ndjek zemrën dhe ëndrrat e mia. PA menduar gjykimin e të tierve. Pa u ndaluar se çfar duan të tjerët. Un dua vetëm të jetoj jetën t'ime.

Un dua të jem e lirë e të mos ndalem nga asnjë... Të bëj atë që më shkrep truri pa marrë mendimin e askujt përveç se timin. Sepse ishte jeta ime, jeta është akoma në duart e mia e un duhet vetë t'a jetoja si doja vetë.
Vetëm kaq...

"Të thash pak më parë.
Nuk të kam vënë në asnjë rrezik."

Rimori të riflasë sërish...
Shkunda kokën si për t'u përqëndruar në fjalët e tijë.

pse mua ?Where stories live. Discover now