16

1.2K 107 39
                                    

~•~

"E pra...të sillen kalamajtë si fëmijë pylli, vetëm juve ju kam pa !!" ..
Me dorën në kraharorë në formë çudie, shikimin e lëvizur sa nga shtrati ku poshtë ishte Ermira e sa nga un që qëndroja në këmbë pa reaguar, gjushja u largua nga dhoma dalë nga dalë duke tundur krytë!

"Mirmëngjes..." Thash me një gjysëm zëri para se të largohej përfundimisht !

"Ku e ka të mirën ky mëngjes, jemi më çmendi, po na bie infrakt nga peterja...kalamaj hasapi." Blatëriti pa e kthyer kokën nga un, u zhdukur nga shikimi im !

Ermira çuditerisht nuk po ulërinte më!
U përkula me duar e  gjunjët mbi pllaka, krrysa kurrizin dhe flokët ranë butë të derdhur mbi dysheme... Irisit e mi në sagomën e Ermirës !

Ajo e mbledhur si sallam vetëm me kokën e kuqe plot kaçurrela që kishte të zbuluar, qëndronte pa lëvizur poshtë shtratit me shikimin e humbur pa parë asgjë në veçanti !

"D-dëshiron të të ndihmoj ?"
I thash me gjysëm zëri ! Kisha frikë se mos më nevrikosesh mua pa ditur çfar ti bëjë më Edit !

"Po të më kishe ndihmuar më parë, do e kishim mundur." Tha pa e hequr shikimin nga asgjëja.

T'a ndihmoja më parë ?
Pse ?
Gjyshja do ishte nevrikosur edhe mua pastaj, më mirë që nuk u kashtisa !

"Ah...djemtë. jan kaq...jan kaq... Dua me i zhduk nga faqja e dheut. Dua t'i skllavëroj, të jenë nën urdhërat e mi.
Jan kaq kafshë, kafshë, kafshë, ja çfar janë...vetëm kafshë.
Nuk ka rëndësi sa të vegjël apo të mëdhenjë jan, ata nuk rriten kurrë, duan vetëm të komandojnë.
I mungon lufta atyre e di un, aty dua t'i shoh...në luftë duke u vra me njëri tjetrin !
Në kopësht më shkulnin flokët. Më grisnin rrobet, më vrisnin kukullën."
Ktheu shikimin e egër si për të më terrifikuar !
"Tani më kafshojnë, më merr peshë si të mos peshoja hiç, më sharanuku sërish flokët, rrobet duan vetëm të mi heqin dhe pastaj qesh si të mos ketë ndodhur asgjë.
Pastaj është ky...vëllai im, që më bëhet tiran. DO I ZHDUK..."

U përpiek edhe një herë si për tu liruar. Ashtu si një larvë para se të dalë nga mbulesa e sajë, e shëndërruar në një flutur...

Gjë që nuk ndodhi !

Edi e kishe mbështjellë aq mirë sa që ajo nuk u lironte dot, qëndrojë po larvë me vetëm kokën e kuqe jashtë që e ktheu nga un duke u shfryrë e lodhur !

"Ufffff...më ndihmo tani të paktën."
Tha si e lodhur !

Zgjata dorën dhe me vështirësi tërhoqa trupin e sajë jashtë nga poshtë shtratit, ishte shum e rende.
Me vështirësi arrita t'a liroja nga ai çarcaf dhe ajo u ngrit në këmbë duke shkundur gjunjët !

"Do ma paguaj shtrejtë..." U drejtua drejt raftit ku ishin rrobet e Edit, mori këmishën e tijë më të mirë dhe e përplasi mbi pllaka !

Fillojë t'a shkelë e nevrikosur me këmbë dhe më pas t'a shkelmonte duke u hedhur edhe sipër sajë si për t'ia nxjerrë inatin në të!

E pa një copë herë atë këmishë poshtë këmbëve të saja, tani e zhubravitur rudha rudha dhe buzëqeshi e kënaqur ! E mori nëpër duar dhe ma dha mua duke ma shtyrë në kraharorin.

"Jepi të veshë këtë, të lutem."
Më tha po me atë buzëqeshjen djallëzore dhe doli nga dhoma e kënaqur !!!

Sigurisht që nuk mund t'i jap të veshë këtë këmishë të zhubravitur.
Çfra thotë ?

E lash mbi shtrat dhe u afrova në raft për të marrë rroba të pastra dhe të hekurosur të Edit.

~•~

Zemra më ishte e ngrirë si në një kub akulli...
Doja me trokit në derën e banjos ku dëgjohej uji i rrjedhshëm i dushit, por nuk kisha guxim !

Rrobat e tijë të palosura me kujdes, i mbaja në njërën dorë si të ishin fletë gjinkallë delikate, e s'doja të rrezikoja me i rrudhos...dorën tjetër e kisha ngritur afër portës, të mbledhur në një grusht të dobët e të dridhur...

...u përmata, shum herë u përmata me trokit, por kurrizi i gishtave të mi të dobët nuk prekën kurrë drurin e derës !

Mbylla sytë fortë dhe u përmata për me trokit...

Nuk ja dola !

U largova e stesura duke mallkuar veten e duke u afruar sërish në derë, por prapë nuk trokita...

Isha delenis nga gjëndja e turpit që më kaploi shpirtin.
Kur u përmata me trokit pa shpresë se do mundja... dera u hap !

Figura e Edit i zhveshur me pikat e ujit që i ledhatonin duke u ulur përgjatë kraharorit ku aty, pak  centimetra pa e prekur ishte dora ime  akoma e ngritur në formë grushti për të trokitur...

...un u turbullova...

Zemra ime e akullt fillojë të shkrihej nga bukuria e tijë...pikonte dëshirë mbi stomakun e kthyer përmbys!

Ula shikimin se nuk po u ndjeja aspak mirë, gjunjët i ndjeja të dobët e d'ora Nuk kish më fuqi me qëndru e ngritur aq afër tijë!
E ula me ngadalë me qëllim që të ndihmoja dorën tjetër ku mbaja rrobet e tijë. Nuk doja ti rrëzoja për tokë, ishin shum të çmuara për sytë e mi ! Doja t'ia dorëzoia me delikatesë, pa asnjë rrudhë...të palosur mirë dhe ëmbël ashtu si i kisha hekurosur me merak. ( O do vdes un po pat shipria nji gocë si kjo, po hec e shkruaj thuaj ti se nuk ka. )

"Të prita tre orë poshtë dushit, pse nuk erdhe ?" Pa e ulur akoma dorën e ndjeva të më kapë pulsin e më afrojë duke më shkundur në kraharorin e tijë të lagur !

U tremba...dhe nuk arrita ti ktheja përgjigje. Thuaj se më mori peshë duke më ulur më pas mbi lavamanin ku shtyu tutje vazon me lule të kaktus!  Shtyu derën duke e lënë të mbyllet vetë zhurmshëm !

Më pas u afrua sërish në mua, shum afër...shum shum afër. Zemra më hovi në kraharorë e sytë më kapën rrobet tani të shtypura mes trupit të tijë dhe timin!
"R-rrobet." U meka me zë të dobët !

"Tre orë për të më marrë rrobet ?"
Buzëqeshi me cep të buzës, sytë si shtiza në Irisit e mi të dridhur !

"J-jo...rr...rrobet u zhubravitën..."
'Dhe u lagën me prekjen e trupin tëndë' -doja të shtoja, por u meka duke shikuar sytë e tijë që më shikonin mua aq afër !

Pikërishtë mua !
Un në Irisit e tijë të bukur që për mua ishte qelli i errët vete, e ai ndricim, ajo hënë akoma e paplotë në Irisite tijë...isha un !

Ai ulu shikimin më pak poshtë gjoksit tim, kapi rrobet nga duart e mia dhe i shtyu mënjanë pa i kushtuar shum vëmëndje dhe rëndësi !!

Pastaj u rikthye në sytë e mi...

"Un dua të zhubravis ty. Ti më flet për rrobe !" Zëri i tijë...

~•~

🔱
🖤 Spaccio autore

Kaq...pjesën tjetër imagjinojeni vetë.

Nuk ndihen shum aktiv këto dit.
Kshuqe më falni nëse nuk ju kthej përgjigje nëpër komente.🖤

pse mua ?Where stories live. Discover now