11

1.2K 91 45
                                    


~•~

Atë mbrëmje Edi doli me shokët për t'i takuar.

Shpresoja që gjyshja t'a ndalonte kur e dëgjoja ti thoshte : "ku do shkosh ? S'ke ça del andejë. "

Ai si gjithmonë i buzëqeshte gjith gaz duke i hedhur nga një batutë dhe përfundonte gjithmonë duke e përqafuar : "gjete akllajin ti prandaj do që të qëndroj. Do t'a thyesh se të është mërzitur duke bërë byrek ?
Ska shans t'i shpëtosh byrekut se blej akllai tjetër që sonte madje."

"Po që do t'a thyej kurrizit do t'a thyej un ty po çe do se do më dhimbset akllai, se qe për ty...hu gardhi duhet me të marrë. Vetëm ai bën punë në kurrizin tëndë..."

"Hë gjyshe hë se nuk vonohem.
Nesër do qëndroj me ju. Mirë ? Hajtë të të përqafoj pak tani." E shtrydhur nëpër krah duke fituar ca mallkime të gjyshes që vetëm të keqen nuk ja donte nipit të sajë !

E pashë kur me shpinë të kthyer doli nga shtëpia e vazhdojë përgjatë oborrit duke hipur në motorin e tijë të zi.
Gërvishti zhurmshëm gomat në rrugicën e shtruar vrazhgët dhe u zhduk nga shikimi pa mi hedhur sytë sikur vetëm për një sekond !

"Qaj tani..." Më trëmbi zëri i gjyshes kur papritur u kthye nga un !

Pse më foli me të njëjtin ton e egërsi si i foli edhe Edit !?

E pashë e mërzitur duke ulur më pas shikimin,kur ajo u afrua duke më kaluar anash dhe më preku lehtë shpatullën me dorën e sajë të rudhosur vite jetë.
"Mos e prit zgjuar se do kthehet vonë. Nuk e lenë ato qentë që ka për shokë jo, aty tërë natën pa gjumë do e gdhinë nëpër diskomuta..."  Shtojë më pas duke marrë frymë thellë e pakënaqur.

"Ja...ja ja..." shpërtheu egërsisht me shikimin pas shaptullave të mia !
"...do dali dhe kjo shorja tjetër..." U drejtua drejtë Ermirës që doli në verandë zhurmshëm me takat e saja nëpër pllaka. "...ku do shkosh mi të piftë e mira. Ku do haragopesh edhe ti sonte !?" E pa kërzënueshëm !

"Iku Lali ?" Pyeti papritur Ermira me vetullat e ngrysura duke kërkuar me sy Edin ! Për fjalët e gjyshes as që i dëgjojë fare, sikur t'i kishin hyrë me një vesh e ti kishin dalë nga tjetri !:

"Aty mahu ti se do marri syrratin tat mrapa. Do dali me shokë ai moooj...thirri kalapoçit." I vuri gishtin kokës gjyshja pa e hequr atë shikimin e egër, qortuas drejtë Ermirës !

"O ja qifsha mi mut shokët...
Si iku ashtu pa më marrë mua !?"shpërtheu Ermira me shikimin e nxehur drejtë rrugës duke përplasur zhurmshëm nëpër pllaka njërën takë  !!

Mua mu smadhuan sytë nga fjalori i sajë i pisët.

"Ça do të bësh ti mi ça ?" I tërhoqi flokët kaçurel gjyshja pa ja lëshuar më !

"Ajj, ajjj, aaajjj...moj gjyshe je në terezi !? Si moj më shkul flokët kshu? Sa i kam rregulluar." U përkul Ermira afër dorës së sajë si për t'u liruar !

"Thuaje edhe një herë ça do ti bësh shokëve të tijë ti ? Dhpuuhh..." Bëri sikur e pështyu në surrat ! "...turp të të vijë."
Ja lëshojë flokët gjith inatë .

"Po është thjeshtë një fjalë goje moj...
Si bën edhe ti." Fërkojnë kutën e flokëve Ermira gjith dhimbje.

"Hajde, shkoni flini gjumë atje.
Hec se u bë vonë. Mos ju dëgjoj as dërr-dërr..." tha drejtë Ermirës...
"...e as fiju-fiju !" Tha drejtë meje po me të njëjtin shikim qortues !!

"Ça gjumi thua ti ne do ikim ke Lali.
Apo jo..." Mu drejtua papritur mua ?

"Ç-Çfar...? J-jo." Ju përgjigja pa e kuptuar mirë.

pse mua ?Where stories live. Discover now