34

1K 89 132
                                    

(Për të gjith ata që duan të dinë se pse nuk kam postuar më ktu...
Problemi është se..

E un qesh..e qesh..e un qesh...😂

Nuk ja dal jo...nuk arrij të shkruaj fjali burrash pa qeshur në cdo fjalë që hedh. A si flasin burrat më këto ngjarje ?😅 Aman kush do e shkruaj në vëndin tim ? Aiuto.)

~•~

Ishte hyrja e babit ku hyri në dhomë që ndërpreu atë bisedë ku do kish shkuar më tej..

"Ouuu... Mir se na erdhe dhëndër..." Ishte zëri i tijë kur sapo e pa'.

Edi u ngrit në këmbë si për t'i dhënë dorën që im atë i kish zgjatur.

"Mir se ju gjeta." I shtrëngojë dorën e më pas u ul në divan përballë tijë.

"Bujrëm bujrëm...
Na nderove derën me ardhjen tënde më në fund." I tha im atë duke theksuar faktin se me të vërtetë që ish hera e parë e Edit që hyn në shtëpinë tonë !

"Nder për ju e kënaqësi për mua."

Kërkova të gjeja ndonjë vështrim të shqetësuar në fytyrë të Edit, po dukej marrëzisht i qetë !

Babai im kishte po të njëjtin shikim.
Por më serioz e hijerëndë.
E vështroi për pak sekonda si për t'a studiuar, mendoj që kjo ishte hera e dytë që shikonte Edin për së gjalli.
Mendoj që e Ka parë më parë ke dasma e Hamidit për herë të parë.

Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë tim atë të flasë për Edin. Përveçse faktit që e shikonte si një djalë të mirë, me një preardhje të mirë dhe nga një familje e mirë. Gjë tietër nuk mendoj që dinte për Edin.

Edi ja mbante shikimin si për të pritur që të filloj ai të flasë i pari.
Mbante byrrylat të mbështetur në gjunjët e hapur. Duart të bashkuar me njëra tjetrën  e gishtat e gërshetuar qetë,  shikimin e gjelbër drejtë tim ati.
Si të ishte i papekshëm.

"Po si ke qenë një herë?"
E pyeti im atë duke tundur pak kokën si për të amiruar pamjen e tij.
Si të ish krenarë për djalin që i kish gjetur të vajzës.

Po e shikonte si kur tani t'a kish djalë të tijë !

"Do kisha qenë më mirë."
Ju përgjigj Edi duke u drejtuar pak më drejtë.
"Shiko...po dal direkt në temë..."
Vazhdojë më pas e Babi im lëvizi pak nga vëndi si për tu rehatuar më mirë.

Si për t'i thënë 'pa hë një herë më thuaj! Më dil burrë si të shoh. Na kthe një gurë marë e të vras veten.'

"Nuk më pëlqen aspak kjo situatë e krijuar. E nuk ishte kështu që doja të hyja më shtëpin tuaj për her të parë.
Dhe sigurisht e di që është e gjitha për fain tim.
Por duhet të dishë që..." Mori frymë si rëndë si për tu shfryrë e për të qenë i sinqertë deri në fund !
"...kur u fejova me vajzën tuaj, i vura kusht vetes që do kisha mendjen e ndame. Do e merrja për jetë, e do e mbaja sido që të vij puna..."

" E ç'ndodhi më pas ?" E ndërpreu im atë si për t'i kujtuar faktin që kish gabuar dhe ishte këtu pikërisht për këtë.

" Nuk e Kam tradhtuar nëse është kjo që mendoni apo keni kuptuar nga fjalët e babait tim..
Ishte një gabim i keqkuptuar.
Një gabim që sigurisht nuk duhet të kishte ndodhur.
Por ndodhi dhe un nuk munda t'a shmangë.
Këtë gjë me detaje ja shpjegova dhe vajzës tuaj me shpresë që të më besojë dhe  të më mir kuptojë.
Un i sinqert po tregohen e jam treguar që në fillim me të.
S'kisha çfar ti fshihja e as sot nuk kam çfar ti fsheh.
Mendoj që edhe nesër nuk do i fsheh gjë se si un që kam besim në zemrën e saj, ashtu dua që ajo të ketë besim në zemrën t'ime .
U fenova me vajzën tuaj dhe vetëm atë kam, e vetëm atë i kam vën kusht vetes të mbaj. Un nuk e lë.
Nuk dua t'a lë.
Pres vetëm të më kuptojë s'do pak dhe të marrë gjith kohën që i nevojitet për t'u menduar nëse do të vazhdoj më tej me mua apo jo."

pse mua ?Where stories live. Discover now