23

1K 91 93
                                    

~*~

E dëgjova të qeshë si i pabesuar me një të shfryrë që sikur se mbajti dot...
"Po tallesh apo jo ?"
Tha në mes të asjë të qeshure !

"Nuk e kam pashaportën vërtetë.
Nuk mund të vijë..."
Shtrydha zemrën nga inati, por buzët më buzëqeshin vetëm se u ndjeja e lumtur por dhe e hidhur në të njëjtën kohë !

Edi ishte një uragan ndjenjash për mua. Një uragan që nuk kontrollohej fare, një uragan i çmëndura që më rrëmbente me çdo llojë emocioni.
Më bënte të qeshë e të qajë sipas dëshirës së tijë, e un isha aty në mes duke e shikuar, duke e pritur se në cilin drejtim do më çonte krejt papritur.
Në cilën humnerë do më hedhë apo në cilin qellë do më ngre !

Thjeshtë e prisja, me padurim në kërkim vetëm për të qenë në vëmëndjen e tijë.
Mjaftonte vetëm që ai të mendonte për mua, sepse un e mendoja çdo sekond e minuti të ditëve të mija të brishta...

Nuk po kuptoja më as si u ndjeja..
Në isha e lumtur se ai më tha t'a mbërritja atje ku ishte?

Apo isha edhe e hidhur se për një dreq pashaportë nuk mund t'a mbërrija ?

Mendoj që u ndjeja e lumtur dhe e hidhur në të njëjtën kohë!!

E çmendur...
Emocione të çmëndura më bënte të ndjeja që ma plasin dhunshëm zemrën.

Një copë letër...
Vetëm një dreq copë letër më ndalonte për t'a mbërritur.

Deti, largësi, problemet...bota vetë e kishte një zgjidhje mbrenda 24 orëve ndërsa ajo copë letër donte javë e javë për t'a pasur në dorë.

Sa e mbrapshtë mund të jetë kjo jetë ?

Mund t'u ngrija në qellë falë një avioni, të kaloja qytete, lumej, e dete... Të kaloje shtete mbrenda një ore të vetme, por nuk mund të merrja një copë letër sikur edhe mbrenda një dite !!!

Ja sa pa sens e sa e pamundur m'u duk bota në atë moment !

"Nuk ke pashaportën ?"
Më pyeti sërish mesiguri pa e besuar dot...

"Nc..."
Ngrita shpatullat si me faj, me zemrën që më buçiste akoma pa kuptim.

"Edhe një Nc... Madje e ?" Qeshi sërish më shum ku ju bashkova edhe un me lot që rrodhën sikur ti kisha shtridhur pa i mbajtur dot, se po më mbysnin nëpër rrugët e frymëmarrjes. E un u përcolla si për të shuar atë ndjenjën e bukur, por edhe inatin që më shtrëngonte nëpër nervat e ço lidhjeje të nyjeve nëpër rrashta.

"Ed...po ndihem keq për një copë letër tani."

"Të të tregoj një barcalete ?"

"Çfra ?"
E Pyeta me siguri që e kisha dëgjuar gabim !

"Një baracletë me këtë 'Nc' tënden."

Po jo, mirë e kisha dëgjuar, Edi si gjithnjë ndërrojë thjeshtë drejtim për të më dërguar në një tjetër planet emocionesh krejtësisht të ndryshme...

"Ed, hë tani, se po qesh dhe po qajë në të njëjtën kohë. Po më torturon me çdo fjalë që më thua."

"Ishte një herë Sokoli e shkoi në mal me Dele e me Dhi..." Vazhdojë barcaletën e tijë duke qeshur në çdo frymë që merrte, gati sa mesi i shqiptonte fjalët !
"...në darkë kur u kthye në shtëpi numëroi dhitë dhe vuri re që mungonte një Dhi e një Çiap."
Ndalojë sërish..." Më dëgjon ?" Më pyeti se un po e dëgjoja në heshtje duke mbytur të qeshurën dhe lotët e kësaj bisedë të çmëndur e pa pikë kuptimi !

pse mua ?Where stories live. Discover now