6

1.2K 100 40
                                    


~•~

U drejtua për të fundit tek un.
Mua më la për të fundit...

Dhe për mua kishte shum rëndësi ky fakt.

Sepse un e dija...

...e dija...

...un e dija që një herë ku to më kapë dorën, nuk do arrija t'a lëshoja sërish.

Të fundit doja të më takonte.

Të fundit fare.
Do ja lija edhe të gjith botës preçedencën për t'a takuar para meje.
Dhe kur t'a bënte...

...kur të kishte takuar të gjith botën marë, e tua kishte lëshuar dorën që të gjithëve, atëherë, vetëm atëherë mund të kapte dorën time për të mos e lëshuar kurrë më !

Të qëndronte vetëm me mua, duke ditur që e kisha pritur me mall, sikur t'a kisha njohur edhe vite më parë !

~•~

Sa i madh që ishte për së gjalli !

Un kaq e vogël dhe e imët nën hijen e tijë. Me ato shpatullat e mia imëcake të mbushur me gjemba dhe të dridhurat që më kishin pushtuar...
Ashtu, e ndrojtur afër madhështisë së tijë !

Nuk kisha guxim t'a shikoja në sy, shikimi im u ndal së ngjitur deri në atë këmishën e bardhë të tijë, të hekurosur dhe qepur sipas shpatullave të gjëra !

Shtrëngoja drurin e një karrikeje që ishte aty pranë meje...fortë e shtrëngoja deri sa druri preku rashtën e dorës time, deri sa mishi ndjeu dhimbje nga lëndimi !

Përcolla gastare e ferra që më gërvishtën fytin ! Mbajta peshën e shikimeve që ishin të gjith në mua dhe atë !

Të gjith po na shikonin, e nuk kish ndjenjë më të sikletosur se ajo, të ndjerë në jetën time. Dhe po e përballoja, po e bëja duke shtrënguar dhëmbët dhe  venat e gjakut !

Ishte dora e tijë që u mbështet në belin tim...e rëndë por e ngrohtë ajo prekje !

Më shëmbi në tokë por më mbajti po vetë ajo dorë peshë ! Më afrojë pran trupit të tijë me ngadalë, sikur t'a dinte që nuk do arrija gjatë ta mbaja peshën e prekjes së tijë !

Më pushtojë ngrohtësia e trupit të tijë, por shikimin akoma nuk e kisha ngritur !

"Bëre një provë të dytë, apo jo ?"
Më foli me ngadalë !
Me zë të rokët si për të ndalur kohën!

Ndërkoh një muzikë e lehtëhtë kishte filluar në sotofond !

Un nuk po e kuptoja...
Çfra po kërkonte të më thoshte ?

Nuk gjeta forcë për ta pyetur,
nuk gjeta as forcë për t'a shikuar drejtë në sy.

Shum të dridhura, shum gjemba, shum ndjenja në të njëjtën kohë !

"Kur kape një yllë tjetër duke rënë...
Çfra dëshirove vërtetë ?"
Më bëri të kuptojë pyetjen e tijë të më parshme, duke më shtrënguar pak më fortë, pak më afër, pak më ngrohtë !

"Çfra i bëre botës ?"
Më ngriti shikimin duke më prekur lehtë mjekrën  me dy gishtat e tjetrës dorë...ndërkoh kërcenim lehtë lehtë duke më mbajtur ngjitur në trupin e tijë, pas çdo lëvizje të komanduar nga ai !

Kur gjeta sytë e tijë...
Aty në Irisit e tijë ku pashë riflektimin tim...

Kuptova që kishte ardhur vërtet!
Kuptova që dëshira e atijë ylli të rënë...
...ai yllë i dytë që u kap nga shikimi im kur ra, e un shpreha dëshirën që të vinte tek un...U plotësua !

'Ah...për një moment mendova se do dëshiroje që; un të isha aty me ty!
Të paktën tani jam i qetë që bota e ka një shans për të arritur paqen e sajë.
Shpresoj që të mos harxhosh një dëshirë tjetër vetëm për provë !
Dëshiro direkt paqen në botë, mirë?'

Fjalët e tijë në atë telefonatë...

"E lash të digjej..."
Ngrita shpatullat e ndrojtur si e pafajshme, por egoistë pa menduar për shkatërrimin e botës as edhe për një moment !

Nëse do kisha dëshiruar paqen në botë... kush e di në a do realizohej si u realizuan dëshirat e mia egoiste !

Ai buzëqeshi duke më vështruar pak nga pak, nga njëri sy i imi në tjetrën !
Por mua ajo buzëqeshja e tijë më bëri të vogël fare. Më vari jetën në një fijë teli të hollë, dhe më la të bie e humbur në bukurinë e tijë !

"E le të digjet !?" Më pyeti sërish konfirmim të përgjigjes sime të dobët ! I isha përgjigjur me një zë aq të imët se zor më kish dëgjuar.

Nuk kisha fuqi më... ti përgjigjem sërish, por pohova lehtë me kokë ! Me ngadalë dhe delikate... duke u skuqur vetëm nga shikimi dhe prekja e tijë !

"Në të vërtetë...nuk është bota ajo që po digjet nga ajo dëshirë e jotja..."
Vazhdojë të më thoshte duke u afruar më pranë në buzët e mia !
"...je ti." U ndal vetëm pak !
" Dogje veten me atë dëshirën tënde egoiste."
Më puthi buzët e zjarrta, poshtë shikimit të gjithve.

Më përvëlonin ato buzë nga puthja e tijë...
Më përvëlonin vërtetë, më vlonin grimëza zjarri. E lehtë ajo puthje që më dogji për mbrënda.
I lëshova lotët në kërkim për të shuar atë zjarr që më kishte pushtuar shpirtin! Por më kot...

Përfundova e djegur nga vetë dëshira ime !

' Dua të vij tek un.'

Dhe erdhi...
...erdhi vërtetë.

Erdhi dhe më dogji bukur e magjepjesës, me bukurinë e tijë prej një ylli plot shkëlqim !

Kur u nda nga buzët e mia, hapa sytë me ngadalë, po më shikonte akoma me atë buzëqeshjen e tijë përrallore !

"Po na duartrokasin pse u puthëm ?!!"
Tha duke qeshur si i çuditir nga reagimi i të ftuarve dëshmitare të puthjes t'ime të parë !

Të gjith po duartrokisnin vërtetë !!
Un nuk e kisha vënë re fare.

Ishin dhe plasëritëset prej letre ku më trembën lehtë !
Buzëqesha pak kur i shikova mahnitëse të bien letra flokë bore plot ngjyra mbi ne !

"Jo..." Dëgjova zërin e qarë të Ermirës ! "...është ditëlindja ime. Jo fejesa e tyre!" Përplasi këmbët me inatë duke kryqëzuar krahët.

"Eja këtu, kërce me babin tënd ti."
Pashë babin ta marrë pas vetes dhe fillojë të kërcejë mbi të ndërkoh ajo vazhdojë të qahej se i kishim vjedhur festën !

Edi po më shikonte gjithnjë, un e turpëruar u struka duke mbështetur buzët në shpatullën e tijë, si për t'ju fshehur atijë shikimi studiues...

Dhe u lash t'u drejtoja në atë kërcim magjik me atë, princin tim !

'~•~


🔱
🖤 Spaccio Autore

Edhe kshu ka lezet.
Pse të mos e krijojmë një
përrallë/histori ku ka vetëm dashuri ?

A ka shum gabime drejtshkrimore a?

pse mua ?Where stories live. Discover now