36

1.2K 89 153
                                    

Keni 2pjesë këtu meqë nuk publikova dhe.
S'kam qen mir fare.
Dit koti dje.

Jemi sërish në përshkrimin e jetës së vajzës...ke burrat sot.

~•~

Po hyja mbrenda në korridorin e shtëpisë kur vura re presencën e Edit dhe të Ilavit !
Ishin në këmbë përball njëri tjetrit duke biseduar si në heshtje !

"Kto u bon tap mo burr!"
Zëri i përshpëritur i Edit ku zgjati pak kokën mënjanë si për të parë sërish i çuditur në dhomën e burrave ku po hanin e po pinin për qef të tyre.

"Raki fshati vlla. Ku të mos bëhen tapë." Ju përgjigj Ilav si të ishte një gjë e sigurt për të.

"Zhul fshati do të thuash !
Si e pin dhe ti aman !?
Nuk e dëgjove Dajon kur të tregojë këmbët e të tha që e kish shtypur rrushin po me ato këmbë zbathur dhe kish bërë atë raki !
Ma fshtirosi fare, gati sa nuk volla në mes të tavolinës se pata kthy nja tre teke Raki zhuli më parë."
Në zërin e Edit dukej meraku që kish ndjerë e që ndiente ndërkoh u shprehte i fshtirosur përballë Ilav.

Ky i fundit filloj të qeshë si pa u përmbatur dot nga fjalët e Edit.
"Po është raki mo vlla. Nuk do të gjej gjë se mikrobet e këmbëve të dajos jan djeg e përcëllu me koh për sa e fortë ish rakia."

"Me mikrobe apo jo, un zhul fshati nuk pi po të them. E kto t'a mbushin gotën njërën pas tjetrës mo vlla.
Po çdo pes minuta 'hajde gëzuar, hajde gëzuar' din të thonë !
I kam derdh gotat të gjitha posh tavolinës u bë not aty poshtë.
Po mirë thuaj ti që jan shum dru për ta kuptuar se hajde e mere vesh si do reagojnë po t'a kuptojnë që e kam derdhur, se kto e paskan rakin si Zot."

Edi nuk dukej vërtet aspak i mirpritur e nuk u ishte përshtatur aspak ambjenti të familjes time !

Nuk u ndjeva aspak mirë nga fjalët e tija ! Është e vërtetë që ishte shum ndryshe se nga vinte ai por mendoj që të paktën duhet të ish përpjekur pak për t'u përshtatur e të mos i thoshte ato fjalë Ilavit rreth familjes t'ime. U ndjeva e përulur nga Edi.
E aq më keq kur ato fjalë i dëgjoja vetë nga Edi aty afër .
Un familjes së tijë nuk i kam shkelur kurrë mbi ndërgjegje e nuk i kam gjykuar kurrë për ndonjë gjë ku e kishin gabim apo ndryshe nga ne.
Ju përshtata në të mirë e në të keq vetëm për hatër të Edit e për t'i respektuar traditat dhe mënyrat e tyre e të qënit ata.

"Po rakia Zot më vete është mo vlla ca thua ti. " Qeshi sërish Ilav duke i rrahur shpatullat si për t'a ftuar...
"Hajde, hajde t'a ndezim një jashtë se je njish fare. Ti kan nxjerr mend italianët andejë se po na shan rakin e fshatit !? Je për t'u var në trash të ullirit ku rriepëm zhelegun shparë ."

"O të lutem shum mos ma kujto kafshën e gjorë.
Si re stu dhimbs kur ja preve gurmacin !?"

E qeshura e Ilav spikojë si jehonë kur dëgjojë fjalët e Edit rreth kafshës !

"O dhëndër hajde merria këngës e ktheje Rakin se jena mbledh ktu rreth ksaj sofre vetëm për ty se të kena të shtëpisë tani."
U dëgjua zëri i Dajos që e thriste përtej dhomës ku ish shtruar darka.

"Ec, ec se po të thërret krushku me ja mbajt jehonën këngës." U ngërdhesh Ilav si duke e shtyrë drejtë dhomës për t'a futur sërish mbrënda edhe kundër dëshirës së Edit që bënte resistencë.

"Është Dajo ai jo krushku." E korigjoje Edi me vetulla të ngrysur.

"Të gjith një lloj jan po hë se rakia e fshatit bën të vetën. Jam dru e se ndjej më trupin . Mi ka djeg zorrët rakija e Dajos e sja ndjej më as shijen e alkolit.
Zjarm po të themë mo, Zjarm në fyt është..."
Po i thoshte kur më pas e ndali shikimin në mua kur po i vështroja ashtu në këmbë si e ndrojtur nga fjalët e tyre që u zgërdhinin me familjen t'ime pas krahëve !

pse mua ?Where stories live. Discover now