9

1.3K 97 25
                                    

  ~•~

Shum herë kisha dëgjuar kushërirat apo ndonjë vajzë fshati ku tregonte herën e sajë të parë...

Të gjitha thonin që ishte plot dhimbje, ku mishi të griset e çahet duke u shqitur shpirti për së gjalli, ku nuk arrinin as  t'a shijosh momentin !

Thonin... që edhe nuk arrinin të ecin normal apo kishin hemoragji të bollshëm !

Njëra histori nuk i ngjante tjetrës, por në fund që të gjitha më dukeshin plot dhimbje !

Mua nuk më ndodhi kështu !!

Un u ndjeva mirë, më preku ëmbël dhe më mori me ngadalë. Me ndjenjë dhe përkëdheli, të mbuluar me puthje dhe shtrëngime në krahët e tijë.

Më bëri të ndihem me vlerë.

E veçantë...i kujdesur, pa më thyer keq apo lënduar rëndë.

Ishte bukur të prekësh qellin me dorë. Të përfundosh në një tjetër galaktikë e të zbresësh me atë pranë !

E kur zbritën me trupat që kërkoni qetësi, qëndrojë aty...duke më përqafuar ngrohtë.

Thjeshtë ishte bukur...
Një ndjenjë shum e bukur dhe unike.

Doja që ai mëngjes të mos mbaronte kurrë. Doja që ora shtatë të mos shënonte nëpër akrepa, doja të ndalonte koha e të qëndroja akoma me të.

Në atë shtrat ku un nuk kisha mbyllur sy, por vetëm e vështroja se sa qetë flinte ! Në më të voglën lëvizje timen më shtrëngonte më fortë, si për të mos më lëshuar më...

...dhe un u strukeja...e vogël... e imit,
në kraharorin e tijë të ngrohtë rreze djelli.

Mu desh frymë e vullnet, për t'u ngritur nga ajo strofkull e tijë.

Me pishman u largova nga ai.
Mora një fustan të pikatosur verorë, të shkurtër deri sipër gjurit e të lirë për t'u përkëdhelur nga flladi i erës.
Të mbrëndëshmet intime dhe një peshqir. U futa në banjo për të bërë një dush të shpejtë, thjeshtë sa për t'u çlodhur pak.

Me kujdes... pa bërë zhurmë !
Nuk doja t'a zgjoia se edhe atë, sapo e kish marrë gjumi.

Mbylla derën dhe ishte ai momenti kur kuptova që ajo derë e banjos nuk kishte një çelës ! Në fund ishte banjoja mbrënda e një dhome çifti, ku vetëm ne e përdornim... Por un nuk doja që tu zgjonte e të më gjente duke bërë dush, edhe pse më kishte parë me trup të zhveshur komplet pak më parë...

Thjeshtë un nuk u ndjeja rehatë...

Gjithsesi mora guxim pa u vonuar më nëpër mendime, hapa ujin e rrjedhshëm që u përplas zhurmshëm mbi pllakën e porcelanit. Hyra shpejtë në boks duke e mbyllur për të izoluar sa më parë zhurmën e ujit.

Nuk doja vërtetë t'a zgjoia.

Nuk dua të bërballem me shikimin e tijë, nuk do e përballoja...jo pas atijë mëkati ku kryem bashkë !

Po sikur të më shikonte djallëzisht!?
Duke kujtuar çdo akt që më bëri dhe si më bëri të ndihem !?

Fillova të ndjejë flakën në fytyrë vetëm nga mendimi ! Kisha mbuluar me forcë fytyrën me duar poshtë ujit të nxehtë. Shkunda kokën vrullshëm dhe vendosa të mbaroj punë shpejtë në banjo. Ula temperaturën e ujit dhe mora shampon aty pranë !

Kur mbarova në boxin e dushit, fshiva trupin butë me peshqirë, e rrotullova pas flokëve dhe u vesha shpejtë e shpejte !

Më pëlqente si më rrinte veshur ai fustan, më bënte të ndihem kaq e lirë.
Gati si për të fluturuar në një qellë blu. I bukur dhe i qetë më ato valvitiet e tijë në çdo lëvizjen t'ime !

pse mua ?Donde viven las historias. Descúbrelo ahora